“Lufta” për Evropën, Tirana është e pafuqishme, Kukësi dhe Teuta prekin ëndrrën Tirana barazoi pa gola me Apoloninë

0
165

Altin Vorpsi

 

kuksiKukësi poshtëroi Flamurtarin, 6-1

 

 

Kur nga fundi i Kategorisë Superiore na ndajnë vetëm 180 minuta lojë, shumë mistere janë zbuluar tashmë. Pas një barazimi pa gola përballë një kundërshtari që ka rënë në Kategorinë e Parë, Tirana u ka dhënë lamtumirë kupave të Evropës. Shumë pranë një humbjeje të tillë është edhe Flamurtari i Vlorës. Djemtë e Ernest Gjokës kanë pësuar dje një humbje poshtëruese në Kukës. Këta të fundit kanë marrë vendin e dytë dhe duhet që të administrojnë katër pikë deri në fund për të kthyer në realitet një arritje që në fillim të edicionit të gjithë e konsideronin si utopi.

 

Çfarë stërkëmbëshi!

Bardheblutë janë shfaqur të pafuqishëm në transfertën fierake, duke mos shkuar më tej se barazimi i bardhë ndaj një skuadre të rënë nga Superiorja, sikurse është Apolonia. Këta të fundit kanë marrë dje pikën e 11-të në kampionat përballë 24 herë kampionëve të Shqipërisë që aspironin për më shumë. Ky rezultat ka përjashtuar Tiranën nga çdo duel për vendin e dytë dhe të tretë. Skuadra e Nevil Dedes u paraqit dje pa ide, pa fuqi, pa dëshirë për të luajtur.

 

Kukësi poshtëron Flamurtarin

Kukësi ka djegur etapat, pasi brenda dy vitesh ka dalë nga Kategoria e Parë në kupat e Evropës. Edhe pse nuk e ka zyrtarizuar ende matematikisht vendin e dytë, dy javë nga fundi i garës, Kukësi e ka përmbushur tashmë “de facto” ëndrrën e madhe të një qyteti futbolldashës. Investimi i presidencës është përligjur, duke bërë historinë si gjysmëfinalistë të Kupës së Shqipërisë më herët dhe tashmë si pjesëmarrës në Kupat e Evropës. Verilindorët e drejtuar nga një shkodran, Armando Cungu, i asistuar në mënyrë të përkryer nga një emër i njohur i futbollit tonë, Sulejman Starova, kanë treguar javë pas jave se nuk janë më kot në këto pozita, por me plot meritë. Konfirmimin e kësaj e bënë në mënyrën më të mirë të mundshme edhe në ballafaqimin direkt për Evropën, njëlloj finaleje për këtë objektiv, ndaj Flamurtarit. Në gjunjë kuqezinjtë e Ernest Gjokës, mënjanë tradita dhe historia e skuadrës vlonjate. Një sezon i dështuar plotësisht, i hedhur në erë, pavarësisht investimeve të shumta të Shpëtim Gjikës.

 

Teuta mund Bylisin

Në Ballsh, skuadra e Teutës ka arritur të marrë tre pikë “të arta”. “Djemtë e detit” mundën me rezultatin 2-1 formacionin e Bylisit në një takim mjaft delikat. Vendasve pas kësaj humbjeje do t’u duhet patjetër një pikë në javët e ardhshme për të shpëtuar nga rënia nga kategoria. Ndërkohë, durrsakëve do t’u duhet që të administrojnë avantazhin e krijuar me Flamurtarin për të ruajtur vendin e tretë.

 

 

 

Java e 24-t

 

Dje

KUKËSI – FLAMURTARI 6-1

Golat: Allmuca 8′ (pen), 22′, Hoxha 47′, 60′, Progni 51′, Popovic 75′ / Muzaka 76′

LUFTËTARI – TOMORI  2-2

Golat: Fonseka 32′ (pen), Lluka 38′ / Muxhaj 7′, Fonseka 10′ (aut)

LAÇI – SHKUMBINI 1-0

Golat: Ndreka 62′

BYLISI – TEUTA  1-2

Golat: Bakiu 30′ / Jakupi 60′, Hodo 67′

APOLONIA – TIRANA 0-0

VLLAZNIA – BESA 0-1

Golat: Berisha 67′

 

TË PREMTEN

SKËNDERBEU – KASTRIOTI  2-0

Golat: Bici 38′, S.Lilaj 58′

 

Renditja         Nd.      Pikë

1 Skënderbeu           24        55

2 Kukësi        24        46

3 Teuta           24        45

4 Flamurtari  24        42

5 Tirana         24        39

6 Laçi             24        37

7 Vllaznia      24        35

8 Kastrioti      24        34

9 Besa                        24        30

10 Bylis                      24        29

11 Shkumbini           24        23

12 Luftëtari    24        19

13 Tomori      24        16

14 Apolonia 24        11

 

 

 

Gjermani

Roshi shënon për Frankfurtin

Nuk është aktivizuar që nga fillimi, por 10 minuta pasi ka hyrë në fushën e lojës, mesfushori i kombëtares shqiptare Odise Roshi ka shënuar për skuadrën e tij ku aktivizohet në Bundesliga 2, FSV Frankfurt. Roshi ka hyrë në pjesën e dytë të ndeshjes, në minutën e 74-t, ndërsa në minutën e 84-t ka shënuar golin e tretë për skuadrën e tij, duke vulosur fitoren e Frankfurtin kundër Dresdenit, ndeshje që përfundoi me rezultatin 3-1. Ndërsa Edmond Kapllani është aktivizuar për 90 minuta, duke treguar edhe ai formë të mirë, pavarësisht se nuk ka shënuar. Ka qenë goli i tretë për Roshin këtë sezon, ndërsa Kapllani ka realizuar 9 gola. Fitorja e fundit e FSV Frankfurtit e fut sërish këtë ekip në “vallen” e “play-off”-it, pasi është vetëm 2 pikë larg Kaizerslauternit.

 

Kategoria e Parë

Lushnja shpallet kampione, Partizani “fal” Kamzën

Lushnja fitoi me rezultatin 2-1 përballë Naftëtarit të rënë tashmë një kategori më poshtë dhe siguron zyrtarisht titullin kampion të së Parës. Kjo gjë është bërë e mundur për lagunarët falë humbjes së Partizanit, që ka luajtur me të rinjtë në fushën e Yrshekut dhe nuk është bërë pengesë për mbijetesën e Kamzës. Tashmë formacioni i Artan Banos mezi pret të ngrejë titullin javën e fundit ndaj Partizanit, si i vetmi “event” që i ka mbetur pa shijuar ende nga ky sezon tepër i suksesshëm. Gramshi i bashkohet Naftëtarit në rrugën drejt Kategorisë së Dytë pas humbjes së thellë në Sarandë, ndërsa Besëlidhja fiton minimalisht, duke i tërhequr edhe blutë e Dinamos në ujëra të turbullta. Tri pikë me shumë vlera ka marrë Elbasani i Files ndaj Mamurrasit komod në klasifikim, duke i shtuar shanset e mbijetesës. Tërbuni rikthehet te fitorja (me Pogradecin) pas 9 javësh kampionat, pikërisht atëherë kur i duheshin pikët, sepse ishte përfshirë në zonën e ftohtë e të rrezikshme të renditjes. Në këtë linjë ka shkuar edhe Burreli, që ka shfrytëzuar faktorin fushë dhe ka mundur me rezultatin 2-1 Ilirinë e Fushë-Krujës. Thënë ndryshe, java e 28-të e Kategorisë Superiore, kur kanë mbetur edhe dy të tilla për t’u konsumuar deri në finish të garës, i ka zbardhur plotësisht verdiktet e kreut. Lushnja dhe Partizani ngjiten në Superiore, me të parët që shpallen kampionë. Ajo që mbetet për t’u mësuar tashmë është emri i skuadrave që do të zbresin në të Dytën. Në fakt, njëra prej tyre dihej, ishte Naftëtari i Kuçovës, ndërsa i është bashkuar edhe Gramshi.

 

Java e 28-të

BESËLIDHJA – DINAMO  1-0

Golat: Pepaj 82′

BURRELI – ILIRIA 2-1

Golat: Rehova 9′, Basha 26′ (aut) / Brata 76′

TËRBUNI – POGRADECI  2-0

Golat: Greca 8′, 48′

ELBASANI – MAMURRASI  4-2

Golat: E.Dalipi 33′, Tafani 38′, 41′, Kuci 45′ / Metaj 71′, Metaj 82′

BUTRINTI – GRAMSHI 5-0

Golat: Kola 6′ (pen), Papa 10′, Rruxhi 76′, Dorti 84′, Xhiro 86′

ADA – HIMARA 1-0

Golat: Jacaj 53′

LUSHNJA – NAFTËTARI 2-1

Golat: E.Korreshi 24′, Metushi 32′ / Alushi 86′

PARTIZANI – KAMZA 1-2

Golat: Mezini 53′ / Bytyci 62′ (pen), Gjoka 64′

 

Renditja         Nd.      Pikë

1 Lushnja      28        65

2 Partizani     28        54

3 Pogradeci   28        42

4 Tërbuni       28        40

5 Mamurrasi  28        40

6 Butrinti        28        37

7 Ada              28        37

8 Elbasani     28        37

9 Kamza        28        37

10 Dinamo    28        36

11 Himara     28        36

12 Iliria                       28        36

13 Burreli       28        36

14 Besëlidhja           28        34

15 Gramshi   28        31

16 Naftëtari   28        20

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency