Përgatiti Altin Vorpsi
Dilema që po mundon të gjithë është po ajo. Është Mesi i madh apo Barça është e tillë falë Mesit? Humbja ndaj Bajernit ka qenë fatale për skuadrën e Vilanovës që tani është në dyshim, edhe pse Pike po vetë pas takimit pranoi se diferencat mes dy skuadrave ishin të frikshme… Mesi nuk do të mjaftonte më të limituar dëmet
Është nga ato dilema që vështirë se zgjidhen lehtë. Triumfi i Bajernit në “Camp Nou” ka qenë një sinjal i fortë për të tërë. Skuadra e Bajernit të Mynihut ka futur në një krizë identiteti një skuadër të tërë.
Thëniet dhe dilema
Shumë herë kemi dëgjuar se numrat e çmendur të Mesit kanë dalë vetëm falë një super-ekipi që qëndron nga pas. Shumë herë kemi dëgjuar të flasim për një lojtarë që vendos rekorde pasi ka mbështetjen e lojtarëve të mëdhenj. “Është e lehtë të kesh nga parapa Çavin dhe Iniestën”. “Është e lehtë të fitosh gjithçka me skuadrën më të fortë të botës”. Këto deklarata i kemi dëgjuar shpesh, por provoni t’i shihni nga një këndvështrim tjetër. A është Mesi ai që bën diferencën e Barcelonës?
Siguria
Gjithçka u kthye në realitet kur Bajerni i Mynihut mundi me një rezultat të përgjithshëm 7-0 skuadrën e Barcelonës. Ekipi që prej vitesh i mësonte futbollin të tjerave ra mizorisht në këmbët e “armatës” së Jup Hejnkesit. Dhe mungesa e Mesit nuk është një rastësi. Në takimin e parë ai nuk ishte në formë dhe nuk luajti në 100% e tij, ndërkohë që në takimin e kthimit, atëherë kur gjithçka ishte vendosur, Vilanova vendosi që ta ruante “Pleshtin” nga kritikat duke mos e aktivizuar fare.
E vërteta
“Edhe po të ishte Mesi, nuk do të ndryshonte gjë”. Këto janë fjalët e Zherard Pikesë që vërtetuan edhe një herë se fuqia e Bajernit ishte shumë më e madhe se forca e një individi. Qoftë ky individ autor i një “pokeri” të pashembullt tek “Topi i Artë”.
Humbjet me… përmasa biblike
Kolosët blaugrana treguan të gjitha dobësitë e tyre që në fazën në grupe kur i mundi Sëlltiku. Ndërkohë që, më tej ishte Milani që i mposhti në 16-she. Ndërkohë që paralajmërimi i vërtetë erdhi në çerekfinale kur PSG la Ligën e Kampioneve pas dy barazime që mori ndaj katalanasve. Ky ishte edhe preludi i disfatës fatale. Për të parë një humbje kaq të thellë (7:0) duhet të kthehemi në vitin 1964. Në atë kohë rolin e Barçës e kishte Zyrihu, ndërkohë që rolin e Bajernit e ka bërë Reali. Spanjollët mundën zviceranët me rezultatin e përgjithshëm 8-1. Ndërkohë që për të gjetur një humbje të Barçës me këto diferenca duhet të shkojmë në 1946, kur skuadra katalanase humbi me shtatë gola diferencë kundër Seviljes në Kupën e Mbretit. Ndërsa ata që vizitojnë shpesh në “Camp Nou” kishin që nga 1997 nuk humbin me diferenca të mëdha. Në atë ishte Dinamo e Kievit ekipi që i mundi 4-0.
Edicioni i Leo Mesit
30 Prani në La Liga
44 Gola në Liga
11 Prani në Champions League
8 Gola në Champions League
3351 Minuta në Liga + Champions
64′ Mesatarja e minutave për gola
16 vite
kishin kaluar nga hera e fundit që një holandez arrinte të shënonte në stadiumin “Camp Nou”, në një ndeshje Champions-i. Në 1997-ën ishte mesfushori Filip Koku i PSV-së që tundte rrjetën.
21 ndeshje
radhazi kishte Barcelona që nuk mundej në shtëpi (rekord për klubin në Champions). Humbja e saj e fundit datonte tetorin e 2009-ës, kur e mposhtnin 2-1 në “Camp Nou” rusët e Rubin Kazanit.
53 vite
kanë kaluar nga humbja më e thellë e Barcelonës në një kompeticion evropian me rezultat të përgjithshëm. Ajo është kundër Realit në vitin 1960, 2-6. Humbja 7-0 ndaj Bajernit është rekord historik.