Gjimnazet Lulëzojnë eskursionet, maturantët udhëtime në Kroaci , Maqedoni e Mal të Zi

0
217

Blerta Mrishaj

maturanteetNdryshojnë destinacionet, maturantët e Tiranës dhjetëra euro shpenzime për udhëtim dy ditorë jashtë kufijve të Shqipërisë

 

 

Prej disa javësh maturantë e gjimnazistë në të gjithë vendin po shijojnë eskursionet e fundvitit. Në ndryshim nga vite më parë ku përgjithsisht eskursionet zhvilloheshin pak ditë para përfundimit të maturës dhe destinacioni i vetëm ishte Saranda, sot gjërat kanë ndryshuar. Mali i Zi, Kroacia dhe Maqedonia janë këto ndër vendet ku prej disa javësh maturantët kanë nisur të bëjnë eskursionet disa ditore dhe vetëm si për zakon përmbyllin udhëtimet duke shkuar drejt Sarandës. Edhe pse janë shtuar kërkesat që nxënësit duhet të plotësojnë për të marrë pjesë në këto udhëtime, duket se janë harruar urdhrat e lëshuar vetëm një vit më parë nga disa Drejtoritë Arsimore për pezullimin e eskursioneve, këto kanë mbetur të vlefshme vetëm për një vit, pasi sivjet në të gjitha gjimnazet eskursionet jo vetëm që vazhdojnë, madje kanë lulëzuar.

Destinacionet

Pothuajse disa herë gjatë gjithë vitit nën justifikimin e ekspeditave dhe orëve mësimore gjimnazistët kryejnë udhëtime nëpër qytete të ndryshme të vendit. Ndërsa udhëtimet e fundvitit shkollorë gjithmonë “gjuajnë” vendet jashtë Shqipërisë dhe si për tju përmbajtur zakonit në fund shkojnë disa ditë rresht në Sarandë. Destinacionet kanë ndryshuar, tani preferohet Mali i Zi, Kroacia dhe Maqedonia, ku përmes paketave të ndryshme u ofrohen paketa udhëtimi për të kaluar dy deri në tri ditë. Dubrovniku në Kroaci, Ulqini në Mal të Zi dhe Tetova apo Gostivari në Maqedoni këto janë ndër pikat ku më së cojnë për eskursione maturantët. Si vende ende të paeksploruara prej tyre, tentojnë ti joshin përmes ofertave të cilat shkojnë deri në disa euro. Përveç shoqërimit që u bëhet nga një mësues, sa i takon sigurisë së udhëtimit apo përgjegjësisë gjithçka lë për të dëshiruar, pasi janë nxënësit ata që marrin përsipër rrezikun duke shpresuar që çdo gjë të shkojë mirë.

Urdhri

Vetëm pak vite me parë ishte Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një urdhri kërkoi pezullimin e eskursioneve turistikeve, teksa do të zhvilloheshin vetëm ekspeditat mësimore. Urdhri asokohe doli qoftë për nivelin parauniversitar por edhe për universitet, ku ndalohej në mënyrë kategori këto lloj udhëtimesh. Madje vitin e kaluar drejtoritë arsimore nuk kanë dhënë leje për eskursionet, pasi ato duhet të garantojnë me përgjegjësi sigurinë e jetës së nxënësve dhe mësuesve. Ky ka qenë edhe udhëzimi i Ministrisë së Arsimit në vitin 2007, sipas të cilës kjo siguri duhet të realizohet nëpërmjet bashkëpunimit edhe me strukturat e rendit, të shëndetësisë e strukturat e tjera që lidhen me mjetet e transportit, fjetjen, ushqimin.

 

 

 

 

Matura Shtetërore

Mbyllin provimet parapërgaditore, me 30 maj testi i Letersisë  

Me 3 maj maturantët në të gjithë vendin mbyllën provimet parapërgaditore të Maturës Shtetërore. Në të gjitha gjimnazet e vendit dy javë më parë Ministria e Arsimit testoi maturantët për nivelin e përgatitjes në lëndën e matematikës. Testi ishte një provë si përgatitje përpara se gjimnazistët të testohen në provimet e Maturës Shtetërore. Specialistët e arsimit shpjeguan për  ”standard” se hartimi i tezës u bë në përshtatje me formën që do të ketë edhe ai i maturës, ndërsa sa i takon nivelit të vështirësisë përmbahej testit me nivel mesatar. Për maturantët një nismë e tillë është e mirë pasi i parapërgatit për mënyrën e testimit, kohëzgjatjen dhe nivelin e vështirësisë me të cilën do të përballen. Ndërkohë që maturantët e kontaktuar nga “standard” deklaruan se niveli i vështirësisë ishte mesatar dhe se testi deri diku mund të plotësohej në pjesën më të madhe nga të gjithë.  Sakaq këtë të premte Ministria e Arsimit ka përmbyllur testimin e maturantëve në provimet parapërgaditore duke zhvilluar edhe testin e Letersisë. Mirëpo sipas maturantëve në këtë test kanë hasur vështirësi pasi në ndryshim nga matematika janë gjendur përballë veprave që nuk i kanë zhvilluar gjatë orëve mësimore. Edhe sa i takon nivelit të tezës në përgjithësi maturantët kanë pasur paqartësi për një sërë pyetjesh, pasi i përmbaheshin disa termave dhe cështjeve të paprekra në orët e mësimit. Provimet po vlerësohen nga specialistët e Ministrisë së Arsimit, nisur nga rezultatet do të vendosin edhe për nivelin e vështirësisë të tezave që do të jenë në provimet e Maturës Shtetërore.

 

Ndryshimet e Kodit Penal

Miratohen në Kuvend, fyerjet ndaj LGBT-ve, dënohen 2 vjet

Ndryshimet e Kodit Penal kanë marrë miratimin e Kuvendit duke dhënë kështu për herë të parë mbrojtje më të gjërë  komunitetit LGBT. Sa i takon ndryshimeve prek përfshirjen si rrethanë rënduese të një krimi edhe motivim për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Nëse një krim ka ndodhur për arsyet e mësipërme, përfshirë edhe për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, atëherë rrethanat janë rënduese dhe fajtori dënohet më shumë. Madje edhe në rastet kur ndaj një fajtori ka rrethana lehtësuese, në rast se krimi është bërë për arsyet e mësipërme, ai nuk përfiton ulje dënimi, por përkundrazi shtim të dënimit. Ndryshimi i dytë që duhet thënë se është një revolucion i vërtetë dhe historik në Shqipëri ka të bëjë me përfshirjen në Kodin penal të konceptit të krimeve ndaj LGBT përmes teknologjisë së informacionit. Neni 119/a parashikon një krim të ri në listën e veprave penale që është “shpërndarja e materialeve raciste, homofobike ose ksenofobike nëpërmjet sistemeve të teknologjisë së informacionit e komunikimit”. Tashmë, për këtë vepër penale parashikohet si më poshtë: “Ofrimi në publik ose shpërndarja e qëllimshme publikut, nëpërmjet sistemeve të teknologjisë së informacionit e komunikimit, e materialeve me përmbajtje raciste, homofobike ose ksenofobike, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.”. E thënë shkurt, në rast të shpërndarjes së qëllimshme në internet (faqe, rrjete sociale si facebook, etj) apo në çdo formë tjetër që përmban teknologjia e informacionit, e materialeve homofobike, do të quhet vepër penale që mund të dënohet deri në 2 vjet heqje lirie.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency