Historia e thesarit 1 milionë dollarë

0
178

thesariKur milioneri amerikan Forrest Fenn tre vjet më parë mori vesh se ishte i sëmurë nga kanceri dhe se do të vdiste së shpejti, vendosi të bënte diçka të çuditshme dhe të pazakontë. 82-vjeçari vendosi të groposte një pjesë të pasurisë së tij me vlerë rreth 1 mln dollarë, të përbërë nga monedha ari, diamante dhe smeralde. Qëllimi i tij ishte që të nxiste njerëzit të eksploronin natyrën, duke hequr dorë nga jeta sedentare përpara TV apo kompjuterit. Më vonë 82 vjeçari shkroi një poemë të quajtur ”The Thrill of Chase” në të cilën sipas tij janë fshehur ‘çelësat’ për të arritur te thesari. Deri tani janë zbuluar disa instruksione si fakti se thesari është groposur diku në afërsi të Santa Fe-së, kryeqytetit të shtetit amerikan Neë Mexico në një lartësi prej 1500 m mbi nivelin e detit, por edhe pse shumë njerëz në këto tre vjet janë vënë në gjueti të thesarit, nuk kanë arritur dot ta gjejnë. Ndërkohë, Fenn ka marrë letra dhe e-maile falënderuese nga mijëra njerëz, të cilët, edhe pse nuk kanë arritur ta gjejnë dot thesarin, kanë shijuar mrekullinë e eksplorimit të natyrës.