Procesi i plotë për vlerësimin e banesave, në bazë të vlerës merren edhe kreditë në banka

0
497

vlerisimiVlerësimi është një proces i thjeshtë që mund të ndihmojë çdokënd. Nëpërmjet vlerës së shtëpisë bankat do t’u japin kredi klientëve të tyre. Kështu, nëse një individ ka një banesë me vlerë 50 milionë lekë të vjetra, atëherë bankat nuk do ta kenë problem të japin një kredi 35-40 milionë lekë.

 

Shtyrja e afatit për rivlerësimin e shtëpive deri në 31 tetor do t’i japë mundësinë shumë individëve të vlerësojnë banesat e tyre. Vlerësimi është një proces i thjeshtë që mund të ndihmojë çdokënd. Nëpërmjet vlerës së shtëpisë bankat do t’u japin kredi klientëve të tyre. Kështu, nëse një individ ka një banesë me vlerë 50 milionë lekë të vjetra, atëherë bankat nuk do ta kenë problem të japin një kredi 35-40 milionë lekë. Por si kryhet procesi i vlerësimit të banesave. Kush janë ekspertët që vlerësojnë pasurinë çfarë duhet të kenë parasysh secili prej nesh që ka në emër të tij një shtëpi? Vlerësimi i pronës është një përllogaritje e vlerës së pronës sipas të dhënave të caktuara, e përcaktuar nga një vlerësues profesionist i kualifikuar apo nga një vlerësues pronash. Vlerësimi i pronës që do të shërbejë si kolateral për bankën është një nga dokumentet me të rëndësishëm. Bazuar mbi vlerën e nxjerrë nga eksperti banka bazon dhe vlerën e kredisë (në bazë të kritereve të përcaktuara). Vlera e pronës mund të bazohet në kostot e zëvendësimit, shitjet e pronave të krahasueshme apo në kapacitetin e pronës për të prodhuar të ardhura. Vlerësimet përfshijnë një inspektim fizik të pjesës së brendshme dhe të jashtme të një enti banimi, si edhe një vlerësim të zonës përreth. Rezultatet e këtij inspektimi më pas paraqiten në një raport vlerësimi që evidenton çdo kusht që mund të ketë ndikim negativ në vlerën e pronës, si p.sh. nëse ka nevojë për riparime për ta bërë shtëpinë të banueshme apo në rastin e ekzistencës së kushteve negative të mjedisit. Të gjithë vlerësuesit duhet të ndjekin udhëzimet specifike dhe standardet profesionale të përpiluara për të siguruar që vlerësimet e tyre janë të sakta dhe që për të arritur në to është përdorur një metodologji konsistente. Momentin që ka përfunduar inspektimi në vend, vlera e pronës mund të përllogaritet me dy mënyra: – përmes krahasimit të pronës në fjalë me objekte/shtëpi të tjera të krahasueshme që janë shitur kohët e fundit në komunitetin në fjalë, ose -përmes përllogaritjes së kostos të ndërtimit të një pronë të ngjashme në ditët e sotme – d.m.th. përmes llogaritjes së kostos së zëvendësimit.

Vlerësimi

Qasja e shitjes mbi baza krahasimore bazohet në prezumimin që çmimi i kohëve të fundit të shitjes për prona të krahasueshme në lagje/zona të ngjashme jep edhe vlerën më të saktë të mundshme të vlerës së vërtetë të tregut të banesës. Qasja e kostos së zëvendësimit bazohet në nocionin që me kalimin e kohës vlera e tregut e pronës nuk mundet asnjëherë ta kalojë koston e zëvendësimit – d.m.th. koston e blerjes së tokës dhe ndërtimit të shtëpisë nga e para – ndaj dhe rrjedhimisht mënyra më e mirë për të nxjerrë vlerën e një shtëpie është të përllogaritet se cila do të kishte qenë kostoja e zëvendësimit të asaj banese. Vlerësuesit japin një kontribut shumë të rëndësishëm në vendimmarrjen e bankës për miratimin ose jo të kredisë. Asnjë kredi hipotekare nuk jepet nëse nuk disponohet informacioni mbi vlerën e objektit që do të shërbejë si garanci për kredinë. Bazuar mbi vlerën e pronës të nxjerrë nga vlerësuesi, banka vendos dhe vlerën e financimit të kredisë (pa diskutim duke parë dhe kriteret e tjera).

Kush e kryen vlerësimin

Vlerësimi kryhet nga specialiste të cilët janë në gjendje të kuptojnë dhe të nxjerrin në mënyrë profesionale vlerën e një objekti. Vlerësuesi është një profesionist i licencuar që mund të jetë i punësuar në institucionin financiar, apo një furnitor i jashtëm, i miratuar nga një huadhënës. Për shmangien e konfliktit të mundshëm të interesit, vlerësuesi gjithmonë zgjidhet dhe mbahet nga një huadhënës dhe asnjëherë nga një huamarrës apo nga shitësi i pronës. Vlerësuesit si çdo profesion tjetër e ushtrojnë atë në bazë të licencimit përkatës. Në Shqipëri licencimi i vlerësuesve të pasurive të paluajtshme bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave të 1996 dhe rregulloreve të Ministrisë se Punëve Publike. Gjithashtu vlerësuesit si privatë dhe ata shtetërore, kanë krijuar Shoqatën e tyre të Vlerësuesve të Pasurive të Paluajtshme duke u përpjekur për unifikimin e standardeve dhe shkëmbim të ideve dhe eksperiencave. Vlerësuesi është enti që përpiqet të nxjerrë vlerën e objektit në kushte aktuale (duke marrë në konsideratë vlerësimin e të ardhurave që mund të gjenerohen nga objekti në vlerësim në të ardhmen).

 

 

Elementët e vlerësimit

Raporti i vlerësimit që përgatitet për qëllime të bankës në radhë të parë duhet të përmbajë informacionin mbi inspektim të brendshëm dhe të jashtëm të objektit. Elemente të tjera të vlerësimit janë:

Subjekti: Informacioni bazë si psh adresa, përshkrimi ligjor i pronës, emri i huamarrësit (huamarrësve).

Kontrata: Informacion mbi kontratën e shitjes ose paraprake

Vendndodhja: Të dhëna mbi përmasat, zonimi dhe aksesi ndaj faciliteteve të tjera, foto të objektit si dhe të dhëna mbi shifra krahasuese për sa i takon vlerës së shitjes.

Të dhëna: karakteristika fizike të pasurisë si mosha e pronës, materiali ndërtimore, dhe kushtet reale të gjendjes së objektit.

Hartat përkatëse të cilat tregojnë vendndodhjen e pronës në raport me pronat e tjera të krahasuara që janë përdorur nga vlerësuesi si referentë.

 

 

Kreditë, këshilla për klientët që nuk paguajnë rregullisht këstet mujore

 

Kur individët apo bizneset marrin një kredi asnjëherë nuk u shkon në mendje se do të vonojnë këstet apo do të hasin vështirësi për të qenë të rregullt me bankat. Në moment të ndryshme çokush mund të përballet me vështirësi të papritura si humbja e vendit të punës, divorci, shpenzime të paparashikuara qe na detyrojnë të mos e bëjmë pagesën ne kohën e caktuar. Zakonisht institucionet kredidhënëse kanë të parashikuara situate të përkohshme pamundësie pagese të kësteve mujore nga ana e klientëve, kështu që në momente të ndryshme ato mund t’ju ofrojnë lehtësira në pagesa duke zbatuar plane të reja ripagese të kredisë sipas kushteve të reja. Disa nga mundësitë që bankat ofrojnë për përmirësim të situatës së pagesave të vonuara, mund të jenë, lehtësim i këstit mujor duke paguar këstet e vonuara dhe ato të radhës sipas një skeduli të ri ose duke bërë një ristrukturim total të kredisë. Nëse problemet tuaja nuk janë të përkohshme dhe situate financiare nuk mund të përmirësohet atëherë është më mirë të mendoni që të shisni shtëpinë për të mbyllur detyrimet me bankën. Cilëndo rruge të keni zgjedhur, gjëja e pare që duhet të keni parasysh është që të kontaktoni bankën tuaj (oficerin e kredisë) në momentin që shihni se pagesa e kësteve është bërë vërtet problem. Duke qenë në kontakt me huadhënësin tuaj, ju krijoni menjëherë një raport besimi që do ju ndihmojë në zgjidhjen sa më të mirë të situatës.