Brezi i Levandovskit, Blazikovskit dhe Pizçekut nuk është i vetmi “i artë” për Poloninë. Skuadra lindore ka njohur edhe më parë futbollistë të mëdhenj që me të vërtetë i kanë dhënë shumë. Nëse në vitet ’70 do të zhvillohej një evropian, si u mbajt vjet në Ukrainë dhe Poloni, atëherë këto të fundit mund të kishin në raftet e tyre një trofe më shumë. Me lojtarë si Deina, Polonia arriti që të shkruante me germa të arta historinë e futbollit kur në qarkullim ekzistonin lojtarë si “Kajzeri” Bekenbauer dhe Krujf.
Ishte ushtarak, hero, antikomunist (por jo revolucionar), i heshtur (dhe protagonist në të njëjtën kohë), yll i futbollit, aktor (dhe më pas lojtar kumari), ëndërrimtar. Ishte një nga ato talente që kur gjenden ballë për ballë me normalen nuk dinë se çfarë të bëjnë. Ishte Zoti i futbollit, “Besti” polak. Me fanellën bardhëkuqe fitoi medalje të artë në Olimpiadën e 1972-shit, të argjendtë në atë të 1976-ës dhe një medalje bronzi në Botërorin Gjermani 1974. Në atë event të madh futbollsitik ai përfundoi menjëherë pas Bekenbauerit dhe Krujfit. Ishte një idhull që u kthye në ikonë për së gjalli dhe legjendë pasi ndërroi jetë.
Goditjet e para
Deina lindi më 23 tetor 1947 në Starogard-Gdanski (qytet pranë Gdansk). Ai u rrit si futbollist në skuadrat zinxhirë të Vlokniarz Gdanski dhe shumë shpejt u bë pjesë e ekipeve të moshave të përfaqësueses lindore. Pas një aventure të vogël tek LKS Lodzi, në 1966 ai kaloi tek Legia e Varshvës (klubi kryesorë i ushtrisë polake). Ai qe pjesë e këtij formacioni për plot 13 edicione dhe do kthehej në liderin e padiskutueshëm të tifozerisë.
Supermacia
Legia në atë kohë ishte një skuadrat më të forta polake pasi mbështetej tek lojtarë si Blaut, Briçszi, Gadoça, Gmoç dhe Kasperczak. Ardhja e Deinës i lejoi Legias që të thyejë dominimin e Gornik Zabrze dhe Ruç Çorzov. Në edicionin e parë Deina shënoi 6 gola në 12 takime që u hodh në fushë. Jaroslav Vejvoda, trajneri i Legias në atë kohë, kuptoi menjëherë se kujt kategoria të lojtarëve i takon Deina: ajo e kampionëve. Tekniku tregoi se kishte besim të plotë tek Deina duke i dorëzuar “çelësat” e mesfushës së Legias. I gjatë (1,78) dhe pak i dobët (70 kg), Deina dukej në pamje të parë si mjaft i mefshtë por fusha tregonte krejt tjetër. Ai kishte një rezistencë të paparë në katërkëndëshin e blertë aty ku drejtonte lojën falë përdorimit të mirë të dy këmbëve. Duke qenë se ishte më i mirë ai kërkoi që t’ia bënte të ditur të gjithëve këtë fakt në skuadër. Ai pretendonte që çdo aksion të nisej nga këmbët e tij. Gadoça do të përcaktonte karakterin e “liderit” si “një tragjedi e madhe”.
Pranë suksesit
Nga edicioni 1967/68, Deina u kthye në një titullar të paprekshëm tek Legia dhe gjithashtu u ftua nga përfaqësuesja. Me Poloninë ai debutoi në prill 1968 në një sfidë kundër Turqisë (u fitua 8-0 nga lindorët). Ky ishte fillimi i martesës që do të zgjaste 10 vite (97 ndeshje të luajtura me bluzën kuqebardhë dhe 41 gola të shënuar). Ashtu siç pritej në kampionatin kombëtarë dominoi Legia që fitoi dy tituj kampion radhazi (1969 dhe 1970). Në edicionin 1969/70 skuadra e ushtrisë shkoi deri në gjysmëfinale të Kupës së Kampioneve (sot Liga e Kampioneve) ku u eliminua nga ata që në finale do të ngrinin lart trofeun (Fejnordi i Roterdamit).
Dorë të lirë… kampionit
Pas debutimit në kombëtare, tekniku Gorski i dha dorë të lirë Deinës duke i dhënë të njëjtat “privilegje” që gëzonte tek Legia. Falë këtij fantazisti, Polonia fitoi një medalje ari në Olimpiadën e 1972-shit. Në finalen kundër Hungarisë, Deina shënoi dy golat që i dhanë fitoren skuadrës së vet. Me këto dy “perla” ai çoi në 9 numrin e rrjetave të shënuara në atë Olimpiadë kështu u shpall golashënuesi më i mirë i turneut. Dy vite më pas skuadra përfaqësuese e Polonisë do të ishte zbulimi i Botërorit Gjermani 1974. Të gjithëve i ka mbetur në mendje Polonia e furishme e Gorskit. Ai ekip ishte i lindur për të habitur pasi tek shpejtësia në lojë bazoi gjithçka. krahët fluturonin pasi luanin lojtarë si Lato dhe Gadoça. Ndërkohë që në qendër të sulmit ishte një “pancer” si Szarmaç. Ndërkohë që në qendër të mbrojtjes ishin dy kolosë si Zmuda dhe Gorgon. Prapa tyre, në mes të shtyllave luante Tomaszevski. Të tërë këto elementë drejtoheshin mjeshtërisht në fushë nga Kazimierz Deina. Vetëm një skuadër si ajo e Polonisë mund të shkatërronte në fazën në grupe të gjermani ’74, Argjentinën (3-2), Italinë (2-1) dhe Haititi (7-0). Vrapi i tyre u ndal në “Waldstadion” të Frabnkfurtiti ku Gjermania Perëndimore e udhëhequr nga “Kajzer” Franz i mundi duke i lënë në në vendin e dytë të Grupi B çerekfinal (në atë kohë Kupa e Botës edhe çerekfinalet i luante me sitemi grupi). Kështu Polonisë iu desh të përplasej në finalen e vogël me Brazilin që nga a vet përfundoi pas Holandës në turin çerekfinal. Edhe në këtë takim të fundit Polonia u ngushëllua duke mundur Brazilin e Pelesë 1-0. Ndërkohë që ky i fundit preferoi të zgjidhte pikërisht Deinën si lojtarin e edicionit edhe pse në finale shkuan lojtarë të klasit të Bekenbauerit, Overatiti dhe Krujfit. Në fund të atij eventi Gadoça sintetizon tërë mendimet e mira të skuadrës: “Deina është një strateg i madh: ai ka një vizion të qartë dhe shumë të shpejtë për atë që do të bëjë”.
Aventura në Botëror
Pas performancës të mrekullueshme në Mynih 1974, si Reali i Madridit si Monako (princi Ranieri zbriti vetë në fushë për të bindur) provuan që të afronin yllin polak. Por Deina ishte një zyrtarë i ushtrisë dhe ende nuk kishte mbushur të 30-at prandaj dhe nuk mund të merrte dot leje të largohej nga vendi. Kështu Deina me Legian e Varshavës fitoi Kupën e Polonisë në 1973. Përpos këtij triumfi ai udhëhoqi sërish përfaqësuesen e tij edhe në Olimpiadën e 1976 (kuqebardhët u mundën vetëm në finale nga Gjermania Lindore) dhe botërorin e 1978. Por në turneun që u mbajt në Argjentinë, Polonia nuk ishte më një surprizë. Ajo u shortua në një grup të lehtë ku përbëhej nga skuadra si Meksika, Tunizia dhe Gjermania Perëndimore. Pas tre ndeshjeve të para Polonia u rendite para dhe mori kështu lejnë për të vazhduar më tej. Aty ku e priti një grup ferri që kishte brenda Brazilin dhe Argjentinën. Kësaj herë polakët dështojnë pasi munden nga Argjentina 2-0 (kapiteni Deina humbi një penallti) dhe Brazili (3-1).
Për 110 mijë sterlina dhe disa mobilie zyre
Në atë pikë ai pranon që të transferohet jashtë vendit. Ishte Mançester Siti skuadra që e morën duke i dhënë Legias në këmbim 110.000 stërlina dhe një disa mobilie zyrash! Me skuadrën e re ai debutoi më 25 nëntor 1978 me një humbje 2-1 përballë Ipsuiçit. Jeta në ishull ishte e vështirë për të, pasi u dëmtua shumë shpesh. Ai në janar 1981 vendosi të ndryshonte ekip pasi vetëm 38 takimesh të luajtura me Siti në të gjithë kompeticionet. Aftësitë e tij në katërkëndëshin e blertë bënë që të mbetej një ishull i “Qytetarëve”. 7 prej 13 golave të shënuar në Angli ishin deçiziv për Sitin pasi erdhën në tetë javët e fundit të edicionit 1978/79 kur skuadra në fjalë shpëtoi vetëm në javët e fundit për të mos rënë nga kategoria.
Fundi tragjik
Pasi aktroi në filmin “Arratisja për fitore” të Paolo Volçek, ai në po atë vit emigroi në SHBA ku firmosi për San Diego Sokers. Pas shtatë edicionesh mes NASL dhe MISL ai la Sokersat për Lexhends San Diego. Ky ekip është i fundit për të pasi humb jetën në një aksident rrugor në San Diego ditën e parë të shtatorit të 1989-ës.