Elona rrëfen dhimbjen e humbjes së nënës së saj

0
154

per-fatkeqesite-10.5.13. Elona, Eldora dhe Rikja bisedojnë me njëra-tjetrën, duke treguar histori nga jeta. Elona fillon të tregojë për të motrën dhe momentet e hidhura në familjen e saj. Ajo tregon se motra e saj ka pasur dy martesa, të cilat i kanë sjellë shqetësime asaj dhe familjes e sipas Elonës, motra e saj nuk i ka bërë zgjedhjet e duhura për shkak të moshës së saj të re në momentin e zgjedhjes së njeriut të jetës. Ajo tregon se pas divorcit të parë, motra ka njohur një tjetër person, i cili i ka hapur probleme familjes së tyre, derisa motra ka arritur të vendoset mes një zgjedhjeje mes familjes dhe të dashurit të saj, dhe motra ka arritur të zgjedhë të dashurin. Elona tregon se në këtë periudhë e ëma ka qenë e sëmurë shumë keq me sëmundjen e pashërueshme e cila i mori edhe jetën. “Ishte koha kur mami nuk pranonte më as kimioterapi, sepse ishte drejt fundit të saj”, tregon Elona e më pas rrëfen se si është ndier ajo në atë periudhë, duke e parë të ëmën aq keq dhe të transformuar edhe fizikisht, ashtu siç nuk e kishte parë kurrë më parë.

Elona tregon se këshillat e mjekut ishin që familjarët duhet ta bënin të ndihej sa më mirë dhe ata vendosën që ta sillnin në Shqipëri tek e ëma që ishte ende gjallë dhe motrat e saj, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të saj, është detyruar që të kthehet shumë shpejt në Paris. Elona tregon se e ëma është larguar nga kjo jetë pa takuar vajzën e saj, pra motrën e Elonës dhe të mbesën e vogël që e kishte rritur vetë, pasi motra kishte bërë një zgjedhje të tillë. “Megjithëse më vonë i është dashur shumë kohë për ta marrë veten, pasi kjo gjë i ka mbetur peng”, – tregon Elona. Në fund Elona thotë se gjëja më e rëndësishme në këtë botë është familja, e cila të shoqëron gjatë gjithë jetës, pasi është gjaku yt dhe se çdo gjë tjetër shkon e vjen. Sipas Elonës, çdo gjëje të bukur i vjen fundi një ditë, por kurrë nuk duhet të harrojnë familjen. “Prandaj po të këshilloja atë ditë”, – i thotë ajo Rikes. Ajo vazhdon të flasë për të ëmën dhe thotë se ka qenë një vuajtje shumë e madhe, pasi e ka parë të vuajë për një vit rresh. “Është e rëndë ta them, por mbase do ishte më mirë të kishte vdekur nga një gjë e shpejtë sesa ashtu”, – shprehet Elona. Ndërkohë, Rikja tregon se edhe xhaxhai i saj ka pasur të njëjtin fat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency