Moss pozon nudo

0
153

moss-st-tropez

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kate Moss njihet për lëkurën e saj të bardhë, por modelja britanike është nxirë në mënyrë perfekte për të qenë pjesë e reklamës së markës “St. Tropez”. 39-vjeçarja shihet nudo dhe ka zbuluar se gjithmonë ka përdorur nxirjen artificiale: “Kam përdorur St. Tropez që kur doli në treg 15 vite më parë. “Herën e parë që shkova në Ibiza nuk doja të isha personi më i bardhë në plazh”, – theksoi Moss, e cila në vitet e fundit nuk është parë kurrë e bardhë kur vjen vera. Megjithatë, peizazhet mbresëlënëse ku ajo pozon dhe po ashtu edhe trupi i saj gjithmonë në formë nuk kanë lodhur kurrë sytë e publikut, i cili në vazhdimësi ka qenë i mrekulluar me pozat e fotomodeles së famshme. Është pikërisht ky afeksion i veçantë që publiku ka për të, që kompania ka vendosur që ta përzgjedhë për reklamën 39-vjeçaren.