Vesa Luma sapo ka përfunduar një tjetër këngë të saj, që është një duet me artistin Jon Tarifa. Këtë ne mësojmë nga vetë ajo nëpërmjet statusit të saj në Facebook. “Sapo përfundoi edhe kënga e parafundit e albumit, që është shumë e veçantë. Një duet me artistin shqiptar shumë të talentuar, që po na nderon me singëllat e tij nr. 1 në Holandë e në mbarë Evropën, është Jon Tarifa i cili është i ftuar i im për këtë superprojekt – dhe i vetmi projekt i imi në gjuhën angleze. Mezi po pres ta dëgjoniiii :)))”. Ndërkohë kjo javë që vjen është një javë tepër e ngarkuar për Vesën, pasi ajo feston dhe 27-vjetorin e saj më 12 maj. “Një javë super e ngarkuar kam përpara..nuk është e lehtë të bëhesh gati për shpërthim 🙂 🙂 dhe një birthday weekend më pret :))) Prishtina..here i come”- shkruan Vesa në Facebook.