Risia e skemës së pensioneve Ndryshimet në skemën e pensioneve, rriten përfitimet

0
285

pensionetShifrat se sa do të jenë pensionet, llogaritur me kontributet që derdhen

15 korrik 2013, pensionet 4% më të larta

 

Të moshuarit do të përfitojnë një pension më të lartë, pas hyrjes në fuqi të skemës së re të  pensioneve. Duke derdhur më shumë kontribute, do të përfitohet një pension disa herë më i lartë, se pensioni minimal që është sot në vendin tonë. Kështu ndryshimet do të fillojnë që nga skema aktuale e derdhjes së kontributeve dhe do të përfundojnë pas disa vitesh. “Kush paguan më shumë, do të marrë më shumë”. Kjo do të jetë mototja e skemës së re te pesnioneve që bazohet në modelet e vendeve më të zhvilluara evropjane.

Rritja e përfitimeve

Por si do të funksjonojë skema e re dhe si do të rriten përfitimet? Për ekspertët kjo skemë do të bazohet në dy faktorë kryesorë. Nëse një punonjës apo i papunë derdh një masë të caktuar kontributesh atëherë formaula e llogaritjes së pensioneve do të bazohet mbi këtë masë. “P.sh nëse çdo vit derdhen 25 mijë lekë kontribute atëherë pensioni që do të marrë i moshurari kur të mbush 60 apo 65 vjeç, do të jetë mes pensioneev minimale në vend. Por, nëse një person derdh dyfishin ose trefishin e kontributeve të të parit atëherë pensioni do të jetë minimumi te 20 mijë lekshi, madje dhe më shumë”-përmendin ekspertët pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Sistemi me 3 shtylla

 

Sistemi i ri do të bazohet në tri shtylla kryesore. Shtylla e pare do të jetë “Sigurimi i detyruar i të gjithë të punësuarve në një përqindje të caktuar të pagës, për të pasur një minimum të ardhurash kur ata të dalin në pension”. Shtylla e dytë ka të bëjë me “Sigurim i detyrueshëm sipas nivelit të të ardhurave të të punësuarve, që bëhet te privati sipas zgjedhjes individuale të qytetarit. Shtylla e tretë e tretë do të jetë “Sigurim vullnetar për ata që duan të kenë përfitime të larta në kohën e pensionit. Kjo mënyrë është njësoj si funksjonimi i një depozite në bankë”. Sistemi aktual i pensioneve në vendin tonë është kritikuar si nga jashtë por dhe nga eksperëtt vendas. Të ardhurat nga kontributet nuk mbulojnë dot shpenzimet për pagesën e atyre që përfitojnë pension, duke e bërë të domosdoshme mbështetjen nga buxheti i shtetit. Aktualisht raporti mes kontribuesve dhe përfituesve është pothuajse i barabartë duke mos i dhënë siguri skemës. Ekspertët thonë se ky raport shpjegohet me numrin e lartë të emigrantëve shqiptarë, që përbëjnë edhe forcën kryesore të punës. ISSH, siguron se nga skema e re nuk do të preket asnjë prej përfituesve aktuale, pasi do të aplikohet por moshat e mesme dhe për moshat e reja.

Rritja

Gjatë javës së kaluar ka qënë vet Kryeministri Sali Berisha i cili ka thekësuar se të gjithë pensionistët në fshat dhe në qytet do të përfitojnë rritje. Kështu rritja më e madhe do të bëhet për pensionet e ulta dhe llogaritet të jetë në masën 4%. Për pensionet e tjera rritja do të jetë 2%. Nga ky ndryshim do të përfitojnë më shumë se 500 mijë pensionistë në vendin tonë. Rritja e pensioneve do të bëhet në bazë të përfitimit që merr çdo pensionistë dhe synimi do të jetë afrimi i pensioneve të ulta drejt pensioneve mesatare.

 

 

 

Himara, çel sezonin turistik

 Himara ka çelur zyrtarisht sezonin turistik të këtij viti. Sheshi kryesor është mbushur nga qytetarë të ndryshëm, si vendas ashtu edhe turistë të shumtë. Në fjalën e tij kryebashkiaku Jorgo Goro ka thënë se pritet që të ketë një numër të madh turistësh këtë vit, ku përveç atij detar vëmendja do t’i kushtohet edhe turizmit kulinar, ku vëmendje do i jepet edhe gatimit. Në çeljen e këtij sezoni është mbajtur një panair me ushqime tradicionale të zonës, por u zhvilluan dhe disa aktivitete sportive apo koncerte. “Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit organizohet me pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëe me gatimet tradicionale dhe këngët popullore, polifonike, nga të gjithë trevat dhe ftoj të gjithë qytetarët e të gjithë Shqipërisë që të marrin pjesë në një festë kaq të madhe dhe kaq të gëzuar në Himarë” – tha Jorgo Goro, kryetar i bashkisë së Himarës. Gjatë aktivitetit nuk kanë munguar dhe performancat me shfaqje sportive si dhe me grupe këngëtarësh, të cilat kanë vazhduar deri në orat e vona të mbremjes.

 

Rreziku, dyfishon tumoret në Shqipëri

Në vendin tonë ka një rrezik të madhë për tumoret. Në dhjetë vitet e fundit pothuajse është dyfishuar numri i të prekurve, njëherësh është ulur ndjeshëm dhe mosha e të prekurve. 60 vjeç ka qënë mosha mesatare për një nga llojet e leuçemisë, ndërsa tani po prek dhe të rinjtë. Sipas mjekut hematolog, Arben Ivanaj, shkaqet shkencërisht ende nuk janë të njohura, por po studiohen faktorët ambjentalë, si ndotja e mjedisit, por dhe radioaktiviteti. “Ka patologji të cilat kanë qenë karakteristike për moshën mbi 60 vjeç. Në dekadën e fudnit gjejmë një tendencë të pazakontë, edhe te moshat e reja. Faktorët e ambjentit kanë influencë. Ndotjet radioaktive njihen tani si shkaktarë të sëmundjeve malinje. Produktet kimike përfshi këtu edhe pesticidet, mund të jenë shkaktarë të sëmundjeve malinje”,-thotë Ivanaj. Mjeku Ivanaj ngre shqetësimin se dhe trajtimi kundrejt pacientëve me sëmundje të gjakut nuk është në nivelet e duhura. Sipas tij duhet, që të hyjnë në vend medikamente të reja, të cilat fare mirë nga një sëmundje me jetëgjatësi të shkurtër, e kthen atë në kronike. “Nëse doni emra konkretë sëmundjesh apo ilaçesh, është leuçemia myeloid kronike, që kurohet me një medikament që kushton 1500 euro në muaj për pacient. Dikur ky pacient 6-9 muaj qëndronte në spital, nuk jetonte më shumë se 3 vjet. Aktualisht këta pacientë janë që të gjithë në jetë, janë të gjithë duke punuar dhe si puna e këtyre medikamenteve ka shumë të tilla, që e shndërrojnë nga një sëmundje vdekjeprurëse, në një sëmundje kronike”,-thekson ai. Mjekët thonë se leuçemia është një nga llojet më të shpeshta të kancerit të gjakut dhe nuk ka shenja dalluese.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency