Shkencëtarët zbulojnë Atlantidën Britanike

0
154

atlantida

Ekipi i shkencëtarëve britanikë të Universitetit Southampton përmes teknikës – skanerit 3D zbuluan muret, rrugët e gërmadhat e kishës së një qyteti të zhdukur nën ujë para shumë shekujsh. Bëhet fjalë për qytetin mesjetar Danviça, të cilësuar si “Atlantida Britanike”. Ky qytet, dikur një lima prosperues me madhësi të Londrës nga shekulli XIV, u zhyt dhjetë metra nën ujë si pasojë e erozionit të bregut, që kishte filluar më 1286. Tani më ekziston harta e hollësishme e rrugëve, mureve dhe të objekteve kryesore të këtij qyteti të zbuluar në fund të detit.  Për zbulimin e tij shkencëtarët përdorën teknikën e skanimit akustik me rezolucion të lartë, që është teknologji e përdorur për herë të parë në arkeologjinë nënujore detare. Shkencëtarët thonë se kjo teknologji të kujton llambën e ndritshme me bateria të drejtuar  në fund të detit, por në këtë rast në vend të dritës shfrytëzohet zëri. Hulumtimi i këtij qyteti nënujor ka nisur më 2008 dhe deri më tash janë zbuluar 6 rrënoja dhe 74 gjetje potenciale arkeologjike.