Rikja flet me Eldorën, për nominimin që Iliri i bëri asaj

0
151

 

jahstw-19.5.13.Rikja dhe Eldora dalin në kopsht dhe fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën për biseda të ndryshme. Më pas ato flasin për Ilirin dhe për gjendjen e tij e cila po bëhet shqetësuese gjithnjë edhe më tepër për të. Rikja thotë se ai përsëri nuk ka fjetur gjatë natës, ndërsa Eldora shprehet duke thënë se nuk po e kupton aspak sjelljen e tij. Veç kësaj Rikja është shume e çuditur me gjestin që ai bëri duke nominuar Riken, kurse sipas saj, ai nuk ndryshoi fatin e saj, pasi ajo sërish do të kishte shkuar në nominim, por me atë gjest tregoi një anë të tijën, të cilën publiku edhe mbase nuk e kishte mësuar deri në atë moment. Rikja mendon se ai nuk duhet të flasë për miqësi e për parime, pasi e tregoi vetë se tek ai nuk ekzistojnë principe. Më vonë me to bashkohen të gjithë banorët e tjerë dhe fillojnë të shkëmbejnë me nëjri-tjetrin biseda të përgjithshme, ndërsa fillojnë të komentojnë ngjarjet e ndodhura në spektakël. Banorët më pas fillojnë të flasin për traditën dhe dasmën tradicionale në Shqipëri, duke vazhduar më vonë të tregojnë histori të jetuara apo të dëgjuara nga të tjerët. Ndërsa banorët vazhdojnë të bisedojnë, Shpendi dhe Anaidi shkojnë në kuzhinë dhe fillojnë të gatuajnë drekën për të gjithë të tjerët.