Eneda Tarifa sjell në jetë Arian

0
181

 

enedaEneda Tarifa është bërë nënë ditën e hënë. Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj Aria. Këtë na e ka bërë të ditur vetë Eneda në Facebook, nëpërmjet postimit të një fotoje të saj së bashku me vajzën, ku shkruhej: “Aria sapo erdhi në jetë, është një thesar”. Ylli i skenave muzikore duket të jetë shumë e lumtur përkrah së voglës, Aria, e cila erdhi si bekim për familjen e këngëtares. Këngëtarja dhe prezantuesja e suksesshme mungoi të dielën në skenën e “Portokallisë”, pasi, siç tha kolegu i saj, Salsano Rrapi, “e kemi çuar të bëhet mami”. Dhe nuk vonoi shumë që Aria të vinte në jetë. Eneda dhe Erioni, bashkëshorti i saj, e kanë përjetuar me emocion ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre Aria. Natyrisht që as Erioni nuk mund të rrinte pa e shprehur gëzimin e të bërit baba dhe disa orë më vonë postoi në Facebook këtë status: “Aria lindi e shëndetshme dhe bukuroshe. E pastë jetën e gjatë dhe të mbarë!” Erioni dhe Eneda nuk kanë bërë dasmë, por Aria e vogël është celebrimi më i mirë i dashurisë së tyre 15-vjeçare. Këtij gëzimi të çiftit i janë bashkuar edhe shumë dashamirës e kolegë me urime të shumta. Ne i urojmë Enedës me jetë të gjatë vogëlushes Aria!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency