Blerta Mrishaj
Kryeministri Berisha: Projektet e reja për kryeqytetin do të hapin një epokë të re për Tiranën dhe banorët e saj
Teksa i është hapur rruga zyrtarisht autoritetit kontraktues të dy prej projekteve të rëndësishme për kryeqytetin, sikurse është terminali i ri multimodal, zgjerimi i bulevardit dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës, Bashkia e Tiranës do të ketë në dorë 240 milionë dirhemësh të Emirateve të Bashkuara Arabe për nisjen e punimeve. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë Kryeministri Sali Berisha tha se këto projekte i kanë munguar Tiranës pasi fondet e qeverisë ish-kryebashkiaku Edi Rama i ka shpërdoruar për shndërrimin në sipërmarrjen e Partisë Socialiste. Berisha vlerësoi se nisja e punimeve të këtyre dy projekteve hap siparin e një epoke të re për Tiranën dhe banorët e saj.
Qeveria
“Në një hark kohor ndër më të shkurtrit bashkëpunimi bashki e kryeqytetit me qeverinë, fryma e këtij bashkëpunimi bëri të mundur hapjen e projekteve të cilat firmosin Tiranën e shekullit të 21-të”, – u shpreh Kryeministri dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ndërsa veçoi nga rendi i ditës vendimin “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues dhe zbatues të projektit të bulevardit verior dhe të rehabilitimit të lumit të Tiranës, të financuar nga Fondi për Zhvillim Abu Dabi”. Duke folur mbi këtë vendim, kryeministri u shpreh se qeveria vendos të hapë siparin e transformimeve të mëdha në kryeqytetin e vendit dhe kjo është një datë e shënuar në historinë e Tiranës. Kryeministri tha se për Tiranën fillon një epokë e re të cilën qytetarët e meritojnë plotësisht, e cila lë pas periudhën kur fondet e dhëna nga qeveria u përdorën nga ish kryetari i bashkisë për shndërrimin e saj në sipërmarrjen e Partisë Socialiste. “Rama iu ankua qytetarëve se qeveria nuk i dha fonde dhe unë dua ti informoj qytetarët se qeveria i dha fonde tre herë më shumë se qeveria e tij dhe këtë e bëmë për Tiranën se ishte normale që duhet ta bënim, por fondet u bënë rroga, u bënë firma të paguara nga ai famozi nënkryetar që firmoste nga nënkryetar bashkie në emër të PS, pagesa për firma të ndryshme të marrëdhënieve publike të zotit ram dhe rrugët nuk u rregulluan”, – u shpreh Kryeministri.
Ndryshimet
Qeveria vendosi për të hapur siparin e transformimeve të mëdha në kryeqytetin e vendit. Përcaktohet autoriteti kontraktues për zbatimin e projektit të bulevardit verior të Tiranës, të transferimit të stacionit të trenit, të ndërtimit të terminalit të trenit të pasagjerëve në Tiranë dhe kjo është një datë e shënuar në historinë e kryeqytetit të vendit. Në një hark kohor, ndër më të shkurtrit, bashkëpunimi bashki e kryeqytetit me qeverinë, fryma e këtij bashkëpunimi, bëri të mundur hapjen e projekteve, të cilat firmosin Tiranën e shekullit të 21-të.
“Për hir të së vërtetës duhet të them se projekti i bulevardit është merita e atij urbanisti të madh që projektoi Tiranën, por që natyrisht u arkivua për dekada nga regjimi komunist, u arkivua për 11 vite nga ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili ka përfunduar tani, që të vjen keq, tek e dëgjoje kur thoshte se qeveria nuk e ndihmonte, si një qaraman i vërtet, në një kohë kur qeveria, jo vetëm po e ndihmonte, por qeveria mori kredi sovrane për unazën e kryeqytetit dhe Banka evropiane kërkoi që për pjesën jashtë territorit të bashkisë të kishte një bashkëpunim qeveri-bashki dhe që Koçoja nuk e lejoi ndonjëherë. Natyrisht po të krijohej ndonjë komision i përbashkët, tenderi nuk i jepej dot Koços. Jo se ne kishim ndonjë problem personal me njeri – tjetrin, por rrugëve të kryeqytetit u kishte dalë boja dhe asfalti, aty ku kishte punuar Kristaqi. Më famoze ishin tabelat që fillonte në prill dhe mbaron muajin tjetër dhe kaluan tre vjet me radhë dhe tabela mbeti aty”, – tha kreu i qeverisë në mbledhjen e këshillit të ministrave, më tej në fjalën e tij ai theksoi: “Tani unaza po përfundon. Qaramani iu ankua qytetarëve se qeveria nuk i dha fonde dhe unë dua ti informoj qytetarët se qeveria i dha fonde tre herë më shumë, se qeveria e tij dhe këtë e bëmë për Tiranën se ishte normale që duhet ta bënim. Po ku shkuan fondet? Fondet u përdorën për shndërrimin e bashkisë në sipërmarrjen e partisë. Aty u punësuan 5 mijë vetë, fondet u bënë rroga, u bënë firma të paguara nga ai famozi nënkryetar që firmoste nga nënkryetar bashkie në emër të PS, pagesa për firma të ndryshme të marrëdhënieve publike të zotit Rama dhe rrugët nuk u rregulluan. E dorëzoi bashkinë me 250 kilometra rrugë dhe rrugica balte, mund të jenë dhe më shumë,por këtu janë ato që nuk kanë parë asfalt ndonjëherë, se atëherë asfalti vetëm sa hidhej sipër”.
Projekti
Sipas vendimit ratifikohet marrëveshja e huasë mes Shqipërisë dhe Fondit për zhvillim Abu Dabi, për financimin e projektit të bulevardit verior dhe të rehabilitimit të lumit të Tiranës. Ndërkohë që përcaktohet si autoritet kontraktues dhe zbatues të kësaj marrëveshjeje huaje Bashkinë e Tiranës, në cilësinë e agjencisë zbatuese të projektit. “Shuma prej 240 000 000 (dyqind e dyzet milionë) dirhemësh të Emirateve të Bashkuara Arabe t’i kalojë përfituesit, Bashkisë së Tiranës, për të financuar zbatimin e projektit. Kryetarit të Bashkisë së Tiranës i delegohet përgjegjësia për menaxhimin e projektit, nënshkrimin e të gjitha kontratave për punë, mallra, shërbime, për zbatimin e projektit, si dhe për përcaktimin e strukturës përgjegjëse për menaxhimin financiar e teknik, për bashkërendimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve për zbatimin e projektit”, -përcakton vendimi. Sakaq po në mbledhjen e djeshme është bërë e mundur përcaktimi i autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion për ndërtimin dhe financimin e terminalit të transportit publik në Tiranë.
Akreditimi i spitaleve
Drejt zbardhjes së kritereve
Është përcaktuar edhe rregullorja për akreditimin e spitaleve në vendin tonë dhe pritet që të gjitha institucionet shëndetësore të fillojnë aplikimet për akreditimin e tyre. Vlerësimi do të bëhet në bazë të kritereve të vendosura të cilat kanë të bëjnë me cilësinë e shërbimit që ofrohet, kapacitetet apo kualifikimin e personelit. Kështu, pacientët do të ketë më në fund një ide të qartë se kush është qendra e duhur shëndetësore për të zgjidhur problemin shëndetësore. Këtij informacioni do t’i shtohet shumë shpejt dhe ai i gabimeve mjekësore në institucionet tona shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë z. Halim Kosova dhe drejtori i Qendrës së Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit (QKCSA-ISH) z. Isuf Kalo gjatë një konference të përbashkët për shtyp kanë bërë publike nisjen e procesit të akreditimit të institucioneve shtetërore dhe kanë shpjeguan risitë e vendimit të fundit të qeverisë “Për miratimin e “Rregullores për procesin e akreditimit të institucioneve shëndetësore”. Qëllimi final i akreditimit është përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë, sigurisë, dhe performancës së institucioneve shëndetësore nëpërmjet veprimtarisë të ndërgjegjshme të brendshme për të arritur dhe përmirësuar vazhdimisht standardet