Gjasula është gati për Norvegjinë

0
149

jurPrurja më e re në kombëtaren Shqiptare, Jurgen Gjasula, e sheh grumbullimin me kuqezinjtë një ëndërr të kthyer në realitet.

 

 

Mesfushori i Duisburgut në Bundesligën dy mezi pret të zbresë në tapetin e “Qemal Stafës” para publikut të zjarrtë vendas, për të dhënë kontributin e tij në sfidën me Norvegjinë. Në prononcimin e tij të parë për Supersport, 27-vjeçari nuk I fsheh emocionet e të qenit nën urdhrat e De Biazit. Sipas Gjasulës Shqipëria ka një shans të madh për të marrë pjesë në finalet e një ngjarjeje kaq të madhe futbollistike sic është Brazil 2014. Mesfushori i Duisburgut, edhe pse nuk është aktivizuar në asnjë takim me kombëtaren, e ndien vetën të gatshëm për të zbritur në fushë me Norvegjinë.

Sa i përket të ardhmes, Gjasula e la të hapur mundësinë e largimit nga Duisburgu, por pa zbuluar detaje për destinacionin e mundshëm.

 

Konferenca

Në një konferencë për shtyp, Xhani DE Biazi pritet që të zyrtarizojë sot litën e tij anti-Norvegji.

Do të jetë një përballje shumë herë më e vështirë sesa ajo e 22 marsit në Oslo. Edhe pse teorikisht duhet të jetë më e lehtë, pasi do të kemi mbështetjen e publikut kuqezi, përsëri ajo çka vë disi në dilemë, gjithnjë teorike triumfin e kuqezinjve në përballjen e 7 qershorit ndaj “vikingëve”, janë mungesat e disa lojtarëve kryesorë, të cilët kanë mbajtur peshën e ekipit në pesë takimet e parë kualifikuese. Bëhet fjalë për Lorik Canën, Andi Lilën dhe Odise Roshin. Që të tre këta të fundit janë të pezulluar për shkak kartonësh dhe për trajnerin De Biazi, zëvendësimi i tyre ka qenë shqetësimi i vetëm, kryesor dhe konstant i këtyre dy muajve. Më shumë, edhe për rolin që ka, “vret” mungesa e Andi Lilës. Futbollisti i PAS Janina luan sa në të majtë dhe në të djathë, si në mesfushë dhe në mbrojtje, por Kombëtares aktuale të De Biazit do ti mbyllte mjaft vrima më së shumti në krahun e djathë të mbrojtjes. Kjo, edhe për faktin se pikërisht në këtë krah mungon edhe Roshi. Pa harruar edhe faktin se në qendër të mbrojtjes nuk do të kemi liderin e ekipit, kapitenin Lorik Cana. Kështu që të tre këta lojtarë, përbëjnë teorikisht një pjesë të rëndësishme të muskujve dhe “frymës” kuqezi. Janë pikërisht këta (pa harruar këtu edhe Bulkun e Migjen Bashën në mesfushë), që mbajnë në tonus dhe ekuilibër lojën e skuadrës sonë, ndaj për De Biazit, zëvendësimi do të jetë një problem goxha i madh. Sipas gjasave, Cana mund të zëvendësohet nga Osmani, i cili dha garanci në ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë, por edhe një i rikthyer dhe me eksperiencë si Admir Teli (nuk është zyrtare nëse e ka grumbulluar De Biazi për këtë takim apo jo). Lilën me shumë mundësi do ta zëvendësojë Dallku, rol të cilin ky i fundit e ka mbajtur para se “t’ia rrëmbente” kavajasi. Ndërsa, në vend të Roshit, mund të spostohet nga e majta në të djathtë Emiljano Vila, i vetmi që jep garanci në këto momente në këtë pozicion, si në lojën mbrojtëse dhe sulmuese.