Edona rivjen me një projekt të ri

0
2566

 

edonaKëngëtarja e mirënjohur Edona Llalloshi pritet që të sjellë së shpejti në tregun muzikor këngën e saj të re, të cilës ajo i ka bashkangjitur edhe një videoklip. Kënga e realizuar nga Ilir Tolaj dhe Arsim Bunjaku e me videoklip të “EMF Creative” është një këngë të cilës ende i mungon titulli, pasi këngëtarja po e mendon atë. “Jemi në përfundim e sipër të këngës dhe videoklipit të ri, që besoj se do t’u pëlqejë të gjithëve. Këngën do ta emërojmë shumë shpejt dhe brenda një kohe të shkurtër do të plasohet në treg”, – ka theksuar ajo. Ajo shtoi se është tejet e angazhuar dhe se do të jetë e tillë edhe gjatë verës kur do të ketë shumë koncerte.