Një djalë anglez 11-vjeçar, është i vetmi person në botë të cilit i është diagnostikuar një sëmundje e rrallë gjenetike, e cila i shkakton një plakje 5 herë më të shpejtë se njerëzit e moshës së tij. Rasti i Harry Crouther, është i paparë dhe ai tashmë vuan nga një formë artriti të avancuar, duke e bërë të vuajë nga reumatizma si të jetë 60 vjeç. Sindromi i tij është identifikuar si një variant i Progerias, një kusht që shkakton plakjen e parakohshme. Forma ekstreme e saj ka shkaktuar atë që Harry Crouther, ka bërë një përparim të moshës së tij me shpejtësi tronditëse, aq sa në moshën 11-vjeçare ai ngjan sikur është mbi 50 vjeç. Që nga mosha 7-vjeçare ai merr ilaçe katër herë në ditë për të luftuar artritin, por lëkura e tij ka filluar të bëhet si ajo e njerëzve të një moshe të caktuar dhe eshtrat e tij po dobësohen dhe po prishen.