Gjendet i vekur midis 40 gjarpërinjve

0
213

gjarpwrinj

Ishte i rrethuar nga 40 gjarpërinj por fatkeqësisht ishte i vdekur. Shumë prej zvarranikëve, duke përfshirë edhe një anakonda, dhe tre pitonë, po lëviznin të lirë mbi trupin e dekompozuar të viktimës, ndërsa policia hyri në apartamentin e Heiko Rieder, në Straubing, Gjermani. Heiko ishte një fans i madh i gjarpërinjve, kurse kanë qenë fillimisht kolegët e tij, të cilët, të shqetësuar për mungesën e mikut të tyre, kanë lajmëruar policinë. 40-vjeçari mund të ketë vdekur nga një atak kardiak, ndërsa ushqente kafshët e tij. Ekspertë besojnë se ai nuk është ngrënë nga gjarpërinjtë për arsye se ka qenë tepër i gjerë për tu gëlltitur i tëri. Një rritës gjarpërinjsh shprehet se ata nuk e kanë ngrënë për dy arsye; e para, sepse ata preferojnë që preja e tyre të jetë e gjallë, dhe së dyti, ai ishte i gjatë dhe i gjerë.