Soni dhe Mirko shkëmbejnë unazat në publik

0
166

soniKëngëtarja e njohur Soni Malaj prej kohësh ka gjetur dashurinë e jetës së saj, balerinin italian Mirko. Të dy prej disa kohësh janë bërë edhe prindër të një vajze. Megjithatë, çifti nuk kishte bërë ceremoninë klasike të martesës, ku nusja sigurisht vishet me fustan të bardhë. Kjo nuk kishte ndodhur deri të hënën e kësaj jave, sepse çifti simpatik kishte planifikuar një martesë tërësisht origjinale. Pikërisht në sfilatën e përvitshme të “Geraldina Sposa”, çifti shkëmbeu unazat në prani të përfaqësues së Bashkisë së Tiranës. Soni elegante dhe sharmante dhe Mirko po aq elegant dhe i hijshëm. Pyetjes se a e pranon si gruan tënde të ligjshme Sonin, Mirko nuk iu përgjigj me “Po”, por me një fjalë shqip “Me gjithë zemër”. Pas shkëmbimit të puthjes dhe sfilatës çifti kaloi në pasarelë edhe një herë, e pastaj ashtu siç e do zakoni, dhëndri e rrëmbeu nusen në krahë.