Gjithçka luhet në europë.Ekipet më të mira shënjestrojnë dhe blejnë më të mirët.Tashmë skuadrat vendosin të riskojnë me shifra të mëdha për lojtar që mund tu sjellin suksesin.
Europa po sjell supriza të mëdha këtë merkato.Pritet që sezoni i ardhshëm të jetë një ndër më të mëdhenjtë të luajtur ndonjherë në europë.Kjo për faktin se shumë skuadra do të jenë të fuqishme dhe do të ofrojnë një një futboll fantastic që do të na mahnisi të gjithve.Që tani ka filluar në merkato të lëshohen emra dhe blerje të reja.Shikohet që të ketë ndryshime të mëdha brënda ekipeve të mëdha kjo për shkak se shumë trajner janë afruar pranë skuadrave të reja dhe duan që të kenë në qarkullim lojtarët më të mirë në dispozicion për të patu sukses.Tashmë futbolli është bixhoz një gabim dhe ti humbet.E tillë është shëndrruar edhe lojtarët për trajnerët të cilët nëse nuk japin potencialin etyre brënda një viti jna ëtë detyruar që të rrëmbejnë të paktën një trofe në të kundërt i pret vetëm largimi.Por cfarë po ndodh aktualisht në europë…
Çelësi lëshon bombën I fundit.
Mendohet se Çelësi do të lëvizi fuqishëm në merkato.Këto pasi disa media angleze besojnë se Murinjo do që të bëjë një suprizë të madhe duke I marrë bosit Abramoviç plot 100 milionë euro për të rrëmbyer dyshen e frikshme Kavani-Hulk.Një ëndërr për cdo ekip që të kesh në skuadër këto dy lojtar.Mendohet se portugezi të japi 63 milionë euro për presidentin e Napolit di Laurentis.Një shifër e frikshme që do ta bëntë uruguajanin në një ndër sensacionet e kësaj merkatoje vere.Ndërsa pjesa tjetër pritet që të shpenzohet për lojtarin Brazilian që tashmë aktiviozhet te rusët e Zenit.Kjo do ta bënte Mount ë kishtë një supërskuadër që od të rivalizonet Siti,Junaitid në kampionat dhe kipet e tjera në Çampions.Me një skuadër tashmë pothuajse të rinuar porugezi do mund të rikthehet përsëri ne fronin e “Special One” që është detyruar ta lëshojë pas paraqitjes zhgënjyese të Real Madrid.
Merkatoja e portierve
Duket se Çelsi nuk mjaftohet me kaq.Mou ka filluar të vuajë nga sindroma e “portierave”.Pas lënies së Kasijas në stol mendojet se me ardhjen e tij te blutë e Londrës aim und të largoj edhe gardianin Çek Peter Çeh.Portugezi mendohet se po shef si synim dy portier një Kevin De Brujn dhe portieri i Atletiko Madrid Tibot Kurtis.
Kevin De Brujn
21-vjeçari Kevin De Brujn duket se ishte i destinuar të luante në Bundesliga sezonin tjetër me Bayer Leverkusen si pjesë e negociatave për kalimin e Andre Schurrle te Chelsea por ulja e Mourinhos në stol përmbys gjithçka. Drejtori i “aspirinave”, Michael Reshke deklaron se Chelsea ua e bëri të qartë se Mourinho e dëshiron në ekip sulmuesin dhe se lojtari nuk do të përfshihet më në negociatat për Shyrrle.Bisedimet mes Leverkusen dhe Chelseat vazhdojnë me drejtuesit gjermanë të cilët nuk lëshojnë pe.
Tibot Kurtis
Pas dy sezonesh të suksesshme te Atl. Madrid në formë huazimi nga Chelsea, portieri Thibaut Courtois synon të bëjë “tris” për të luajtur akoma në Primera Division. Gardiani belg sqaron edhe arsyen e preferencave të tij.“Zgjedh Atleticon për sezonin tjetër. Mund të vazhdoj edhe me Chelsean por ata kanë një portier si Peter Çeh që gjithmonë mbetet një lojtar i madh. Te Atletico jam i sigurt për vendin tim në formacion dhe duke luajtur do të vazhdoj të jem edhe titullar në kombëtaren belge. Por gjatë sezonit në vazhdim mund të diskutojmë edhe rikthimin në Londër”.Kurtis përflitet se mund të përfshihet në tratativat mes Chelseat dhe Napolit në operacionin Edinson Cavani duke parë se italianët duan një portier të ri.
Kristiano: Ose paguhem si Messi ose jo
28- vjeçari është i vendosur të ndërrojë ambient, duke i vendosur kushte të panegociueshme klubit, duke i kërkuar të bëhet lojtari më i paguar në botë..Kristiano Ronaldo është duke bërë të pamundurën që të rikthehet te Mançester Junajtid. Reali i trembet faktit se sulmuesi dëshiron të riveshë fanellën e “djajve” dhe po përpiqen t’i rinovojnë kontratën për ta blinduar përfundimisht në “Bernabeu”. Sipas mediave angleze dy kushtet e portugezit jane : ai kërkon një rrogë prej 20 milionë eurosh në vit. Mirëpo do të përfitojë dhe 100% të së drejtës së imazhit, shumicën e të cilës e zotëron klubi. Ajo llogaritet në 18 milionë euro në vit. Edhe klubi më i pasur në botë është shokuar nga kërkesat e lojtarit, të cilat i janë dorëzuar presidentit Perez përmes menaxherit Horge Mendez. Ata shpresojnë që pretendimet e Ronaldos të jenë thjesht kapriçot e para përpara nisjes së negociatave. Në kontratën aktuale, e cila përfundon pas dy vitesh, ai përfiton rrogë neto 11.3 milionë euro. Pas ndeshjes Portugali- Rusi, Kristiano i hodhi poshtë si të pavërteta kërkesat e tij, duke thënë: “Ndihem shumë i qetë dhe nuk shqetësohem për kontratën e re. Jam i sigurt se do arrijmë të gjejmë një marrëveshje”. Pas kësaj deklarate Perez ka gjithë kohën e mjaftueshme për të mos ndjerë presionin e shitjes së yllit të tij. Gjithsesi, burime pranë kapitenit të Portugalisë pohojnë se kërkesat e lojtarit nuk janë shenjë e arrogance së tij për t’u treguar të gjithëve se ai është lojtari më i mirë në botë. Ronaldo e di shumë mirë se rivali i tij Mesi përfiton 16.5 milionë euro në sezon dhe gëzon 100% të së drejtës së imazhit. Por, shumë njerëz mednojnë se kushtet e sulmuesit nuk janë gjë tjetër veçse një përpjekje për të futur në ngecur bisedimet që më pas do ta çonin atë drejt e në “Teatrin e Ëndrrave”, ku do e prisnin krahëhapur. Telenovela “Ronaldo” pritet të jetë një nga çështjet më të nxehta të merkatos së verës.Përfunimi i sigurt është se do të ketë shifra të çmëndura në të.
Juventusi bën lëvizjet e tij
Lorente: I lumtur te Juvja
Fernando Lorente shpreht tepër i emocionuar për ardhjen e tij te Juvja.Spanjolli është shprehu me superlative për ekipin e tij të ri. “Për sa i përket rëndësisë si klub, Juvja nuk ka asgjë më pak se Reali dhe Barça. Ato jo vetëm ofrojnë futbollin më të mirë në Itali, tashmë kanë si qëllim të mahnitin edhe në Europë. Gjithashtu ai la edhe një koment për teknikun e tij të ardhshëm. “Konte teknik i ashpër? Nuk kam frikë nga përgjegjësitë që do të më kërkojë”.
Ogbona përforcim i artë
Me 99 për qind, Anxhelo Ogbona do të jetë përforcimi i madh i Juventusit në repartin e mbrojtjes. 25-vjeçari që aktivzohet me skuadrën e Torinos dhe me përfaqësuesen italiane do të jetë guardiani i prapavijës së skuadrës së Kontes. Tashmë edhe me presidentin e Torinos Kairo janë mbyllur edhe pikat e fundit të marrveshjes, teksa ky është presidenti është bindur që do të fitojë 8 milionë euro plus mbrojtësin zviceran Reto Zigler dhe gjysmën e kartonit të sulmuesit Çiro Imobile që do të plotësojë këtë transferim.
BENDTNER:Juventus një histori e tëmerrshme
Niklas Bendtneri i jep lamtumirën skuadrës se Zonjës së vjetër.Sulmuesi danez, që do të largohet nga skuadra torineze , ka bërë edhe një përshkrim për aventurën e tij te bardhezinjtë: “Eksperienca te Juventusi ishte e tmerrshme për sa i për faktit që pësova disa dëmtime të rënda, por në Torino krijova shumë miq.Për sa i përket së ardhmes lojtari nga danimarka nuk mohoi ftesat “ E ardhmja? Kam disa oferta joshëse nga klube të rëndësishme, por ende nuk kam marrë asnjë vendim për të ardhmen”, – u shpreh lojtari.
KUALIARELA
“Lë Juven vetëm për Napolin”
Fabio Kualiarela I kthehet dashurisë së vjetër Napolit.Kjo për shkakun se skuadra po përgatitet seriozisht për sezonin tjetër.“Me ardhjen e Rafael Benitezit në stol jam i mendimit se Napoli mund të bëjë shumë mirë sezonin e ardhshëm. E kam thënë gjithmonë se të kaltrit janë ekipi im i zemrës dhe në të ardhmen nuk e përjashtoj mundësin e transferimit në qytetin tim të lindjes, në rast se largohem nga Juventusi”, – tha italiani që ka pasur një sezon me ulje ngritje te skuadra e Kontes.
Siti cmëndet 40 milion euro për El Sharai
Mançester Siti i ka idetë e qarta për merkaton e verës. Sikurse raporton “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit anglez dje me anë të një faksi i kanë ofruar Milanit 40 milionë euro për sulmuesin Stefan El Sharaui.Përpara 40 milionë eurove tratativat mund të marrin një rrjedhë tjetër.Janë të shumta shanset që italo-egjiptiani të përfundojë në krahët e sheikut Mansur, i cili po i bën dhurata fantastike trajnerit të ri Manuele Pelegrini. Mansur ka hapur “thesin” duke blerë fillimisht spanjollin Jezus Navas (20 milionë), pastaj mesfushorin brazilian të Shakhtarit, Fernandinjo (35 milionë), kështu që El Sharaui mund të jetë dhurata e tretë e Mansurit për Pelegrinin që do ti japi Mançester Sitit një fytyrë të re dhe të freskët.
Barcelona akoma nuk ka gjetur mbrojtës
Barcelona ka vendosur tashmë se cilët do të jenë tre objeketivat primarë për përforcimin e qëndrës së mbrojtjes gjatë merkatos së verës. Edhe pse ditët e fundit kanë qarkulluar shumë emra kandidatësh klubi katalanas ka zgjedhur 3 mbrojtësit mbi të cilët do të punojë gjatë muajve të verës.
Dëshira e parë e Blaugranave është braziliani i Paris Saint Germain Thiago Silva, i transferuar në Francë nga Milan verën e shkuar. 28-vjeçari plotëson të gjitha kriteret që kërkon Barça për qëndërmbrojtësin ideal. Por braziliani ka një çmim të kripur ndaj dhe drejtuesit katalanas po punojnë mbi tre pista të tjera, që të tre francezë.
Emri i parë është një mbrojtës i njohur për La Ligan: francezi i Valencias Adil Rami, i cili pëlqehet shumë edhe nga Napoli i Rafa Benitez. Emri i dytë është Elaquim Mangala, mbrojtësi i Portos, i cili kërkohet edhe nga Chelsea i Jose Mourinho dhe ka një vlerë merkatoje prej 30 milionë eurosh.
Ndërsa emri i fundit vjen sërish nga La Liga dhe sërish nga Valencia: Jeremy Mathieu. 29-vjeçari nuk ka rinovuar ende me skuadrën aktuale edhe pse kontrata i skadon vitin tjetër. Vlera e kartonit të tij është 8 milionë euro.
Mesa duket qëndra e mbrojtjes së Barcelonës duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të flasë frengjisht.
Silva kërkon Runin në skuadër
Thiago Silva i ka kërkuar publikisht skuadrës së PSG-së blerjen e Ëayne Rooneyt. Mbrojtësi brazilian tha se PSG-së i duhet një lojtar si Rooney sepse ai është një lojtar që e njeh mirë për cilësitë e tij.
“Sa herë që kam luajtur kundër tij, ai ka shënuar gol. Unë e dua atë lojtar dhe dua ta shoh te PSG. Ky përforcim do të ishte më i madhi për ne” deklaroi mbrojtësi brazilian Tiago Silva.
Barcelona ekipi me lojtarët më të shtrenjtë
Barcelona është klubi më i suksesshëm në aspektin e vlerës që u jep lojtarëve pas blerjes së tyre. Në një kërkim të kryer nga institut zviceran i Observatorit të Futbollit, bazuar në modelet ekonomike të skuadrave ku futen blerja e kartonit, mosha e lojtarit, kontrata dhe eksperienca që ka, shoqëria katalanase mban vendin e parë pasi lojtarët që ka në grupin aktual janë blerë për shifrën 232 Euro, ndërsa vlera e tyre në këto momente është 672 milionë, plot 438 milionë euro më shumë.
Politikë fitimprurëse ka ndjekur edhe Borussia e Dortmund, pasi vlera fillestare e lojtarëve prej 61 milionësh tashmë është shumëfishuar 238 milionë, plot 176 milionë euro. Edhe shkallën më të ulët të podiumit e zë një tjetër skuadër gjermane. Bayerni i Mynihut ka derdhur 232 mln, ndërsa tashmë lojtarët vlerësohen me shumë totale 376 milionë. Renditja vazhdon me vendin e katërt që mbahet nga Arsenali, i ndjekur nga Juventusi, Milani, Totenhami, Mançester United e Atletiko Madrid.