“Loti e fundit” i Samanta Karavella, triumfon në “Top fest 10”

0
223

 

samantaSamanta Karavello është fituesja e edicionit të 10-të të festivalit të muzikës moderne shqiptare, Top Fest. Me këngën “Loti i fundit”, me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Klejdi Bahitit, Samanta rrëmbeu zemrat e publikut dhe triumfoi.  “Jam shumë e emocionuar, nuk e prisja që ta fitoja unë”, ishin emocionet e para të këngëtares, pasi Elhaida Dani fituesja e vitit të kaluar i dorëzoi çmimin. Favorite për të fituar çmimin kryesor të festivalit ishte konsideruar dhe Marsela Cibukaj, por me votat e jurisë dhe të publikut, Samanta rrëmbu çmimin e parë.