Përmbytjet Kryeministri, garanci qytetarëve se do të dëmshpërblehen deri në qindarkën e fundit

0
141

Ina Jano

berisha me biznesin

“Një gjë të këshilloj, në qoftë se vjen shoku i autobusit këtu, mos ia thuaj këtë të ilaçeve pa para, sepse e sëmure fare. Ai po e dëgjoi këtë, do sëmuret”

 

Duke pranuar se ka pasur vonesa në procesin e dëmshpërblimit të të gjithë qytetarëve të cilët kanë vuajtur nga përmbytjet e argjinaturave në Velipojë dhe Shkodër, kreu i qeverisë u premtoi atyre se dëmshpërblimi do të kryhet deri në qindarkën e fundit. Sipas numrit një të qeverisë, arsyeja e vetme se përse ka ndodhur një gjë e tillë është fakti se KESH ka qenë në një pozitë të vështirë ekonomike, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë shpërblim për ata që kanë mbetur pa e përfunduar këtë proces. “Këtu ka pasur probleme me përmbytjen. Unë qëndroj garant i juaji se do të paguhet çdo gjë, veçse kërkoj mirëkuptim nga ju. Ato nuk ua paguan qeveria dhe nuk keni pse t’ia dini për nder. Juve jua paguan ligji. Ne kemi bërë ligjin që çdo metër katror që përmbytet nga digat do të paguhet nga pronari i digave. Ne qëndrojmë garantët tuaj. Kjo do të zbatohet. Nuk u zbatua dot një vit e gjysmë, sepse borxhliu ishte në gjendje shumë të vështirë. KESH-i ishte pothuajse në prag falimentimi për shkak të ujërave. Ndërsa tani është në gjendje të mirë dhe do ta shpërbleje qindarkë për qindarkë të gjithë detyrimin. Qeveria nuk i merr ato para, por qeveria i thotë shlyej një herë borxhet, pastaj na i jep ne”, – tha shefi i qeverisë. Veriu si një prej zonave ku të përndjekurit janë më shumë në numër, zoti Berisha pohoi se edhe kjo do të jetë një tjetër proces që do të vijojë të përfundojë. Ai mbrojti ligjin që është realizuar nga qeveria për dëmshpërblimin e të përndjekurve dhe tha se do të vijojë zgjerimi i kategorive që përfitojnë. Sipas Kryeministrit kjo është mënyra më e mirë që mund të ketë për dëmshpërblimin e tyre, pasi në këtë mënyrë përfitojnë edhe më shumë para ish-të përndjekurit. Berisha premtoi ndërtime të reja si në infrastrukturë të cilat do t’i vijnë në ndihmë rritjes së numrit të turistëve për Velipojën, e cila mbetet ende një perlë e pashfrytëzuar. Gjatë bashkëbisedimit, një prej të pranishmëve iu ankua Berishës për shifrat e larta të çmimeve në plazh. Duke bërë një situatë krahasuese ai u shpreh: “Unë kam 20 vjet që kam dalë në pension dhe ju si Kryeministër na i jepni ilaçet pa para, ndërsa këta duan të na japin shezllonin me 20 euro”. Shefi i selisë blu, edhe me humor, ia ktheu: “Një gjë të këshilloj, në qoftë se vjen shoku i autobusit këtu, mos ia thuaj këtë të ilaçeve pa para, sepse e sëmure fare. Ai po e dëgjoi këtë, do sëmurët edhe do të të nxjerrë jashtë”.

Ish-të përndjekurit

Duke iu përgjigjur pyetjes së një ish-të përndjekuri për ligjin e lustracionit dhe dëmshpërblimet, Berisha premtoi dëmshpërblim të plotë të kësaj kategorie dhe shtimin me 8000 dosje të tjera. “Jemi i pari vend ish-komunist që bëmë ligjin e dënimit të gjenocidit, është në fuqi, e kam mbrojtur me të drejtë. U dënuan me atë ligj 73 ish-anëtarë të nomenklaturës, u dënuan me drejtësinë e asaj kohe, po të më pyesësh mua sot cila do ishte rruga, jo ajo që zgjodhëm ne, drejtësia ndërkombëtare, që këta të shkonin në Hagë, me dosje, se ishte krim kundër njerëzimit, më vonë filluan gjykatat ndërkombëtare, a do pranohet e majta evropiane të shkonin në Hagë, kurrë jo, të majtë, të majtë, po ngjyra aty-aty u shkon. Erdhëm në pushtet, e kthyem ligjin, u ngritën fuqishëm kundër nesh 5 gjykatës që i kishin dosjet gjer në tavan me gjykime kundër qytetarëve për bindje politike e rrëzuan ligjin”, – tha Kryeministri.