Çfarë duhet të dini për Brazilin

0
202

Marrë nga FIFA.com

brazili

E themeluar në 1914 dhe e anëtarësuar në FIFA që në 1923, Confederaçao Brasileira de Futebol shfaq një listë të plotë për t’u krenuar: pesë Kupa Bote të FIFA, tetë Kupa të Amerikës, pesë Kupa Bote FIFA Under-20, tri Kupa Bote FIFA Under-17, tre Kupa të Konfederatave, pesë Kupa Bote Futsal, katër Kupa Botërore të Futbollit në Plazh dhe një mori trofesh kontinentale. Pak federata kanë lënë gjurmë të ngjashme në futbollin ndërkombëtar.

 

 

Në fakt, e vetmja shije e hidhur për vendin që lindi Pelen, erdhi nga finalja e Kupës së Botës “së tyre” në 1950. E parë nga 174,000 mbështetës të shokuar dhe të stivuar në stadiumin mitik të Maracana-së, Seleçao e la edicionin e trofeut të Kupës Jules Rimet Cup t’i rrëshqiste nga duart në një humbje 2-1 kundër Uruguait. Futbolli zë një vend nderi në Brazil dhe megjithëse brazilianët janë të apasionuar pas volejbollit, basketbollit, tenisit, Formula 1 dhe sporte të tjera motore, vetëm legjendari Ayrton Senna është nderuar gati në të njëjtën mënyrë si një ndër eksponentët më të rëndësishëm të “lojës së bukur”.

 

“O Rei”

Më i madhi mes tyre është O Rei, Pele, emir i të cilit është pothuajse sinonim me sportin brazilian. Ka një varg lojtarësh unikë dhe talentesh të padiskutuar që e kanë fituar bluzën e Seleção me shumë meritë gjatë viteve: Leonidas, Garrincha, Didi, Vava, Zagallo, Tostão, Zico, Jairzinho, Carlos Alberto, Socrates, Bebeto, Romario, Cafu, Ronaldo dhe Roberto Carlos. Lista e lojtarëve është mbresëlënëse dhe ka gdhendur emrat e tyre në memorien kolektive të vendit. Futbolli brazilian vazhdon të prodhojë talente të reja të jashtëzakonshme dhe këto ditë gjithë fansat e futbollit janë të marrosur pas yjeve të rinj si Ronaldinho (Ronaldo de Assis Moreira) dhe Kaka (Ricardo Izecson Santos Leite).

 

Historia

Është thënë shumë shpesh së eksploruesi i parë europian që ka shkelur në vend ishte Spaniard Vicente Yanez Pinzon, i cili me sa duket ka zbarkuar pranë qytetit të sotëm të Recife në 26 janar 1500. Zyrtarisht, Pedro Alvares Cabral është personi që mbahet si zbuluesi i Brazilit. Flota e tij lundroi në jug të Bahias së sotme në kërkim të Indisë në 22 prill 1500. Prej 1530, kurora portugeze implementoi një politikë kolonizuese që zgjati shekuj dhe përfundoi në kohën kur Dom Pedro deklaroi pavarësinë e vendit në 7 shtator 1822. Pas vitit 1822, Brazil u qeveris nga një dinasti mbretërore deri në revoltën ushtarake të drejtuar nga Marshal Manuel Deodoro da Fonseca duke detyruar Perandor Dom Pedro II të kapitullojë në nëntor 1889. Vendi u bë Republikë dhe përpos periudhës së gjatë të destabilizimit dhe diktaturës ushtarake mes viteve 1964 dhe 1985, tani shijon frytet e demokracisë. Presidentja aktual Dilma Rousseff ka mbajtur këtë post që prej betimit të saj në 1 janar 2011.

 

Ekonomia

Ekonomia braziliane është e mbizotëruar nga ajo agrare deri kohët e fundit, kur Brazili përjetoi një rritje të shpejtë industriale në vitet 1960 dhe 1970 dhe gjatë viteve 1980 zotëroi një ekonomi moderne dhe të diversifikuar. Ky zhvillim shkoi krah për krah me shfrytëzimin e rëndë të burimeve natyrore , në veçanti qymyri dhe hekuri.

Rreth ¼ e kafesë botërore vjen nga Brazili, me plantacionet e tij të shpërndarë anë e mbanë qyteteve të San Paolos, Paranas, Espiríto Santo dhe Minas Gerais. Po ashtu, Brazili është njëri prej prodhuesve më të mëdhenj të kallamsheqerit, të përdorura jo vetëm për të bërë sheqer, por edhe alkool që furnizon 2.5 milionë makinat e dizenjuara veçanërisht për të punuar me të. Niveli i prodhimit të ricinit, kakaos, misrit dhe portokalleve është më i larti në botë gjithashtu ndërkohë që soja, duhani, patatja, pambuku, orizi, gruri dhe bananet janë gjithashtu prodhime të një sasie të lartë. Gjithashtu bagëtitë janë të pranishme në çdo qytet.

 

Gjeografia

Vendi më i madh i Amerikës së Jugut, Brazili shtrihet në më shumë se gjysmën e kontinentit. Me Oqeanin Atlantik në bregun lindor, Brazili ndan kufij me Venezuelën, Guinean, Guinean Franceze dhe Surinamin në veri. Fqinjët e tij në Perëndim janë Argjentina, Paraguaji, Bolivia dhe Peruja, ndërkohë që me Kolumbinë kufizohet në veri-perëndim dhe Uruguajin në jug. Nga të gjithë vendet e Amerikës së Jugut, Brazili nuk ndan kufij vetëm me Kilin dhe Ekuadorin. Me një sipërfaqe prej 8,547,404 km², Brazili është vendi i pestë më i madh në botë pas Rusisë, Kinës, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. Ai mbulon rreth 4,345 km nga veriu në jug mes një largësi prej 4,330 km nga lindja në perëndim. Përqendrimi më i madh i popullsisë është në bregdetin atlantik, me shumë mundësi në dy qytetet më të mëdha si San Paulo dhe Rio de Janeiro. Kryeqyteti Brasilia ka një popullsi prej 2,094,000, sipas përllogaritjeve të 2003.

 

Fakte

Brazil ka pothuajse rreth 190 milionë banorë, duke u bërë shteti i pestë më i populluar në botë. Rreth 75 % e tyre janë katolikë, ndërkohë që 26 milionë janë protestantë dhe komuniteti hebre është shumë i vogël krahasuar me to. Shteti është i ndarë në 5 rajone (Qendra perëndimore, Veriu, Verilindja, Lindja dhe Juglindja), të cilat janë të ndara në 26 shtete plus distriktin federal, ku ndodhet edhe kryeqyteti Brazilia.

 

I njohur për potencialin e tij hidroelektrik, rajoni i Juglindjes është rajoni më i populluar në Brazil me pothuajse 80 milionë banorë, rreth 40 % e totalit. Është gjithashtu dhe ai me dendësinë më të madhe (84.21 banorë për km²) dhe ka një përqindje urbanizimi prej 90 për qind. Gjuha zyrtare është portugalishtja, gjithsesi shumë brazilianë flasin edhe gjuhë të tjera sipas origjinës së tyre. Gjermanishtja dhe italishtja janë të përhapura në qytetet e jugut.