Sherefedin Shehu: Pse Rama po bën demagogji me premtin për uljen e taksave për 95 % të shqiptarëve

sherefedin“Taksa progresive është e rrezikshme pasi ajo godet të ardhurat e biznesit”

 

Cili është opinion juaj për premtimin e kreut të PS-së Edi Rama për uljen e taskave për 95 për qind të shqiptarëve?

 

Taksa progresive është taksë e cila ka për synim që të rëndojë më shumë kapitalin, pra mund ta quash edhe taksë mbi kapitalin, sepse ata që kanë fitime më shumë ju mer shumë më tepër taksë. Ajo është më shumë propagandë sesa realitet, dhe nuk funksionon në vendet në zhvillim siç është Shqipëria sepse vendi ynë ka nevojë për investime dhe duke goditur kapitalin në fakt goditet punësimi dhe rritja ekonomike. E para ashtu siç e thotë Rama nuk është e qartë, pra politika e Ramës është konsfuzë, pasi ajo nuk është parashtruar njëlloj që në fillim. Ajo ka ndryshuar në kundërpëgjigje të politikave të PD-së dhe ka patur qëllim vetëm që të bëjë vetëm proagandë duke luajtur me 95 dhe 5 %. Në këtë rast dua të theksoj një fakt tjetër. Edhe heqja e tatimit mbi biznesin e vogël që propozon apo propagandon Rama është vetëm demagogji ose gënjeshtër, sepse askush nuk mund të lerë pa paguar tatimin mbi të ardhurat personale. Dhe e njëjta gjë është edhe për biznesin e vogël mbasi taksa e biznesit të vogël është alternativë e taksës personale, e cila kërkohet nga një ligj përkatës, nga ai i ligjit për të ardhurat personale. Demagogjia qëndron sepse ai nuk heq tatimin mbi të ardhurat personale, pasi ato paguhen edhe nga ato që marrin rroga nga ata që marrin mbi 300 mijë lekë. Në këtë kuptim do të paguajnë të gjithë ata që kanë biznees së vogël sepse ata konsiderohen si të vetëpunësuar sepse ata nuk paguajnë si të tjerët. Të dyja së bashku praktikisht arkëtohen si taksë mbi biznesin e vogël. Por në esencë ato janë tatim mbi fitimin që taksohen në masën 10 %. Duke pasur parasysh këtë fakt por edhe zhurmën që bëhet për këtë, ai flet për drejtësi, por në fakt ai do të godasë kapitalin. Duket të kemi parasysh dy faktorë të tjerë. Nivelin e taksave në rajon dhe nevojën për investime të huaja. Taksa e sheshtë dhe taksa e ulët janë një faktor për thithje invetimesh dhe për konkurrueshmëri në rajon. Është taksë e rrezikshme që do të godasë të ardhurat e biznesin dhe që nuk do të ofrojë vende pune.

 

Tek kreu socialist Edi Rama vihet re një ndryshim i terminologjisë nga “taksa e sheshtë”, tani tek “taksim i ndershëm”. Sa mendoni se ka ndikuar LSI-ja në këtë qëndrim të liderit socialist?

 

Ashtu siç e thashë edhe më lart, Rama nuk ka vizion fiscal, pasi ai nuk ka parashtruar një politikë të cilës ti qëndrojë dhe ta argumentojë nga fillimi deri në fund. Ai deri më tani është duke luajtur më këto shifra vetëm për qëllime elektorale dhe kjo është diçka e dukshme dhe e kuptueshme për të gjithë ata që kuptojnë minimalisht nga ekonomia dhe që kanë njohuritë bazë për të. Ai bën demagogji fiskale dhe këtë e shohim jo vetëm me ndryshimin e terminologjisë, por edhe të normave që ka reklamuar herë pas here. Ndikimi i LSI-së duhet të jetë evident sepse ai tani përdor frazeologji përgjithësuese dhe nuk është e drejtpërdrejtë. Kjo tregon se ai nuk kërkon të ndryshojë programin fiscal, sepse ja kanë thënë edhe biznesmenët e vetë dhe ja ka thënë edhe FMN-ja. Ai keqpërdor faktin se do të tolerojë që 95 për qind e shqiptarëve të mos paguajnë taksa, por nga ana tjetër LSI e ka kundërshtuar hapur këtë sistem taksimi. Në këtë kuptim,  e vetmja gjë që bën Rama është që përpiqet që të modifikojë veten e vet dhe kërkon që të kalojë klasën në 23 qershor. Kjo është e vetmja gjë që ai kërkon të arrijë në këto momente.

 

Ina Jano

 

 

Kërko