ALUIZNI dyfishon numrin e drejtorive, ja emrat e 4400 qytetarëve që pajisen me leje legalizimi

0
152

aluizniDrejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t publikon listën me emrat e 4425 qytetarëve objekteve informale, të cilëve u është përgatitur dokumentacioni tekniko-ligjor për pajisjen me Leje Legalizimi.

Sipas drejtorit të ALUIZNI-t, Ardian Kollozi, është bërë i mundur thellimi i decentralizimit të procesit të legalizimit duke vazhduar me krijimin e tri drejtorive të reja në Qarkun e Tiranës, gjë që sipas tij, numri total i drejtorive të shpërndara në gjithë Shqipërinë është 25. Ky numër sipas Kollozit, është dyfishuar krahasuar me 1 vit më parë. “Efektet e decentralizimit, krijimi i drejtorive të cilat po punojnë në njësi territori më të administrueshëm, kanë rritur ndjeshëm eficencën e procesit të legalizimeve, gjë që pasqyrohet qartë në ritmin dhe shifrat që kanë ardhur gjithmonë në ngritje”, – thuhet në njoftimin për shtyp të agjencisë.

Agjencia e ALUIZNI-t u bën thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët kanë ndërtuar objekte informale pas vitit 2006, të paraqiten pranë të kësaj agjencie për të depozituar kërkesat e tyre për aplikim, brenda afateve ligjore.

“Në kuadër të përmirësimit të procesit, gjejmë rastin t’ju informojmë se ka filluar edhe rimbursimi i parave për të gjithë vetëdeklaruesit në gjithë Shqipërinë, legalizimi i objekteve të të cilëve, më parë, nuk është realizuar me letra me vlerë. Falënderojmë gjithë palët e përfshira në proces, e veçanërisht të gjithë vetëdeklaruesit për entuziazmin dhe vlerësimin e deritanishëm dhe i ftojmë të intensifikojmë edhe më tej raportin interaktiv midis tyre dhe administratës së ALUIZNI-t dhe u garantojmë se thellimi i reformave me qëllim përmirësimin e procesit, do të vazhdoje deri në finalizimin tij”, – thuhet një njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t.