Corriere della sera, La Repubblica, Washington Post, BBC, The Guardian, Ansa.it, Euroneës, flasin për procesin elektoral në vendin tonë dhe atmosferën e zgjedhjeve
Disa prej medieve më të mëdha pasqyruan dje ngjarjet më të rëndësishme të ditës ku shqiptarët kanë vendosur se cili koalicion do ti drejtojë në katër vitet e radhës, duke raportuar me hollësi atë çka ndodhi në Shqipëri.
Fakti që Shqipëria është një nga vendet me rëndësi të veçantë në Europën Lindore, ka bërë që zgjedhjet parlamentare të mbajtura dje të kenë marrë vëmendjen e duhur në mediet evropiane. Nga The Guardian në Angli e deri tek Washington Post në SHBA kanë pasqyruar çdo fakt dhe detaj nga dita në të cilën shqiptarët vendosën fatet e tyre.
The Guardian
Në faqen e saj on-line e përditshmja britanike ka njoftuar lexuesit e saj për rëndësinë që kanë këto zgjedhje për vendin tonë. “Bashkimi Europian i ka vlerësuar shumë këtë proces. Shqipëria ka bërë kërkesën për të qenë pjesë e këtij organizmi për këtë fakt Shqipëria duhet të kalojë me sukses këtë prove”, – shkruan “The Guardian”.
The Washington Post
Ajo çka ngjarë dje në Shqipëri ka marrë hapësirat e duhur edhe tek prestigjiozja amerikane “The Washington Post”. Në versionin e vet on-line njëra prej gazetave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vënë theksin tek transparenca e këtij procesi. E përditshmja ka nënvizuar faktin se mbi 400 monitorues të huaj dhe 8000 lokalë kanë vëzhguar nga afër këtë proces të rëndësishëm.
BBC
Ndërkohë që televizioni publik anglez, “BBC” ka cituar një diplomat të lartë perëndimor që të shtunën deklaroi për AFP se “do të ishte me rrezik të madh për Shqipërinë nëse palët do të kontestonin rezultatin final të zgjedhjeve”. Ndër të tjera “BBC” i kishte dhënë një
hapësirë të madhe edhe deklaratave të dhëna dje nga liderët e partive kryesore në vend.
Corriere della sera.it
Në faqen e saj on-line “Corriere della sera” i ka kushtuar një artikull dje zgjedhjeve në Shqipëri. Kryetitulli i kësaj faqe italiane nisë me “Berisha kundër Ramës: Testimi për “Tokën e Shqiponjave”.” Italiania “Della sera” vazhdon më tej me situatën në të cilën ndodhet Shqipëria duke dhënë një përshkrim të kandidatëve kryesor që garojnë në këto zgjedhje. “Pas një sfide 4 vjeçare, Partia Demokratike është ende aty. Nga njëra anë qëndron Kryeministri (nga viti 2005) Sali Berisha, 68 vjeç, drejtuesi i Partisë Demokratike, ish-President i Republikës dhe lideri i jetës shqiptare pas viteve nëntëdhjetë. Nga ana tjetër qëndron Edi Rama, 48, ish-kryebashkiak i Tiranës, kreu i Partisë Socialiste dhe kreu i koalicionit të majtë.”
La repubblica.it
Një faqe tjetër mjaft e rëndësishme italiane, ka përqëndruar dje vëmnedjen e saj drejt zgjedhjeve që u mbajtën në Shqipëri.
Kështu e ka nisur artikullin e vet “La repubblica”. “Do të rinovohet parlamenti, në të cilin do të zgjidhet dhe kryeministri i Shqipërisë, duke i dhënë vendit zhvillim dhe fund krizës politike. Synohet një parlament i rinovuar, që do të fus vendin në Bashkimin Europian, duke i dhënë fund njëherë e mirë krizës politike.” E përditshmja on-line vazhdon të citoj më tej epërsinë që kandidati i Partise Demokratike, Sali Berisha ka krahasuar me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, duke nënvizuar këtu mandatin e tij 8 vjeçar si dhe dominimin në skenën politike qysh në 1990. Në Shqipëri funksionon sistemi proporcional rajonal, ku do të zgjidhen 140 deputetë për një mandat katër vjeçar, dhe garojnë më shumë se 7 mijë kandidatë.
Ansa.it
Nuk mund të qëndronte pa komentuar, procesin elektoral të zgjedhjeve dhe faqia e mirënjohur “ansa”. Kjo faqe përgëzon shqiptarët për qetësine e votimit pavarësisht incidenteve.
“I përgozojë shqiptarët për mënyrën e votimit në mënyrë paqësore, pasi incidenti i ndodhur nuk ndikoi në proçedurën elektorale.Gianni Pittella pohon se populli shqipëtar ka të drejtë të zgjedhë në mënyrë demokratike përfaqësuesin e tij, duke proçeduar më pas në unionin europian. Kualicioni i djathtë me në krye Sali Berishën ndodhet përballë kreut socialist Edi Rama, duke luftuar për fitoren e postit të Kryeministrit të Shqipërisë.Të dyja palët kanë komentura rezultatet e exit poll-eve, duke spekulluar fitoren në bazë të rezultateve.” shprehet “ansa”.
Reuters: Shqipëria evitoi recesionin
Agjensia Reuters është fokusuar më shumë në procesin paszgjedhor. Në faqen e vet on-line gjendej një shkrim i madh që ishte fokusuar në optimizmin e partive që pretendojnë të qeverisin vendin. Reuters preferoi që të publikonte deklaratat e dy partive që vetëm pak minuta pasi u mbyll procesi i votimit mbajtën konferenca për shtyp ku tregonin për triumfin në zgjedhje. Ndër të tjera Reuters komentoi edhe sfidat që presin qeverinë e re. Reuters nënvizonte faktin se Shqipëria ndryshe nga Greqia dhe Italia ka mundur që ti shmanget recesionit.