Kanë kaluar vetëm dy ditë nga zgjedhjet elektorale në Shqipëri. Si në çdo katër vjet, në votim mund të shkojë çdo person me shtetësi shqiptare, duke përfshirë këtu edhe një shtresë mjaft të rëndësishme për vendin, që janë të rinjtë mbi 18 vjeç. Megjithëse kanë hedhur votën për herë të parë, të rinjtë e kanë ndalur me kaq interesin e tyre zgjedhor, duke frekuentuar kafenetë, klubet si çdo ditë tjetër të zakonshme. Vihet re që lokalet vazhdojnë të mbushen plotë e përplot nga të rinjtë, të cilët e kanë kryer detyrën e tyre qytetarë. Ndërkohë që votat vazhdojnë të numërohen nga komisionerët, duke u rrethuar nga forcat e rendit për të garantuar sigurinë, janë të rinjtë ata që nuk duan t’ia dinë shumë se deri në ç’gjendje është numërimi. Vihet re një gjendje festive nëpër rrugët e Tiranës nga Partia Demokratike. Makina që enden rrugëve në orët e para të mëngjesit, tregojnë euforinë e të rinjve shqiptarë. Aktivë si përherë në rrjetet sociale, ata komentojnë duke ruajtur me fanatizëm parimet e tyre.
Lokalet
Në kryeqytet lokalet pas zgjedhjeve vazhdojnë të jenë të tejmbushura nga të rinjtë dhe jo vetëm. Duke menduar se vëmendja është tek zgjedhjet elektorale të vitit 2013, televizionet janë të përqendruar tek mediat të cilat japin informacion të herëpashershëm për rezultatin e zgjedhjeve. Në çdo lokal të Tiranës, dëgjohen të dhënat më të fundit të numërimit të votave. Informimi i situatës mjaftohet me kaq nga të gjithë. Zgjedhjet këtë herë nuk po marrin vëmendjen e duhur, si vitet e tjera.
Reagimi në media online
Më poshtë janë publikuar disa komente të qytetarëve në median online “ballkanweb”. Këto komente i përkasin lajmit që lidhet me exp-pollin në të cilën Partia Demokratike është në avantazh.
|
Rezultate jo të sigurta vetëm në qoftë se i vjedhin socialistet, dhe mos harroni se të gjithë ju që mbështesni Ramën sikur ta merrni ju do jeni si ata që ngelen si qenë. Se Rama është i çmendur pa bukë do ngeleni më keq se Greqia se Shqipëria është mirë kaloj një krizë botërore që përfshiu shumë shtete. Kur ta kuptoni Ramën do jetë vonë.
Sander |
Nuk çuditem nëse humb prapë Rama ia ka çu ngusht popullit tash sa vjet duke blloku gjithçka negativisht. Askush nuk i don njerëzit negativ. Askush nuk ka simpati për Ramën edhe nëse ka rezerva ndaj Berishës. Berisha ka ba gjana jo pak që në kohën e Fatos Nanos ku vlonte varfëria e korrupsioni. Nuk besoj se Rama fiton. Më pasë PS një tjetër kryetar, ndoshta kishte fitu. |
Ujku, Korçë |
Urime PD Shqiptare, poshtë PS tradhtare. Urime Dr. Berisha poshtë analfabeti Rama. |
Temperaturat e larta, rënie e lehtë
Termometri do të vazhdojë të tregojë vlera deri në 35 gradë celsius. Sinoptikanët thonë se reshjet e shiut nuk do të jenë prezente deri në fund të muajit qershor, me përjashtim të disa zonave malore në të cilat mund të ketë reshje lokale. “Parashikohet që të ketë rënie me 4 gradë, duke nisur nga dita e hënë deri në fund të muajit do të kemi rënie duke i çuar këto temperatura në tipike normale për muajin qershor, duke qenë se gjatë ditëve që kemi kaluar temperaturat kanë qenë 6 gradë më të larta se normalja. Vlerat maksimale do të jenë nga 38 në 34, në zona të veçanta edhe 35 gradë”, – thotë meteorologia Lajda Porja. Kjo verë, sipas meteorologëve, do të ketë vlera termike pak më të larta se mesatarja vjetore, ndërkohë që nuk do të mungojnë edhe valët e të nxehtit afrikan. “Parashikohet që edhe korriku edhe gushti t’i kenë të pranishme edhe valët e të nxehtit afrikan. Po ashtu nuk do të mungojnë edhe shirat. Do të kemi në 10-ditëshin e dytë të korrikut, ku shirat do të jenë tipike të stinës së verës, pra në formë rrebeshi. Do jenë episode të shkurta me rrebeshe shiu. Po ashtu edhe në gusht, sidomos pjesa e dytë e gushtit”, – thotë Porja. Ditët e fundit në vendin tonë kanë mbizotëruar temperatura tepër të larta, jotipike për muajin qershor, vlera e të cilave ka shkuar deri në 39 gradë celsius në zona të caktuara të vendit.