Reagimet e para Deputetët e PD-së, falënderime dhe mirënjohje për simpatizantët: Të shohim përpara

0
150

Ina Jano

breguBregu, Pollo, Imami, Doda, dhe Topalli mesazhe në rrjetet sociale për të gjithë mbështetësit demokratë, shprehin mirënjohje për punën e tyre

 

Duhej që numërimi i votave të zgjedhjeve të 23 qershorit të kalonte shifrën e 50 për qind të kutive në mënyrë që Partia Demokratike të thyente heshtjen që e kishte kapluar që pas të dielës. Dalja e fundit e përfaqësuesve të selisë blu përpara medias, ka qenë të hënën me anë të Majlinda Bregut zëdhënëses së fushatës dhe të qeverisë, por edhe me Gerti Bogdanin, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Duket se dita e djeshme ka shënuar edhe “përballjen” e parë me simpatizantët e PD-së të cilët 48 orët e fundit nuk dinin si të vepronin, lajmet për humbjen e zgjedhjeve vijonin të vinin, ndërsa nga ana tjetër asnjë reagim zyrtar nga partia e tyre.

E para ishte numri dy i Partisë Demokratike, zonja Jozefina Topalli, e cila me një status në Facebook, ka shprehur falënderim për përkushtimin, mundin dhe përgjegjshmërinë me të cilën këta simpatizantë mbrojtën alternativën e djathtë. “Falënderim dhe mirënjohje për çdo militant, anëtar, simpatizant e votues të Partisë Demokratike! Falënderim dhe mirënjohje për mundin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë absolute me të cilën mbrojtët alternativën dhe votën tonë. Me mirënjohje të pafund. Jozefina”, – shkroi dje Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë. Duket se edhe ministrat nuk vonuan të pasojnë deklaratën e nënkryetares së selisë blu. Edhe ministrat Arben Imami, Bregu, Pollo, por edhe deputetët Mesila Doda dhe Gent Strazimiri reaguan po ashtu në faqet e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook.

Ministrat

Ministri i Mbrojtjes dhe njëherazi kreu i listës së deputetëve për qarkun e Elbasanit, Arben Imami, i ka ftuar të gjithë demokratët që të gjejnë forcë tek historia për ta kaluar këtë ngjarje dhe për të parë përpara. Sipas Imamit duhen vlerësuar të gjitha ato që kanë ndodhur gjatë viteve të qeverisjes demokratike, duke përfshirë këtu edhe arritje të mëdha si NATO apo liberalizim i vizave me Bashkimin Evropian. “Falënderoj të gjithë zgjedhësit e Qarkut të Elbasanit që na votuan e na mbështetën, falënderoj numëruesit që mbrojtën çdo votë me dinjitet deri në fund, falënderoj strukturat e Partisë Demokratike për punën e kryer në këto zgjedhje duke i ofruar qytetarëve një pale zgjedhje shembullore të standardeve evropiane. I drejtohem të gjithë votuesve tanë duke i thënë se ne jemi krenar për të gjithë punën që kemi bërë gjatë këtij 8-vjecari qeverisje me Kryeministrin Berisha, bëmë gjithçka që ishte e mundur pavarësisht bllokimeve. Anëtarësuam Shqipërinë në NATO, MSA, liberalizuam vizat dhe përgatitem të gjitha procedurat e nevojshme për anëtarësimin ne BE, gje e cila duhet te përfundojë brenda ktij viti. Ajo që ne dhamë ishin dy palë zgjedhje ato infrastrukturore dhe ato ligjore që rritën investimet e huaja, duke i dhënë vendit një zhvillim që nuk e kishte parë historia. Kjo na jep forcë dhe na bën të ecim PERPARA”, – shprehet Imami. Ndërsa për ministren e Integrimit, një nga kritizeret më të ashpra të selisë blu në lidhje me bllokimin e procesit nga ana e socialistëve. Zonja Bregu gjen rastin të shprehë krenarinë e saj që është pjesë e kësaj force politike, ndërsa e çmon PD-në si një aset kombëtar. Ajo ndalet dhe në një moment tjetër në atë të Bashkimit Evropian. Duke sjellë në vëmendje kontributin që selia blu ka dhënë në këtë drejti, ajo thekson në statusin e saj se rruga drejt familjes së madhe evropiane është garantuar gjatë këtyre zgjedhjeve. Ministri Genc Pollo ka shkruar: “Zgjedhjet përfunduan, rezultati doli dhe për të do të flasim. Por tani është momenti për të falënderuar me zemër në dorë votuesit, demokratët, strukturat e Partisë Demokratike të Beratit e Shqipërisë për votën e për përkushtimin e tyre gjatë fushatës. Ka qenë një kohë e mrekullueshme komunikimi e përpjekje. Siç kanë qenë këto 8 vjet të qeverisë së PD-së me Kryeministrin Berisha një periudhë e artë për zhvillimin, begatimin e evropianizimin e vendit. Është koha për të shikuar së bashku përpara e me kokën lart”.

Deputetët

Deputetët Gent Strazimiri dhe Mesila Doda kanë shfaqur mendimin e tyre dhe qëndrimin në lidhje me situatën që ka pushtuar selinë blu. Duke mos e fshehur habinë e tyre për humbjen e zgjedhjeve, Strazimiri i ka ftuar të gjithë demokratët që të bëhen pak të djathtë në mendësinë e tyre. Ai ka shkruar një poezi të Fishtës të cilën e ka përshtatur në kontekstin aktual të zgjedhjeve. “Kjo është dita më e vështirë për militantët e Partisë Demokratike pas vitit 97′. Të dashur militantë, simpatizantë të PD-së….ditët e ardhshme do kemi mundësinë të reflektojmë mbi këtë votë të shqiptarëve. E vetmja gjë që dua t’ju them është që do jem me ju në çdo ditë të jetës sime, dhe do kërkoj vetëm të risjellim parimet e shenjta mbi të cilën ngritëm Partinë Demokratike të vitit ’90. Ne jemi dhe do jemi forca që sjellim progres në këtë vend! Do jem me ju për risjelljen e atyre parimeve që na bëjnë ta duam këtë vend të zhvilluar, demokratik, evropian!!!”, – është shprehur ditën e martë zonja Mesila Doda. Ajo ishte deputetja e parë e djathtë që mori guximin të thyejë akullin dhe të shprehet jo vetëm për gjithë mbështetësit e saj por edhe për tërë demokratët në mbarë vendin. “Falënderim dhe mirënjohje të thellë për 20981 qytetarët e Bashkisë Kamzë që votuan programin e Partisë Demokratike. Rezultat i shkëlqyer, 7500 vota më shume se koalicioni i majtë. Falenderim dhe respekt për të gjithë ata që punuan me mua dhe më mbështetën në këto zgjedhje. Do mbeteni në kujtesën time si heronj në këtë betejë të vështirë dhe bashkëpunëtorët më të mirë. Ju siguroj se do mbeteni miqtë më të mirë për mua dhe do bëj gjithçka për ju”, – reagoi mbrëmjen e djeshme deputeti Asllan Dogjani.

 

Ndjehem krenarë që jemi forca politike që me Sali Berishën në krye, shkëputi Shqipërinë nga diktatura me zgjedhje të lira, që i dha Shqipërisë mundësinë të jetë sot anëtare e denjë e NATO-s dhe nesër e BE-së, rrugën drejt të cilit e garantoi strandardi i këtyre zgjedhjeve. PD është aset kombëtar dhe ne, anëtarët, mbështetës e votues të saj, jemi vendosmëria për të ecur PERPARA! – Bregu
Ka çu fjale Fishta prej vorrit:
“Ma late Shkodrën në dorë t’horit”

Shkodër moj e uruar..
kush ti ndyu ato duar..
kush të nxiu faqen ty
kush ti mbylli ato sy..
Ti ke ken burrnesh e madhe
ke kalu vujtje dhe halle
Ti “Rilindje” ke ba me mot
por jo ketë që bane sot.
Sot në murin e kalasë
lujtën paret e dynjasë
para t’pista, para vorrit
që i more prej dors t’horit.
Kush i mori ato pare
ska burrni e nuk ka marre
se nuk shitet dinjiteti
për karrige të nji shteti..
Ah moj Shkodër,
Shkodër moj
kush kaq bukur të mashtroj
ah moj Shkodër,
Shkodër moj
fisnikria sot mbaroj.

 

 

Të vegjlit e djathtë

Gati të punojmë për një opozitë të fortë

Aleatët e Partisë Demokratike të cilët sipas marrëveshjes parazgjedhore me këtë forcë politike u bënë pjesë e listave të selisë blu, tashmë janë gati që të pranojnë pozicionin në opozitë. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar krerët e partive të vogla të djathta të cilët kanë nënvizuar se do të jenë në krah të Partisë Demokratike për të bërë opozitën gjatë katër viteve të ardhshme. Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi janë shprehur dje se kanë një mesazh për të gjithë ata që janë gdhirë në opozitë, por që janë duke u joshur nga mundësia për të kapërcyer në anën tjetër. Analiza e humbjes nis nga situata ekonomike e gjithsecilit, blerja e votës, arroganca e një pjese të qeveritarëve dhe se si janë sjellë demokratët me ta. Sipas mendimit të tyre Sali Berisha është i nevojshëm pasi ata mendojnë se shumë prej tyre nuk kanë qenë më ritmin e Kryeministrit. Ata theksojnë se bashkëpunimi më i madh mes anëtarëve të koalicionit do të japë frytet e veta që në zgjedhjet vendore të vitit 2015.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency