Merkatoja e Evropës vazhdon, ja lëvizjet

0
152

realiJurges Veizaj

Merkatoja duket se po vazhdon dhe po nxjerr ne lojë emra lojtarësh që nuk ishin dëgjuar më parë.Emrat më të spikatur janë Higuain, Tiago Silva por edhe El Sharaji që mund të lëvizi drejt bluve të Murinjos.

 

Kanë filluar ditët e nxehta të verës dhe bashkë me to po nxehet edhe merkatoja e futbollit në europë. Dy klubet gjigandë spanjoll Real Madrid dhe Barcelona janë ato që dna të bëjnë dhe blerjet e fundit e fundit.Nga Anglia pritet që ekipi i Venger të lëvizi letrat për të përforcuar klubin, ndërsa  Celsi duhet të bëjë disa lëvizje pasi në krye të stolit ka ardhur portugezi Murinjo.Ndërsa në Itali “Zonja e vjetër” është ajo që po kërkon një sulmues.

 

Higuain pret sinjalin nga Arsenal

 

Polemikat për lojtarin argjentinas duket se janë mbyllur.Arsenal duket si klubi që I është afruar më shumë “Higuanitës” që kërkon të lëvizi nga klubi madrilen pasi nuk dihet më i rëndësishëm.Pritet që londinezët të marrin shërbimet e sulmuesit në momentin që ato do të bëjnë një ofertë të mirë për Florentino Perez.Lojtari po pret me ngulm një sulm nga Venger që pritet të jetë përfundimtare për fatin e lojtarit. “El Pipita” është optimist por nuk do të shfaqet I kënaqet para kohe pasi mund t’i ndodhi ajo që i ndodhi me bardhezinjtë që i afruan lojtarit kontratën por që oferta nuk qe e mjaftueshme për t’i blerë kartonin.Por topçinjtë duken sit ë gatshëm dhe nuk do të bëjnë të njëjtin gabim që bënë italianët dhe do arrijë të japi ofertën prej 30 milion eurosh.Babi I lojtarit Horge bashkë më vëllain e tij po arrijnë në marrveshjen e duhur me brtnaikët.Tashmë duket se telenovela e sulmuesit është e mbyllur me galatikët, kjo pasi ai nuk e shef më veten si pjesë në ekipin e parë.Trajneri i ri i ardhur në krye të pankinës Karlo Ançeloti e pëlqen lojtarin por ai nuk e sheh si zgjedhje të parë kur vjen puna te formacioni.Italiani ka si opsione më të mira Benzema dhe talentin e ri Morata që mund të japin më shumë rezultat.

 

 

 

Barcelona bën përpjekjen e fundit për  Tiago Silvën

 

Klubi katalanas është i vendosur t’i shkojë deri në fund përpjekjes për të marrë Tiago Silvën.Drejtori Blaugranas Raul Sanllehi është i vendosur në Brazil këto ditët e fundit për të bindur lojtarin, që si operacion duket shumë i vështirë. Ai kërkon që të bisedojë me agjentin e lojtarit Paulo Tonieto dhe me vëtë lojtarin për të arritur në një akord që mund ta sillte mbrojtësin në “Kamp Nou”.Por klubi spanjoll e di që kjo është shumë e vështirë.Pikë së pari sepse Paris Sen Zhërmen që lojtari nuk do të largohet nga klubi po nuk u pagua shifra prej më shumë se 40 milion euro.Gjatë prezantimit që bëri dhe trajneri më i ri i ekipit francez Lorent Blank në konferencën për shtyp presidenti Al Khelaifi bërë një deklaratë shumë të drejtpërdrejtë. “Ibrahimoviç dhe Silva do të qëndrojnë në klub deri në fund të kontratës”. Por duket se Barcelona po vazhdon të përpiqet për të realizuar marrveshjen pasi shpreson se ata do të arrijnë që të bindin lojtarin.Kjo situatë do bënte më pas që parizienët ta kishin shumë të vështirë mbajtjen e brazilianit.Drejtori Sanlehi në të njëjtën mënyrë arriti që të realizonte edhe kontratën më talentin Nejmar duke qëndruar në Brazil për më shumë se tre javë.Por tashmë është një sfidë e re dhe është një ndër mbrojtësit më të mirë të botës.Gjithashtu ai do të përpiqet edhe për ta bindur lojtarin që të bien dakort mbio pagën që ai do të marri.Një pikë kritike për tu zgjidhur.Kjo pasi lojtari merr plot 8 milion euro nga sheikët, një shifër që do ta bënte lojtarin e dytë më të paguar të Barcelona.Por duket se blaugranasit nuk janë të gatshëm të afrojnë këtë shifër.Këtë gjë e ka deklaruar dhe vetë presideti Sandro Rosell që ka deklaruar “Ai ka një pagë të cilën ne nuk mund ta përballojmë.Qëndrori është kërkesa numër një e Tito Vilanovës që nuk do ta shpërdoroji por do që të përdori të gjitha letrat.

 

 

 

Bojan Kërkiç në negocime me Betis

 

Betis duket se do që të afrojë pranë klubit talentin që tashmë luan të Milan Bojan Kërkiç.Klubi spanjoll do që ta sjelli lojtarin për ta bërë yllin e skuadrës në sezonin që vjen .Sipas lajmeve nga mediat spanjolle marrveshja midis lojtarit dhe klubit duket se po avancojnë.Sulmuesi kërkon që mos

të rrijë në hije dhe këtë sezon prandaj do që të zhvendoset për të gjetur hapësira në formacion të parë.Shifra e blerjes së kartonit thuhet se është në shifrën e 15 milion eurove.Lojtari përflitet që do të marri në sezon një pagë prej tre million euro në sezon që do ta ktheji në lojtarin më të paguar.Lojtarët që kapën shifrën e një million eurove në këtë ekip janë Ruben Kastro dhe Verdu por që pritet të thyen nga spanjolli.

Murinjo shton në listë El Sharauin

 

E ardhmja e El Sharajit vihet në udhëkryq. Kjo ka ardhur pas deklarimeve të Galiani që deklaroi se ka skuadra të cilat po studiojnë terrenin për të negociuar për italianin me origjinë egjipitiane. Sipas mediave britanike mendohet se portugezi e sheh lojtarin si një mundësi për të zvëndësuar Fernando Torres.Kjo dhe për arsyen se mbi spanjollin po vijnë oferta të mira nga Arsenali kështu që tekniku do ta lëshonte lojtarin. Arsenal duke qënë se është drejt mbylljes së marrveshjes më Higuain kërkon edhe një përfrocim tjetër në sulm.Spanjolli I cili gjatë kësaj kohe ka qënë i angazhuar në kupën e konfederatave nuk e di se ku mund të jetë e ardhmja e tij. Mou shifet se do të mbajë në pozicionin e sigurt pesë lojtar Ceh ,kol dhe lampard bashkë me Oskar. Kështu që një ofertë e mirë do ti hapte dyert spanjollit për të sjelle talentin milanez.

Juventus dhe Jovetiç afrohen

 

Juventusi dhe Fiorentina rikthehen bisedemieve për talentin Jovetiç nëpërmjet agjentt të tij.Bisedimet kanë 72 orë që po kryhen dhe pritet që të dali diçka në dritë.Ndërkohë që nga klubi bardhezi atë që po merren me negociatat janë Marrone dhe Xhabdiani.20 milion është shifra që kërkohet nga skuadra e lelajtë.Duke qënë lojtarit i mbaron oferta pas një viti, drejtuesit nuk do duan që ta lëshojnë me parametra zero kështu që pritet të pranojnë ofertën e torinezve.