“Profesionet e rregulluara, si mjekësia, stomatologjia, farmacia, mësuesia, arkitektura, veterinaria, mami, infermieria, fizioterapia dhe inxhinieria kërkojnë përfundimin e një programi të ciklit të dytë, përpara dhënies së provimit të shtetit”
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbylla e vitit akademik 2012-2013, Ministria e Arsimit ka filluar të këshillojë studentët lidhur me hapat që duhet të ndjekin për të zgjedhur masterin. “Për studimet e ciklit të dytë nuk ka kufizime të moshës apo të kohës që nga diplomimi në ciklin e parë (bachelor). Duke plotësuar kriteret ju mund të studioni edhe degë të përafërta ose të ndryshme nga ajo e ciklit të parë të studimeve”, – thuhet në udhëzimin e MASH. Profesionet e rregulluara si mjekësia, stomatologjia, farmacia, mësuesia, arkitektura, veterinaria, mami, infermieria, fizioterapia dhe inxhinieria kërkojnë përfundimin e një programi të ciklit të dytë, përpara dhënies së provimit të shtetit.
Përpara zgjedhjes:
– Bazuar në interesat tuaja për të ardhmen sigurohuni për domosdoshmërinë e studimit të një programi master dhe pyesni sa studentë diplomohen në këtë program dhe sa prej tyre janë punësuar.
– Informohuni për bashkëpunimin ndërkombëtar të shkollës, si dhe për mundësinë e transferimit të studimeve apo krediteve tuaja në shkolla të tjera brenda apo jashtë vendit.
Mbi profesoratin e shkollës
Shkolla e lartë duhet të ketë pedagogë të kualifikuar, me tituj akademikë si “Doktor”, “Profesor i asociuar” dhe “Profesor”.
– Interesohuni për pedagogët e lëndëve të profesionit, si dhe botimet e tyre. A japin mësim pedagoge të huaj?
– Pyesni studentët aktual nëse janë të kënaqur me pedagogët.
– Pyesni për tekstet mësimore që përdorin pedagogët, dhe për çmimet e tyre.
Mbi kujdesin ndaj studentëve
Informohuni nga shkolla, si dhe pyesni studentët aktualë:
– Si funksionojnë Programet e Udhëheqjes, mbrojta e temës dhe zyra e këshillimit te karrierës.
– A janë studentet aktual të kënaqur me shkollën që kanë zgjedhur?
– Vizitoni sallat, laboratorët dhe bibliotekën, mjediset e praktikave mësimore lidhjen me internet për të gjithë shkollën.
– Informohuni mbi tarifat e studimeve. Të veçanta për shkollat e larta private
Mbi statusin ligjor të shkollës së lartë dhe të programit të studimit
Shkollat e larta dhe programet e studimit duhet të jenë të licencuara me vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Pas licencimit, shkollat e larta dhe programet akreditohen nga Këshilli i Akreditimit, me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.
Prandaj, përpara zgjedhjes:
– Kërkoni nga shkolla e lartë: Vendimin për licencimin e programit të studimit, si dhe Urdhrin e Ministrit për akreditimin e programit.
– Sigurohuni që programi i studimit të jetë i akredituar përpara lëshimit të diplomës.
– Klikoni gjithmonë faqen e internetit të APAAL www.aaal.edu.alose (www.mash.gov.al), për të parë statusin ligjor të institucionit.
– Pyesni nëse kreditet (ECTS) që fitoni aty, janë të transferueshme ne shkolla te tjera te larta brenda ose jashtë vendit.
Mbi lidhjen e kontratës
Nëse ju vendosni të studioni në një shkollë të lartë private, kontrata që lidhet mes jush dhe shkollës, duhet të jetë në favorin tuaj. Mos filloni studimet pa kontratë!
– Sigurohuni që kontrata të lidhet përpara fillimit te studimeve, në prani të noterit, të ketë terma të qartë për shërbimin që do të merrni, si dhe për format e pagesës së tarifës së shkollimit.
– Sapo të regjistroheni kërkoni numrin e matrikullimit. Ky numër del edhe në diplomën tuaj.
– Tarifa e shkollimi vendoset sipas cilësisë së diplomës që ofrojnë dhe nuk paguhet përpara marrjes se shërbimit. Kërkoni që në kontratë të vendosen kushtet për të drejtën e çregjistrimit tuaj, nëse shkolla e lartë nuk përmbush detyrat e përcaktuara në të.
– Interesohuni për detyrimet që ka shkolla e lartë ndaj jush, nëse ajo, për shkaqe të ndryshme, ndërpret veprimtarinë e saj.
– Nëse konstaton që shkolla e lartë nuk ofron cilësinë e premtuar të studimeve dhe kushtet e parashkruara në kontratë, kërkoni menjëherë të çregjistroheni.
Telefonatat roaming, ulen çmimet në BE
Kostoja e përdorimit të një telefoni celular në një vend tjetër të Bashkimit Evropian do të bjerë përsëri të hënën. Kufijtë e ri të BE-së hyjnë dje në fuqi dhe do të zvogëlojnë çmimet e telefonisë celulare ose marrjes së thirrjeve jashtë vendit. Ajo gjithashtu do të ulë kostot e qasjes në internet. Për gjashtë vitet e fundit BE-ja ka qenë e detyruar t’i mbajë poshtë çmimet duke vendosur një kapak mbi ofruesit. Kostoja për të bërë thirrje telefoni celular jashtë vendit të vetë personit, e njohur si roaming, ka qenë tradicionalisht shumë e lartë. Shkurtimet e fundit hyjnë në fuqi të hënën, kur kostoja maksimale për të bërë një telefonatë do të bjerë nga një e pesta deri në 24 euro cent një minutë ose vetëm mbi 20p, plus normën e TVSH-së të zbatueshme në vendin përkatës në BE.
Rikthehen temperaturat e larta
Pas disa ditësh të freskëta janë rikthyer temperaturat e larta në vend. Rritja është ndier gjatë ditës së djeshme dhe do të ndjehet dhe sot. Sipas meteorologëve temperaturat do të pësojnë rritje në ditët në vazhdim dhe do të arrijnë pikën maksimale gjatë fundjavës. Ndërkohë rastet e rritjeve të temperaturave në botë kanë filluar të ndjehen disa ditë më parë. Dhjetëra persona në perëndim të SHBA-së ditët e fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, shkaku i vapës ekstreme, derisa në Las Vegas u shënua edhe viktima e parë. Zyrtarët nga shteti i Nevadës supozojnë se trupi i personit të moshuar, i cili u gjet në shtëpi pa kondicionues të ajrit vdiq si pasojë e vapës, ndonëse edhe më herët kishte probleme shëndetësore. Mediat amerikane kanë raportuar se edhe 34 persona janë hospitalizuar pasi që morën pjesë në një koncert të ambient të hapur në Las Vegas. Krahas kësaj, shkaku i valës së vapës në spital përfunduan edhe disa qytetarë të Los Anxhelosit. Pritet që gjatë këtyre ditëve në disa pjesë të SHBA-së temperatura të arrijë në 54 gradë celsius, e që është afër rekordit botëror.