Infertiliteti tek meshkujt, në rritje. Andrologu: Shqiptarët, indiferentë

0
557

infertShtimi i infertilitetit, sipas specialistëve, ka shkaqe të shumta, një ndër të cilat është edhe konsumi i alkoolit në sasi të mëdha

 

Sedër mashkullore, neglizhencë apo siklet. Këto janë disa nga arsyet që meshkujt anashkalojnë andrologun, duke e quajtur absurde një vizitë tek a. Sipas andrologut Evin Dani, meshkujt shqiptarë e ndiejnë të kërkojnë ndihmë vetëm atëherë kur nuk shohin rrugëzgjidhje tjetër përveçse andrologut. Kur aktiviteti i tyre seksual nuk është në nivelin e duhur dhe partnerja nuk kënaqet, atëherë meshkujt fillojnë të shqetësohen për gjendjen e tyre.
Statistikat zyrtare flasin se rreth 10% e meshkujve deri në moshën 50 vjeç në vendin tonë janë impotentë. Po kështu, 50% e problemeve të të mospasurit fëmijë në çift, vijnë pikërisht nga meshkujt impotentë. Infertifilteti në vendin tonë paraqitet në shifra të larta, pavarësisht përpjekjeve që mjekësia ka ndërmarrë. 15% e meshkujve vuajnë nga varikocela, anomali në venat e testikujve që çon në infertilitetin tek meshkujt ose pamundësinë për të pasur një trashëgimtar. Kritokida është një tjetër arsye e infertilitetit. 1-3 e meshkujve vuajnë nga ky problem. Tekstikujt e fshehur nuk evidentohen që në lindje sepse mjekët neonatal nuk bëjnë kontrollet e nevojshme që në lindje, 6 muaj apo deri në 3 vjeç që kjo anomali është e dukshme. Po ashtu edhe nënat tregohen pak të vëmendshme ndaj kontrolleve të herëpashershme tek të vegjlit. Për të ulur sterilitetin tek meshkujt mjekët androlog thonë se duhet kontrolle të vazhdueshme.

Alkooli

Shtimi i infertilitetit, sipas specialistëve, ka shkaqe të shumta, një ndër të cilat është edhe konsumimi i alkoolit në sasi të mëdha. Abuzimi me alkoolin sjell çrregullime të ndryshme në organizëm, ndër të cilat dhe ato në marrëdhëniet seksuale tek meshkujt. Alkooli çon në degradim të dëshirës seksuale duke dëmtuar hormonet mashkullore. Përdorimi mbi 40 gramë alkool i pastër në ditë shkakton interferencë mbi testosteronet. Ndërsa, konsumimi i më shumë se 80 gramë alkool të pastër në ditë çon në reduktimin e prodhimit të testosteronit.

 

Kënaqësia seksuale

Të sjellit në jetë të një fëmijë është bekim, pasi jo çdokush e ka këtë mundësi. Shumë çifte vuajnë mungesën e një fëmije për arsye nga më të ndryshmet. Sipas studimeve të fundit shkencore, mënyra e kryerjes së marrëdhënieve seksuale ka ndikim të drejtpërdrejtë në mundësinë e të pasurit një fëmijë. Sipas një profesori britanik, sa më e madhe të jetë kënaqësia e provuar nga femra gjatë marrëdhënies, aq më të mëdha janë shanset për të që të mbetet shtatzënë. Pra, me pak fjalë, nuk është i rëndësishëm vetëm fakti i marrëdhënies, por i cilësisë së saj dhe mbi të gjitha, i arritjes së orgazmës nga femra. Orgazma tek meshkujt është thelbësore për shtatzëninë, sepse pa të, nuk ka prodhim sperme, por një rëndësi të veçantë specialistët i kanë dhënë edhe orgazmës femërore. Ideja e një marrëdhënie të kënaqshme nga të dyja palët shërben si faktor për shumë mjekë të cilët merren me studimin e infertilitetit. Profesori për të zbuluar më tepër rreth lidhjes së kënaqësisë me infertilitetin, realizoi disa teste me pacientë të ndryshme. Objekti I këtij studimi ishin gratë, të cilat do pyeteshin për shkallën e kënaqësisë seksuale, duke u përgjigjur sa më drejtë pyetjeve. në Rreth 1000 gra janë marrë në pyetje duke u ndarë në tre grupe kryesore, sigurisht në varësi të përgjigjeve. Në grupin e parë futeshin gratë, të cilat kishin partnerë krejtësisht të shëndetshëm dhe në dukje fertilë, por që pavarësisht gjithë kërkimeve për shëndetin, nuk kishin ndonjë shkak të dukshëm dhe të diagnostikuar për infertilitetin që demonstronin. Në grupin e dytë futeshin gra me bllokim apo dëmtim të tubave fallopianë, çka do të thotë që sperma nuk arrin që të depërtojë dhe të arrijë tek veza, për ta fekonduar dhe si pasojë infertilizimi nuk ndodh. Ndërsa në grupin e tretë futeshin gra, të cilat nuk kishim arritur që të kishin fëmijë, për shkak të problemeve hormonale, ose për shkak të partnerëve që kishin probleme me përbërësit e spermës.

Rezultati

Nga studimi doli se gratë e grupit të parë kishin marrëdhënie intime me partnerin që nuk u falte kënaqësi duke përjetuar orgazëm shumë rrallë. Tek këto gra nuk kishte shenja infertiliteti. Ajo që ishte e papritur në këtë studim ishte zbulimi se gratë që kishin probleme për shkak të bllokimit apo dëmtimit të tubave, përjetonin një kënaqësi më të madhe se gratë e dy grupeve të tjera. Sipas një teorie, muskujt e vaginës dhe të barkut kontraktohen, ndonjëherë shumë, gjatë orgazmës dhe në këtë mënyrë në uterus hyn një sasi më e madhe sperme. Ajo që dihet është se gjatë orgazmës, lëshohet në organizëm një hormon që quhet Oksitocinë, që veç të tjerash, jep edhe kënaqësinë e madhe fizike që përjetohet. Sipas disa biologëve që merren me çështjet e evolucionit, kënaqësia e provuar nga orgazma ka të bëjë me rritjen e dëshirës për të bërë më shumë seks, e si pasojë rritjen e mundësive për të mbetur shtatzënë, që çon në riprodhimin dhe ruajtjen e species. Lidhja e fertilitetit dhe kënaqësisë seksuale është një çështje që has kundërshti në ambientet shkencore, sepse nuk është e verifikueshme e gjitha si teori.

Zgjidhja

Pas konstatimit të problemit, duhet bërë konsulta me mjekun përkatës që është andrologu për meshkujt. Pas konsultës me mjekun nëse çdo gjë është në rregull atëherë do ju rekomandohen disa ndryshime në mënyrën tuaj të jetesës. Paraprakisht duhen bërë analizat për të hequr çdo dyshim të mundshëm për infertilitet. Analizat që duhen bërë nga çdo mashkull që has vështirësi në jetën e tij seksuale janë: Spermogrami – ose testimi i spermës, analiza për klamidia. Përveç zgjidhjeve mjekësore infertiliteti mund të kurohet dhe me regjim ushqimor që janë: hekur, bulmetet me yndyrë të plotë, aktiviteti fizik, pesha trupore normale, ambiente jo të ndotura.

 

Zjarr në Repartin e Pediatrisë në QSUT, evokim në kohë pa pasoja

Reparti i Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, Tiranë është përfshirë dje nga flakët e zjarrit. Nga ky incident nuk janë shënuar viktima por vetëm dëme material. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende me dije, ndërkohë policia po vazhdon me hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Zjarri i rënë në bodrumin e Pediatrisë, ka krijuar panik tek pacientët dhe familjarët e tyre, të cilët janë nxjerr në oborr, duke u evokuar në kohë. Flaka nuk ka qenë me intensitet të lartë, por tymrat dhe gazrat kanë bërë që punonjësit e zjarrfikëses dhe policia të evakuojnë fëmijët dhe stafin jashtë ambienteve të Pediatrisë. 2 makina zjarrfikëse kanë mundur të shuajnë plotësisht flakët në Repartin e Pediatrisë duke shmangur kështu një incident fatkeq.

 

 

Korçë

Temperaturat, rëndohet shëndeti mendor

Temperaturat e larta të stinës së verës kanë rënduar gjendjen e personave me aftësi të kufizuar mendore. Këtë fakt e pohojnë mjekët e stafit të Qendrës Komunitare të shëndetit mendor në qarkun e Korçës. Mjekët pohojnë se pacientëve psikotikë skizofrenë në këtë stinë u rëndohet sëmundja. Ata bëhen më ngacmues e të papërmbajtur. “Këshilla për këta persona, natyrisht nën kujdesin e Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor, është të shmangin qëndrimet e gjata gjatë ditës në diell, duke shfrytëzuar mjediset ku ka gjelbërim dhe ambient të qetë”, – pohon Roland Lalaj, psikiatër në Korçë. E kundërta ndodh me të sëmurët depresivë, tek të cilët ngrohtësia e diellit ndikon pozitivisht në gjendjen e tyre shëndetësore. Nisur nga kushtet specifike që ndikojnë tek këta të sëmurë 13 punonjësit e kësaj qendre kuruese: mjekë, infermierë dhe punonjës socialë, më tepër se gjatë stinëve të tjera, tani kanë afruar shërbimin e tyre nëpër familje me qëllim që t’jua lehtësojnë jetesën.

 

Porti i Durrësit, fluks emigrantësh

Mbi 6 mijë emigrantë kanë hyrë në vendin tonë nëpërmjet portit të Durrësit në 24 orët e fundit. Për të përballuar fluksin nga ana e policisë së kufirit është shtuar numri i sporteleve, nga 8 në ditë të zakonshme, në 12 në kohë fluksi. Ditët në vazhdim, porti i Durrësit do të përballet me një fluks edhe me të madh emigrantësh që do te kalojnë pushimet ne Shqipëri. Sezoni i verës ka rikthyer si çdo vit emigrantët nga vendet të ndryshme të botës drejt Shqipërisë. Fluksi në rritje i emigrantëve është konstatuar jo vetëm në porte, por edhe në pikat e tjera doganore tokësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency