Kequshqyerja Fëmijët, pre e ushqimeve të gatshme, jo të shëndetshme

0
552

Gestjana Musha

Shendetsi_Femija_Ushqim_230270385Mosha 4-10 vjeç është e rrezikuar nga ushqime si kruasantë, patatina, biskota, pije me gaz etj. Konsumimi masiv i këtyre ushqimeve i ka shndërruar fëmijët në vartës

 

Specialistë të fushës, dietologë këshillojnë në veçanti fëmijët, por edhe të rinjtë të tregojnë kujdes të veçantë ndaj ushqimit. Mosha më e predispozuar për t’u prekur nga kequshqyerja janë fëmijët, duke filluar nga mosha 4 vjeç për të vazhduar më tej deri tek ata 24 vjeç. Arsyet, sipas tyre, që çojnë drejt një ushqimi jo të mirë shëndetësor, janë nga më të ndryshmet, ku më kryesori është tërheqja ndaj ushqimeve të shpejta si ato të ambalazheve nëpër dyqane dhe fast food-et. Kequshqyerja përbën shkak për krijimin e një sërë sëmundjesh dhe lehtëson ndjeshëm përparimin e kancerit në trup. Për këtë arsye mjekët gjithmonë këshillojnë një dietë të gjerë ushqimi dhe shmangien e yndyrave apo produkteve të tjera që në sasi të mëdha janë të dëmshme për trupin.

Të prekurit         

Fëmijët janë ata që preken më tepër nga një problem i tillë, duke qenë më të ekspozuar ndaj ushqimeve të gatshme. Përgjithësisht, kjo grup-moshë është nën kontroll të vazhdueshëm të prindërve ose personave të tjerë adultë. Por kujdesi i tyre nuk pengon aspak fëmijët që të konsumojnë ushqime “false”. Mosha 4-10 vjeç është e rrezikuar nga ushqime si kruasantë, patatina, biskota, pije me gaz etj. Konsumimi masiv i këtyre ushqimeve i ka shndërruar fëmijët në vartës. Kjo grup-moshë gënjehet lehtë nga ngjyrat e bukura dhe paketimet e veçanta në formë lodrash. Prindërit janë të vetëdijshëm që fëmijët e tyre duhet të shkëputen nga ushqime të tilla, por problemi qëndron se si ata të arrijnë drejt kësaj shkëputjeje. Për të plotësuar ndoshta një kapriço të momentit rritet propabiliteti që një fëmijë të sëmuret shumë herë më shumë krahasuar me një fëmijë tjetër që konsumon ushqim vitaminoz dhe bio. Jo vetëm të vegjlit janë ata që preken drejtpërdrejt nga një dietë e keqe ushqimore, këtu hyjnë gjithashtu edhe nxënësit, studentët, të cilët shfrytëzojnë orën e pushimit mësimor për të konsumuar diçka. Zgjidhja dihet, fast food (sufllaqe, sanduiç, doner, byrek) dhe ushqim i ambalazhuar i gatshëm.

Fast food

Ushqim i shpejtë, që të zgjidh punë në moment. Kështu cilësohet nga konsumatorët e rregullt ushqimi i fast food-it. I përdorur, sipas tyre, në raste nevoje, emergjence, në mungesë të konsumimit të diçkaje më të shëndetshme. Arsyet e listuara nga studentët janë koha në dispozicion duke mundësuar një konsum të shpejtë si dhe ambienti. Në shoqëri funksionon arsyeja “ça ha njëri, ha edhe tjetri”. Ushqimi i shpejtë apo fast food është bërë pjesë e jetës në vitet e fundit, duke e bërë edhe më të vështirë të mësuarit e organizmit me ushqim të shëndetshëm.

Pasojat

Fillesa e shumë sëmundjeve e ka nisjen pikërisht tek kequshqyerja. Personat që nuk janë të aftë të kontrollojnë menynë e tyre ditore, bëhen pre e sëmundjeve kardiovaskulare, obeziteti, hipertensioni dhe kanceret e ndryshëm që mund të jenë fatalë për jetën. Sipas mjekëve, organizmi pëson çrregullime në momentin që konsumon ushqime false. Prandaj, sipas tyre, duhet treguar kujdes i veçantë ndaj dietës ushqimore, duke përzgjedhur ushqimin me më shumë proteina dhe vitamina. Probleme nuk hasen vetëm me shëndetin fizik, por edhe mendor pasi studiuesit kanë arritur në rezultatin që kequshqyerja çon drejt depresionit. Kilogramët e tepërt, për shkak të kalorive, i bëjnë njerëzit të ndihen inferior përpara të tjerëve.

 

Këshilla

Është e rëndësishme që çdo fëmijë të kuptojë rëndësinë e frutave dhe perimeve, por kjo jo gjithmonë është e mundur. Nëse keni problem që ta bëni fëmijën tuaj që të konsumojë ushqim të shëndetshëm, atëherë ekzistojnë disa mënyra që ta bëjë ata të konsumojë ushqimin e shëndetshëm, si p.sh. duke u bërë atyre pica me spinaq. Përdor emra qesharakë dhe argëtues për pemët dhe perimet. P.sh. brokolin mund ta quani në emër të ndonjë peme interesante, në mënyrë që ta bëni fëmijën tuaj të ushqehet me ta. Ju mund të lejoni fëmijën tuaj që vetë te zgjedhë perimet të cilat ai dëshiron t’i konsumojë, edhe në qoftë se juve nuk do ju pëlqejë zgjedhja e tij. Në këtë mënyrë gradualisht do ta bëni që fëmija të ushqehet shëndetshëm. Ushtrimi i aktiviteteve fizike si fitnes, palestër, vrap etj. Evidentimi i sa më shumë të jetë e mundur i fast food-ve. Konsumimi i frutave, perimeve, zarzavateve, lëngjeve të pasura me vitamina. Përdorimi i sa më shumë gatimeve shtëpiake me përmbajtje bimore ushqyese.

 

 

Faktorët që çojnë në konsumim të produkteve “junk” janë nga më të ndryshmet, duke filluar që nga:

Mungesa e kohës

Ushqim i shpejtë, mbushës

Stresi

Joshje për konsum

Varësi

Qëndrim i gjatë jashtë shtëpisë

Dembelizëm

Neglizhencë

 

 

 

 
Velipoja mbushet me turistë

Plazhi i Velipojës në Shkodër ka pritur këto ditë të korrikut një numër të madh pushuesish, të cilët kanë vendosur që të kalojnë ditët e pushimit pranë këtij bregdeti. I preferuar për rërën e nxehtë dhe ujin e ngrohtë, plazhi i Velipojës ka qenë një ndër më të frekuentuarit nga vizitorët. Pushues të ndarë në dy kategori gjatë vijës bregdetare të Velipojës. Pushues të pasur dhe të varfër. Megjithëse temperaturat dje patën luhatje, qytetarët vazhdojnë të frekuentojnë plazhin, për të pushuar.

 

Spitali i Durrësit, mungesë ilaçesh

Spitali i Durrësit po përballet me mungesën e një numri të madh medikamentesh. Shkak ndryshimi i procedurave për zhvillimin e tenderëve, kur pritet rritja e fluksit të vizitave në spital, shumë prej barnave mungojnë. Ne repartin e urgjencës ndonëse po trajtohen me prioritet pacientët që rrezikojnë jetën, një pjesë e barnave nuk gjenden as në këtë vend. Shefi i repartit thotë se këtë vit për arsye edhe të zgjedhjeve, janë vonuar tenderët.
“Janë marr masa që të përballohet kjo situatë. Kemi disa vështirësi të karakterit menaxherial, pasi këtë vit ndoshta për arsye të zgjedhjeve na janë vonuar një çik tenderët dhe ka vështirësi. Gjatë fushatës jepen shumë premtime, mjekësia falas etj., dhe kemi keqkuptime nga njerëzit, sepse jo për të gjitha rastet që vijnë në urgjencë, meritojnë shërbim urgjencë”, – tha Ashim Zogu, shef i repartit të urgjencës. Mungesa e ilaçeve është bërë problem edhe në repartet e tjera të spitalit rajonal të Durrësit dhe nuk ka një datë të saktë se kur do të furnizohet spitali me medikamentet që mungojnë.