Krimi ndodhi mbrëmjen e 30 qershorit Hodhi gruan nga kati i 9-të, lirohet nga gjykata Zef Lleshi

0
151

Sonja Caka

vendimGjykata e liron me argumentin: Nuk ka prova të mjaftueshme

Prokuroria kërkoi lënien në burg, u gjetën prova në trupin e të arrestuarit

 

Fiton lirinë katër ditë pas vrasjes së të shoqes, krim për të cilin dyshohet ai si person, por që për gjykatën provat nuk janë të mjaftueshme, pra indicet për të lënë në burg nuk janë shumë të mëdha. Me këtë argument, mëngjesin e djeshëm, 30-vjeçari Zef Lleshi, i shoqëruar nga avokati i tij, ka lënë qelitë e paraburgimit. Në asnjë moment të ngjarjes, si para arrestimit, ashtu dhe gjatë seancës së masës së sigurisë, i riu nuk ka pranuar të jetë ai personi që e shtyu gruan e tij, Silvana Hysenin, nga kati i nëntë i apartamentit ku jetonin. Brenda pak ditësh, i dyshuari kryesor dhe i akuzuar për këtë krim është çliruar nga akuza e “Vrasjes me dashje” të 31-vjeçares dhe ka riparë lirinë, duke e mbyllur paraprakisht këtë ngjarje si një vetëvrasje dhe jo vrasje. Ka qenë gjyqtari i Gjykatës së Monzës, Claudio Tranquillo, që vendosi ta lironte Lleshin.

Konflikti

Sipas mediave italiane, shqiptari 30-vjeçar e kishte njohur Silvanën, një prostitutë 31-vjeçare, 6 vjet më parë. Qysh prej kohës kur ishin martuar, ata jetonin në një apartament në rrugën “Einaudi” në Kolonjo (provincë e Milanos). Sipas dëshmive të fqinjëve, zënkat mes tyre ishin të shpeshta. Të dielën në mbrëmje ka nisur zënka e fundit, kjo për shkak të xhelozisë së Silvanës ndaj të shoqit, se kishte një të dashur në Shqipëri. Madje, sipas mediave italiane, Silvana kishte shkuar edhe në Shqipëri për të shkëputur të shoqin nga e dashura dhe për ta bindur të kthehej me të. Duket se Zefi është kthyer kundër dëshirë së tij dhe qysh prej asaj kohe zënkat vijonin mes tyre. Sipas hetuesve, 30-vjeçari ka lajmëruar mbrëmjen e ngjarjes urgjencën, duke u thënë se gruaja e tij ishte hedhur nga dritarja e katit të nëntë të pallatit ku jetonin. Por, versioni i vetëvrasjes nuk zgjati shumë, pasi, kur karabinierët mbërritën në vendngjarje, shumë prova çuan në një tjetër situatë, kishin të bënin me vrasje. Menjëherë e shoqëruan 30-vjeçarin në kazermë, ku zbuluan disa shenja në trupin e Lleshit dhe në këmishën e tij. “M’i ka bërë ajo ndërsa tentoja ta ndaloja. Ose më janë bërë kur shkova të kaloja gardhin për të verifikuar nëse ajo jetonte akoma”, – është shprehur 30-vjeçari Lleshi për gjykatën, kontradikta në deklarime që, sipas mbrojtësit të tij, janë bërë për shkak të shokut të pësuar prej momentit që pa gruan të hidhej nga dritarja e katit të nëntë të banesës ku jetonin. Megjithatë, sipas mediave italiane, dje, ndodhi ajo që nuk pritej në gjykatë. Gjyqtari i vlerësimit paraprak të akuzës e ka liruar, për mungesë të provave 30-vjeçarin Lleshi.

Reagimi

Mbrojtësi i Zef Lleshit, avokati Franco Mongiu, ka shpjeguar se seanca e vlerësimit të masës është bërë një ditë më parë, por vendimi i gjykatës është dhënë dje. Sipas avokatit, gjyqtari ka refuzuar kërkesën e prokurorit të Monzës, Alessandro Pepé, të lërë në burg klientin e tij, me argumentin se “nuk ka prova të mjaftueshme që provojnë fajësinë”. “Kur e takova për t’i komunikuar vendimin e gjykatës, Zefi më tha se nuk ishte duke menduar vendimin e gjykatës, por ishte ende nën shok pasi kishte parë të shoqen të hidhej nga dritarja e katit të nëntë të apartamentit të tyre”, – shpjegoi avokati Mongiu momentin se dhënies së lajmit për vendimin e gjykatës 30-vjeçarit.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së 30 qershorit në banesën e çiftit, në një provincë të Milanos. Nëna e viktimës dhe një mikja e saj italiane kanë rrëfyer për policinë raportin e dhunshëm mes çiftit dhe problemet që kishin. Policia ka dyshime se viktima ishte mjaft xheloze ndaj të shoqit, aq sa kishte udhëtuar javën e kaluar drejt Shqipërisë për të takuar atë që dyshonte se ishte e dashura e tij. Në pyetje janë marrë edhe fqinjë të çiftit, të cilët kanë konfirmuar zënkat e shpeshta mes tyre. Sipas tyre, burri kishte një të dashur në Shqipëri dhe gruaja e tij kishte shkuar deri në vendin e origjinës për të takuar këtë femër, ndërsa ka tentuar t’i mbushë mendjen të shoqit të kthehej sërish me të. Por, pavarësisht nga të gjitha, raporti mes tyre ishte mjaft i acaruar, derisa arriti në ngjarjen e dy netëve më parë. Pavarësisht nga tentativa e të shoqit për të fshehur këtë krim brenda familjes, kanë qenë dy dëshmi dhe disa prova që e kanë zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.

 

 

Itali

Masakra në Gorgo, Kasacioni prish dënimin për Naim Stafën

Naim Stafa mund të fitojë lirinë shumë shpejt. Gjykata e Kasacionit pranon ankimin e Naim Stafës, duke rikthyer edhe një herë procesin. Nëse brenda marsit të vitit 2014 nuk është dhënë vendimi përfundimtar për Stafën, i skadojnë afatet e paraburgimit dhe mund të përfitojë lirinë. Gjykata Supreme e Italisë pranoi kërkesën e avokatëve mbrojtës të Naim Stafës, i dënuar me burgim përjetë dhe i akuzuar për ideimin ngjarjes ku mbetën të masakruar çifti Guido e Lucia Pelliciardi, mbrëmjen e 21 gushtit të vitit 2007. Naim Stafa është dënuar me burgim përjetë në dy shkallë të gjyqësorit italian, ndërsa ankimimi i tij u pranua edhe nga Gjykata Supreme. Me këtë vendim, kjo gjykatë ai kthen edhe njëherë Gjykatës së Apelit të Venecias çështjen për rigjykim, ndërsa konsiderohet si një proc i minuar për shkak se duhet të nisë një vrap kundër kohës. Nëse brenda marsit të vitit 2014 nuk është dhënë një vendim përfundimtar, për 39-vjeçarin Stafa përfundojnë afatet e paraburgimit dhe ai rrezikon lirinë. Vendimi i ri i Gjykatës Supreme është shpallur në mbrëmjen e vonë të së mërkurës, ku është dhënë një verdikt i dyfishtë, rikthim në Apel për Stafën dhe refuzim të ankimimit për rumunin 25-vjeçar Alin Bogdaneanu, i cili është dënuar me 18 vjet burg. Për këtë të fundit, vendimi është përfundimtar. Por, ndryshimi u bë vetëm për ideatorin e grabitjes, Naim Stafën, e cila u vu në jetë edhe nga shoku i tij Artur Lleshi, i cili u vetëvra pak muaj më vonë në qelitë e burgut. Tashmë, gjyqtarët e Apelit të Venecias duhet të jenë të shpejtë. Më 4 shtator përfundojnë 6 vitet e paraburgimit për Stafën, ndërsa në mars të vitit 2014 skadojnë fare afatet e paraburgimit për të. Sipas mediave italiane, mbeten vetëm pak muaj për të shkuar deri te vendimi përfundimtar për Naim Stafën. Një skenar ky që po mban në ankth djalin e çiftit të vrarë, Daniele Pelliciardi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency