Si qeveriset një muze arti?!

0
222

muzeDrejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, z. Erzen Shkololli, do të marrë pjesë në konferencën e radhës të CIMAM – Komiteti Ndërkombëtar i ICOM-it për Muzetë dhe Koleksionet e Artit Modern. Lajmi bëhet ditur nga mediat e Kosovës, ku raportohet se CIMAM sot është organizata më relevante që përfaqëson dhe avancon interesat profesionale të sektorit të muzeut të artit modern dhe bashkëkohor. Në gusht të vitit të kaluar, Shkololli është ftuar të jetë pjesë e grupit të anëtarëve në mesin e drejtorëve të muzeve, kuratorëve të institucioneve të artit modern dhe bashkëkohor, dhe liderëve të botës së artit. Konferenca e këtij viti organizohet më 12-14 gusht në Muzeun e Arteve Bashkëkohore MAM Rio në Rio de Zhanejro. Nën titullin “Dinamikat e reja në muze: Kuratori, Puna e artit, Publiku dhe Qeverisja”, konferenca këtë vit do të fokusohet në dinamikat e reja të këtyre katër agjentëve kryesorë të muzeve ndërsa Shkololli do të përfaqësojë Galerinë Kombëtare të Kosovës në këtë konferencë. Kontributi më i rëndësishëm i CIMAM-it bëhet përmes konferencës vjetore të këtij komiteti e cila shërben si një burim i informatave për profesionistët e artit nga mbarë bota, duke ofruar mundësi të shumta për shkëmbim idesh dhe konceptesh rreth modeleve ndërkombëtare të praktikave më të mira muzeologjike, kuratoriale dhe artistike. Takimi, i cili mbahet çdo vit në një vend tjetër, fokusohet në një varg temash që përfaqësojnë nevojat e anëtarëve.

Gjatë nëntë viteve të fundit, konferenca ka adresuar çështje të tilla qendrore si “Arti në komunitetet e ndara”, Jerusalem 1999; “A ka dikush më nevojë për muzetë e artit bashkëkohor”?, Budapest 2000; “Misionet e muzeve dhe hapësirave alternative të mëdha dhe të vogla”, Barcelonë 2001; “Muzeu si deklaratë? Erozioni i rolit publik të muzeut”, Berlin 2002; “Teoria digjitale dhe teoria e gjenomit në artin bashkëkohor”, San Francisko 2003; “Peisazhi ndryshe i artit bashkëkohor në Azi”, Seul 2004; “Muzetë: Kryqëzimet në skenën globale”, Sao Paulo 2005; “Institucionet bashkëkohore: Në mes të publikes dhe privates”, Londër 2006; “Muzetë dhe trashëgimia universale: Institucionet bashkëkohore si prodhuese në kapitalizmin e vonë”, Vjenë 2007; “Forma e kujtesës: Muzeu dhe koleksionet e tij’, Nju Jork 2008; “Tregti e drejtë: Institucioni i artit në ekonominë e re”, Meksikë Distrikti Federal 2009; “Baza e përbashkët për muzetë në një shoqëri globale”, Shangai 2010; “Muzetë dhe qyteti”, Lubjanë, Zagreb dhe Sarajevë 2011 dhe “Muzetë përtej krizës”, Stamboll 2012.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency