James Gandolfini, protagonist i “Sopranove”, i ndarë nga jeta pas një infarkti më parë gjatë qershorit, nuk do të shqetësohet në atë botë për mirëqenien e dy fëmijëve të tij. Aktori amerikano-italian, i shuar në moshën 51-vjeçare, i ka lënë djalit 13-vjeçar Michael dhe të bijës tetëmuajshe Liliana nga 30 milionë dollarë për kokë, u mësua të enjten në zbulimin e testamentit dhe të ardhurave të lëna pas prej aktorit në formë depozitash, interesash apo aksionesh. Fëmijët do të trashëgojnë gjithashtu nga një vilë, që babai i tyre kishte blerë në Itali pak përpara vdekjes, por shtëpia në të cilën Gandolfini jetonte në SHBA do t’i kalojë vejushës së tij, 45-vjeçares Deborah Lin. Gandolfini u tregua shumë bujar edhe me sekretaren dhe ndihmësin e tij personal, të cilëve u la nga 100 mijë dollarë për kokë.