Gwyneth Paltrow ka folur për martesën e saj me Chris Martin (vokalistin e Coldplay) dhe është shprehur se vendimi për t’u martuar ka qenë më i miri që ka marrë ndonjëherë. Në një intervistë për revistën “Good Housekeeping”, aktorja hollivudiane tha: “Vendimi më i mirë që kam marrë në jetë është martesa me burrin tim”. Ndërsa kur u pyet për arritjen më të madhe në jetë, 40-vjeçarja deklaroi: “Dy fëmijët e mi janë suksesi më i madh. Po e shijoj shumë rritjen e tyre”.