Nis muaji i Ramazanit Muça: Njerëzit kanë nevojë për mëshirë, mirëkuptim e paqe

0
220

selimMyslimanët nisin agjërimin, sipas kalendarit

Sot është dita e parë e muajit të Ramazanit, në të cilin besimtarët myslimanë agjërojnë për 30 ditë që nga lindja e diellit deri në perëndim të plotë (nga syfyri deri në iftar). Gjatë këtij muaji besimtarët përmbahen rreptësisht nga ngrënia, pirja dhe kënaqësitë trupore. Kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, uroi besimtarët, duke u kujtuar se qëllimi i agjërimit është devotshmëria ndaj Zotit dhe objektivi final i tij, lumturia e njeriut. “Të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë, ju përshëndes me paqen dhe sigurinë, që vjen prej Allahut Mëshirues dhe ju uroj gëzuar e për shumë vjet muajin e begatë të Ramazanit. Ramazani është një kohë e bekuar, ku besimtarët reflektojnë edhe një herë mbi mendimet dhe sjelljet e tyre, duke kthyer dëgjimin më shumë se kurrë tek zëri i ndërgjegjes dhe tek melodia e zemrës. Devotshmëria ndaj Zotit është qëllimi i vërtetë i agjërimit dhe objektivi final i tij është lumturia e njeriut në të dy botët. Ne nuk duhet ta harrojmë se njerëzit sot kanë nevojë për mëshirë, për dashuri, për mirëkuptim, për paqe. Prandaj në muajin e Ramazanit të jemi më të vëmendshëm dhe të përkrahim njëri-tjetrin. Gjatë muajit të Ramazanit kërkohet më shumë drejtësi, sepse njerëzit bëhen më të ndjeshëm ndaj drejtësisë. Prandaj, të jemi të vëmendshëm që këtë muaj të ushtrojmë sa më shumë drejtësi në të gjitha punët. Edhe për ne shqiptarët Ramazani është i mirëseardhur në të gjitha vatrat tona dhe vjen me gëzim nga agjëruesit. Së fundi i lutem Zotit, që ky muaj të sjellë në familjen e çdo shqiptari paqe, qetësi dhe harmoni. Zoti Fuqiplotë e begatoftë popullin, vendin dhe kombin tonë. Paqe, mirësi e begati dhe Zoti u pranoftë agjërimin, adhurimin dhe të gjitha lutjet që do bëni gjatë muajit të Ramazanit”, – deklaroi Muça. Besimtarët myslimanë në të gjithë botën nisin sot agjërimin e muajit të Ramazanit, i cili përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, duke përcjell në çdo cep të botës mirësi, drejtësi, harmoni. Në përfundim të këtij muaji, myslimanët anekënd botës festojnë festën e Fitër Bajramin (Bajramin e Madh).

Kalendari i Ramazanit 2013 -1434

Agimi (syfyri ose imsaku) në ditën e parë nis në 03:06 dhe vazhdon me faljen e sabahut në xhami deri në orën 05:11. Oraret e faljeve janë dreka në 12:53, ikindia në 16:51, akshami (ose Iftari) në 20:23 kohë pas të cilës ata që kanë agjëruar, mund të hanë e pinë ujë. Falja e pestë, darka (jacia) është në 22:14. Oraret ndryshojnë sipas ditëve duke pasur rend zbritës dhe rritës me nga 1 ose 2 minuta në ditë, ku oraret e syfyrit apo agimit rriten, ndërsa ato të iftarit apo akshamit zbriten. Më datë 26 gusht është Nata e Kadrit, më e madhja, nata në të cilën, sipas fesë myslimane, libri i shenjtë Kurani zbriti në tokë. Llogaritja në minutat e lëvizjes së orarit të faljes nga pika e referimit – Tirana për disa nga qytetet e Shqipërisë është: Durrës + 2’, Shkodër + 2’, Vlorë + 1’, Lushnjë + 1’, Elbasan – 1’, Kukës – 1’, Peshkopi – 2’, Librazhd – 2’, Korçë – 5’ etj.

 

 

Sakrifica

Agjërimi për një mysliman nënkupton të mos hajë, të mos pijë, duke mos marrë asnjë ushqim në trupin e tij. Gjatë këtij muaji besimtarëve islamë privohen çdo lloj kënaqësie epshore nga syfyri deri në perëndim të diellit. Kjo përbën anën e jashtme të agjërimit, pasi në brendësi duhet pasur kujdes të veçantë për të mos rënë pre e gabimeve dhe mëkateve. Rregullat e brendshme që duhet t’i zbatojë çdo besimtar gjatë këtij muaji janë: të mos shikojë me epsh, të mos flasë dhe dëgjojë keq si dhe të mos bëjë punë të pahijshme. Përmes kësaj sakrifice njeriu bëhet më i lidhur dhe i varur nga Allahu, duke i shërbyer atij. Në këtë muaj besimtarët kryejnë vepra vullnetare dhe angazhohen në leximin e Kuranit, faljen e namazeve nafile (vullnetare) etj. Qëllimi i agjërimit nuk është stërvitja e trupit që të përballojë etjen e urinë, por stërvitja e trupit për të lënë gjërat e kënaqshme për të kënaqur Allahun. Kënaqësia që kërkohet është arritja e kënaqësisë së Allahut të Lartësuar.

 

Agjërimi

Agjërimi vlen për çdo mysliman të shëndoshë fizikisht dhe psiqikisht, që ka arritur moshën e pubertetit. Fëmijët nuk janë të detyruar, megjithëse e mira është të motivohen që të mbajnë aq ditë sa kanë mundësi. Personat e sëmurë, pleqtë, gratë shtatzëna, nënat me fëmijë në gji, gratë në menstruacione janë të çliruara nga detyrimi për të agjëruar muajin e Ramazanit. Shumë njerëz përmes agjërimit arrijnë në një qetësi të brendshme, që u ka munguar gjatë vitit. Trupi i agjëruesit gjatë këtij muaji provon një lloj ripërtëritjeje dhe ringjalljeje. Agjërimi e ngarkon trupin e njeriut me më shumë detyrime. Besimtarët gjatë këtij muaji bëhen më të durueshëm, më të tolerueshëm, pasi përballen me sfida që duhet t’i kalojnë paqësisht, duke i shërbyer Allahut dhe vetes.

Lutja
Çelja e iftarit bëhet zakonisht me hurmë apo me uji, gjatë të cilit lexohet duaja e Pejgamberit: “O Zot, për ty agjërova, në Ty besova, Ty të mbështetem dhe me riskun Tënd po çel iftar”. Pastaj thuhet: Bismil-lahir-rahmanir-rahim (Në emër të Allahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit). Menjëherë pas hapjes së iftarit, falet namazi i akshamit dhe më pas hahen ushqimet e përgatitura për iftar. Sipas traditës së Muhamedit, gjatë ramazanit bëhet hatme (leximi i plotë i Kuranit).

 

 

 

Turizmi në Kepin e Rodonit
Kepi i Rodonit, një nga zonat me monumentet më të rëndësishme të kulturës dhe historisë shqiptare tashmë mund të vizitohet lehtësisht. Kalaja e Skënderbeut dhe kisha e Shëna Ndout që ndodhen në pjesën më skajore të bregdetit të Durrësit është bërë e vizitueshme pas ndërtimit të një aksi të ri rrugor prej 5.6 kilometrash të gjatë. Duke filluar nga fshati Shetaj i Durrësit për të përfunduar pranë Kishës së Shëna Ndout, rruga është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit si pjesë e projekteve për zonat me potencial të lartë turizmi. Rruga e re kalon pranë Kishës së vjetër të Shën Ndout, duke u vizituar nga një numër i madh besimtarësh, por edhe më gjerë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency