Në ndryshim nga çdo familje tjetër ata janë të veçantë, sepse shtëpia e tyre është kudo e rrethuar nga kamera, të cilat pasqyrojnë gjithçka që ndodh në familjen Kardashian.
Këtë herë në emisionin shumë të ndjekur në botë por sidomos në Amerikë, “Keeping Up With Kardashians” u vunë re debate të shumta midis të dashurës së Kanye West, Kimit dhe motrës së saj më të madhe Kortneyt. Gjithçka nisi kur 30-vjeçari Scott Disick i cili është dhe i dashuri i Korneyt,filloi t’i qëndronte pranë Kimit më shumë seç duhej duke u përpjekur ti ngrinte humorin gjatë shtatzënisë së saj të vështirë. Dhe këtë e ka bërë duke e ftuar për dreka ose darka, duke i qëndruar afër pjesën më të madhe të ditës, dhe duke i folur me fjalë magjepsëse. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek e dashura e tij e cila nuk hezitoi të vraponte drejt tij dhe ti tregonte vendin që meritonte. Ai shumë i habitur shprehet se të gjithë këtë po e bën për të ndihmuar Kimin të kalojë diçka të vështirë sepse ajo kishte nevojë për ngrohtësinë dhe vëmendjen e të gjithëve në ato momente. Me sytë e errësuar nga xhelozia ajo nuk i besoi asnjë nga fjalët që ai përdori për të shfajësuar veten. Por episodi i serialit më të ndjekur të momentit i njohur dhe si The Kardashians, nuk përfundoi këtu. Kortney priti derisa motra e saj e vogël të vinte në shtëpi për ti treguar se çfarë ndjente. Pas shumë zënkash, dhe akuzash 32 vjeçarja Kim shpjegoi se nuk do ta bënte kurrë atë për të cilën akuzohet, ajo ndjehet mirë me babain e vajzës së saj Kanyen të cilin nuk do ta ndërronte me asnjë, dhe kjo ishte e tepruar. Fundin e vërtetë të zënkave e dha nëna e tyre Kriss Janner e cila arriti të vendoste paqe midis motrave dhe marrëdhënies së Cortneyt me Scottin.
Paris Hilton gjobitet në Beverli Hills
Aktorja Paris Hilton është gjobitur ditën e djeshme në Beverli Hills, pasi ka tejkaluar shpejtësinë. Një polic duket se nuk e ka marrë në konsideratë famën e saj dhe e ka trajtuar Parisin si një qytetare të zakonshme duke e gjobitur. Aktorja e veshur me rozë, flokë gërsheta dhe një palë syze dielli, nuk është shqetësuar shumë për këtë ngjarje pasi është fotografuar duke folur në telefon në momentin që polici plotësonte fletën e gjobës. Por kjo nuk është hera e parë që kjo gjë i ndodh asaj, pasi në vitin 2007 Paris ju hoq patenta dhe ju konfiskua makina për tejkalim shpejtësie dhe dhënie makine në gjendje të dehur. Ajo u detyrua nga autoritetet përkatëse të bëhej pjesë e një programi 3 mujor për njerëzit e alkoolizuar. Por për një multimilionere dhe pronare të një hoteli luksoz pagesa e një gjobe nuk është diçka për tu shqetësuar. Kështu që ajo nuk ka lejuar këtë ngjarje t`ia prishë ditën. Pasi disa orë më pas është parë e veshur me një fustan modern të shkurtër, duke shkuar për në kursin e saj të vallëzimit.
Minaj: Trajtojini meshkujt si kafshë shtëpie
Kësaj here është këngëtarja Nicki Minaj e përzgjedhura për të qenë në kopertinën e revistës amerikane “Marie Claire”, ku edhe ka realizuar një intervistë mjaft interesante. Ajo është shprehur shumë sinqerisht në lidhje me meshkujt dhe ka dhënë këshillat e saj për ti joshur ata. Këngëtarja 30-vjeçare ka tërhequr vëmendjen gjatë kësaj interviste, pasi dha një këshillë mjaft të veçantë në lidhje me meshkujt. Ajo tha se ata duhen trajtuar si kafshë shtëpiake. “Mos i shkoni nga pas asnjë mashkulli. Kushtojini më shumë rëndësi shkollës. Meshkujt i dashurojnë femrat e pavarura. Ata janë si fëmijë për sa i përket dashurisë. Gjithashtu iu pëlqen ti trajtosh si kafshë shtëpiake, për shembull si qen”, – është shprehur Nicki Minaj, transmeton “BW”. Ylli i rrymës hip-hop u shpreh edhe në lidhje me karrierën e saj. Ajo tha se i pëlqen shumë edhe aktrimi, por sigurisht pas muzikës. Ajo dëshiron qe të nxjerrë fillimisht edhe tre albume të tjera dhe më pas t’i përkushtohet aktrimit.
Aniston martohet në dimër
Dy të dashuruarit Jennifer dhe Justin pas shtyrjes së dasmës së tyre dhe pavendosmërive lidhur me vendin ku do të jetonin, duket se më në fund kanë marrë vendimin se kur do të martohen. Çifti mësohet se ka bërë kërkesë në një agjenci të famshme organizimi dasmash për në muajin Dhjetor. Të dy u pajtuan me mendimin se një dasmë dimërore do të ishte perfekte dhe shtëpia e tyre do të jetë në Kaliforni. Një burim i afërt me Justin ka thënë se pasiguritë dhe pavendosmëritë e tij nuk ekzistojnë më. Ai është tërësisht i dashuruar me aktoren dhe dëshiron të lidhë jetën sa më shpejt me të. Pavarësisht se 41-vjeçari nuk ishte dakord që ata të jetonin në Los Anxhelos ku dhe po mbarojnë rinovimet e pasurive të tyre 21-milionëdollarëshe, duket se është pajtuar me këtë ide, pa pasur rrugëzgjidhje tjetër. Dëshira e Justin për të jetuar në bregdetin lindor lidhet dhe me faktin se atje ka miqtë dhe pjesën më të madhe të familjes së tij. Kjo gjë e bën të ndihet shumë më mirë. Dëshira e Jennifer për të mos jetuar në Nju Jork ka shkaktuar pakënaqësi tek fansat duke menduar se ka diçka kundër, por në një deklaratë ajo shpreh të kundërtën si dhe konfirmon që në rininë e saj të hershme ka kryer studimet atje, por gjithsesi vendi të cilin e ndjen veten si shtëpinë e saj, është Los Anxhelos. Dëshira e aktorit për të kaluar pak kohë në Nju Jork duket se është dëgjuar, pasi mësohet se ai ndodhet atje ku po xhiron dhe filmin e tij më te ri, “HBO pilot The Leftovers”.
Tina Turner vendos të martohet 73 vjeçe
Këngëtarja 73-vjeçare, Tina Turner, ka vendosur të martohet me të dashurin e saj, pas shumë vitesh bashkëjetese. Çifti ka filluar të takohet që nga viti 1987 dhe duke qenë se Erwin Bach ishte përgjegjës për produksionin muzikor të këngëtares, takimet e tyre kanë qenë gjithnjë e më të shpeshta. Tina dhe Erwin kanë jetuar së bashku në Zvicër që nga viti 1995 . Ata thonë se betimet për dashuri të vërtetë dhe të përjetshme do t’i bëjnë në kështjellën e tyre në breg të lumit të Zyrihut. Gjatë dasmës, nusja do të veshë një fustan të Armanit që e zgjodhi gjatë një udhëtimi në Milano kohët e fundit. Sipas informacioneve mes mysafirëve të dasmës të cilëve u është kërkuar të vishen vetëm më të bardha, do të jetë dhe Giorgio Armani. Dhe të gjitha shërbimet e nevojshme që do të duhen për dasmën, do të bëhen nga restoranti i preferuar i nuses në Zurich. Kjo është martesa tjetër që Tina po bënë pas asaj që përfundoi pas shumë vitesh abuzimi nga ish bashkëshorti i Turner.