Aktori italian Michele Plaçido në kërkim të një aktoreje të huaj për muzën e tij, me gratë e Giussepe Verdit, ka zgjedhur në Itali për shfaqjen e tij teatrale aktoren shqiptare Luli Bitri. Ekskulizivisht për “standard” Bitri ka rrëfyer njohjen, dhe lidhjet që e çoi Plaçido në propozimin e tij, si e dashura e fshehtë në shfaqjen që do të jepet në Itali 9-10 gusht
Aktori italian Michele Plaçido në kërkim të një aktoreje të huaj për muzën e tij, për gratë e Giussepe Verdit, ka zgjedhur në Itali për shfaqjen e tij teatrale aktoren shqiptare Luli Bitri.
Një jetë dashurore, e fshehtë, sekrete e çmendur që e ka çuar të kompozojë muzikën më të lartë klasike. Kjo histori e përtej skenës, çfarë nuk njohim, e ka marrë për ta trajtuar në skenë teatri me regjinë e tij Michele Plaçido. Në këtë histori përfshin dhe aktoren shqiptare. Prej andej Luli Bitri nuk e ka të vështirë kontaktin me botën shqiptare, sa herë në Itali ajo ngjit shkallët e kinemasë. Janë pak të ngadalta por që shumë shpejt po i shndërrohen në ogure edhe për teatrin. Dje, e kontaktuar nga gazeta, aktorja na njofton se është duke punuar në një pjesë teatrale me aktorin e njohur, i njohur ne shqiperi si komisari Katani, Michele Plaçido.
Pjesa quhet “Un bacio sul cuore”, historia e Verdit dhe gratë e jetës së tij, ku Bitrit i është ofruar ky rol nga Plaçido, si regjisor i shfaqjes. Bashkë me aktoren e njohur italiane Isabella Ferrari, pjesa do të vihet në skenën e teatrit “Terme di Caracalla” në bashkëpunim me teatrin e Operas, në Romë, në 9-10 gusht.
“Unë do të interpretoj rolin e Tereza Stolz, një soprano çeke, muza e Giussepe Verdit”, na njeh Bitri me rolin. Kontakti i aktores shqiptare me Michele Plaçidon nuk është i rastësishem. Në festivalin e filmit “BA film festival” ajo është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e Mirë” per rolin protagoniste ne filmin “Dimmi che destino Avro” organizuar në Itali. Ne te njejtin festival Michele Placido fiton cmimin aktori me i mire i Tv dhe Fiction dhe filmi i prodhuar prej tij fiton si filmi me i mire. Ne kete rast aktori dhe regjisori Italian Michele Placido ka pikasur aktoren shqiptare duke i propozuar asaj rolin e Tereza Stolz ne shfaqjen e tij teatrore.
Bitri e tregon historinë e saj të njohur me Plaçido “ftohtë”, me emocionin e pritshmërisë në karrierën e saj, ndërsa provat kanë filluar prej disa ditësh. Përveçse regjisor Plaçido do të jetë edhe rolin e Giussepe Verdit. “Mesa duket ai ishte duke kërkuar një aktore të huaj dhe rasti e solli që më njohu në këtë festival”, ka thënë Bitri. Aktorja tregon se pas propozimit të Plaçidos është njohur me tesktin, për të bërë një ditë provë bashkë me aktoren italiane Isabella Ferrarin, aktore e njohur e kinemase dhe e teatrit Italian. Permendim ketu filmat: “LA grande bellezza “di Sorrentino, “ “Unn giorno perfetto “Ozpetek,etj. “Prova shkoi mirë dhe me besuan rolin e sopranos çeke, Tereza Stolz, e cilësuar si muza e Giuseppe Verdit, dhe e dashura e fshehtë e tij”.
Tereza Stolz , sopranoja te cilen do te interpretojë aktorja Luli Bitri ka qene protagoniste në pjesën me të madhe të operave të Verdit, si Aida, La forza del Destino, Don Carlos, Il Trovatore…
Tani për tani Bitri është e kursyer per te na thene me tej për karrierën dhe për rolin që do të luaj. Në Shqipëri, publiku e ka ndjekur Bitrit në film e teatër. Është parë shpesh si një nga aktoret me muzë erotike për regjisorët, të të dyja mediumeve. E ndoshta dhe në rastin e Plaçidos kjo do të ndodhë. Megjithatë në film “Amnistia”, Bitri ka pasur një vëmendje të madhe në festivale europiane,duke nisur nga Berlini, Franca, Rusiane te cilet eshte vlerësuar me çmim. Kjo i hapi portat që t’i jepte fatin e aktores së kërkuar, dhe që në një farë mënyrë të ndiqte vetë fatin e yllit të saj, siç po bën tani. Në teatër e kemi parë ne “Closer ” me regji te Kico Londos ne rolin e nje striptisteje, ne pjesën,”Me e vertete se e verteta” ne rolin e Cloes te luaj plot pasione, e dashuruar, me nje ndjeshmëri të skajshme; Kane qene keto cilesi ndoshta qe ka ndjerë dhe Plaçido ,per ti kërkuar “dorën” per te luajtur perkrah tij në teatër. Dhe jo ne nje teater te zakonshem, por ne nje teater me 2000 spektatore. Vetem dy jave me pare Bitri ka qene prezantuesja e “Ischia film festival”, hapjen e festivalit, ne edicionin e 13-të tij, me të ftuar regjisorë të famshëm si Kearostame, Billi August etj.. I tregon të gjitha këto si pjesë e përpjekjes pa bujë për të kapur çastin e saj në kinema, ku sigurisht nuk kalon pa rënë në sy. Ndërsa në Shqipëri do të jetë në shtator për të nisur xhirimet e filmit “Më në fund në shtëpi” me regji të Kreshnik Saraçit.
Violeta Murati
Luli Bitri: Muza e Verdit, e dashura e fshehtë e tij
“Prova shkoi mirë dhe unë mora përsipër të luaj në rolin e sopranos çeke, Tereza Stolz, e cilësuar si muza e Giuseppe Verdit, dhe e dashura e fshehtë e tij”.