Luan Rama: Asnjë vend në Evropë nuk e aplikon këtë standard, çështje që mbetet në diskutim

Gëzim Saliu

“Qëndrimi është shprehur nga Rama dhe LSI ka rënë dakord për të mos krijuar dy standarde”

 

tdi_314637113Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh dyshimet e para lidhur me marrëveshjen paraprake të nënshkruar mes dy forcave kryesore të koalicionit të majtë për ndarjen e mandati të deputetit nga posti i ministrit. Sekretari i përgjithshëm i kësaj force, njëkohësisht deputeti i qarkut të Tiranës, Luan Rama deklaroi dje se kjo marrëveshje parimore duhej ti ishte nënshtruar më parë një konsulte të gjerë. Megjithëse kjo marrëveshje cilësohet si përfundimtare, Rama theksoi se ajo mund të rishikohet konkretisht në momentin kur do të formësohet qeveria e re.  “Është një çështje që do duhej të ishte diskutuar dhe të ishte konsultuar më mirë në momentin kur u artikulua. Unë nuk di në Evropë të ketë vend tjetër që aplikon këtë standard me përjashtim të Francës. Është një problem për të cilin është shpallur një qëndrim nga kryetari i PS, me këtë parim ka rënë dakord dhe LSI për të mos krijuar dy standarde. Është një çështje që ndoshta do të shihet në mënyrë më konkrete në momentin kur do të formësohet realisht qeveria e re”, tha Rama për Ora News.

Mandati dhe qeveria

Për Luan Ramën, mandati i deputetit është një mandat i fituar me votë dhe si i tillë ai ka një rëndësi për përfaqësimin politik të qytetarëve.  “Mandati i deputetit është mandat përfaqësimi politik, mandat i fituar me votë dhe përgjithësisht gjykimi apo ndarja mes një mandati të fituar me votë dhe një mandati të marrë me emërim, logjika normale ta do të orientohesh drejt mandatit të përfaqësimit” u shpreh ai.  Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i LSI tha se forca politike që ai përfaqëson i sheh përgjegjësitë e njëjta si në qeveri ashtu edhe në Kuvend. “Angazhimet në grupin parlamentar dhe në qeveri janë një trupe e vetme, janë komplementare, janë plotësuese  dhe bashkëvepruese. Nga kjo pikëpamje nuk ika shumë rëndësi se ku do jetë njëri emër dhe ku do të jetë emri tjetër”, pohoi Rama. Sipas tij, LSI ka kapacitet e duhura intelektuale për të qeverisur vendin. Ndarja mes mandati të deputetit dhe postit të ministrit ishte një ndër iniciativat e bërë publike nga kreu socialist Edi Rama para zgjedhjeve. Kjo iniciativë mori formë në marrëveshjen e nënshkruar mes PS-së dhe LSI-së në Shkodër, ku në kartën e parimeve të funksionimit të aleancës, në pikën 5 të saj thuhet se palët kanë rëndë dakord për,: “Një ndarje të re të punëve mes legjislativit dhe ekzekutivit, duke i dhënë një vlerë të re mandatit të popullit Sovran qoftë në pushtetin legjislativ qoftë në pushtetin ekzekutiv, me qëllim që kontrolli parlamentar të marrë vlerën e munguar në këto dy dekada dhe përgjegjësia qeverisëse të fitojë një cilësi të re”. Po ashtu kjo çështje është rikthyer për diskutim edhe në takimin e dytë Rama-Meta, ku një nga pikat e shumëpërfolura ishte edhe ndarja e mandatit të deputetit me detyrat ekzekutive të ministrit. Megjithëse asgjë nuk u bë publike nga dy bashkëbiseduesit,  zyra e shtypit të PS-së theksoi se kryesocialisti dhe kreu i LSI-s kishin rënë dakord që asnjë ministër të mos mbajë mandatin e deputetit. Këtë iniciativë, të dy liderët e koalicionit të majtë e kanë cilësuar si një arritje të demokracisë dhe si një domosdoshmëri për ndarjen e pushtetit legjislativ me atë ekzekutiv. Ndërkohë, Rama ka shprehur bindjen për këtë nismë në mbledhjen e parë pas fitores së zgjedhjeve me grupin parlamentar, ku i ka bërë të ditur ligjvënëseve socialistë të zgjedhur më 23 qershor, se çdokush prej tyre që do të përzgjidhej për të drejtuar një ministri do të duhej të hiqte dorë më parë nga mandati i deputetit.

 

Situata në vend

Nishani takon sot Fullanin, Llallën dhe Zaganjorin

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, do të zhvillojë sot paradite, në selinë e Presidencës, një takim me disa krerë institucionesh në vend.  Mësohet se Presidenti do të ketë një takim pune me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, Kryetarin e Gjykatës së Lartë Zhezair Zaganjori, Nënkryetarin e KLD-së Elvis Cefa, Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla Kryetarin e KLSH-së, Bujar Leskaj dhe Inspektorin e Përgjithshëm të ILDKP-së. Takimi pritet të nisë në orën 11:00, ndërsa tema e diskutimit nuk është bërë e ditur.  Mendohet që krerët e institucioneve të vendit të raportojnë tek Kryetari i Shtetit për ecurinë dhe zhvillimet në sektorët që drejtojnë.  Ndërkohë ditën e djeshme, Presidenti i Republikës, i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Republikës Franceze, François Hollande me rastin e Festës Kombëtare. Në këtë mesazh, Nishani uroi popullin francez për festën kombëtare të Republikës së tyre dhe vlerësoi marrëdhëniet e miqësisë mes Shqipërisë dhe Francës. “Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Franceze, kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell Juve dhe popullit mik francez, urimet më të mira dhe më të përzemërta! Më lejoni, Shkëlqesi, të nënvizoj, me këtë rast se, ne vlerësojmë veçanërisht marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit me Francën dhe jemi të angazhuar për zhvillimin e zgjerimin e tyre të mëtejshëm në planin dy dhe shumëpalësh, në fusha me interes reciprok për dy vendet tona dhe në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë. Duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian, dhe me besimin në vazhdimësinë e mëtejshme të kësaj mbështetjeje, ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, pohoi në mesazhin e tij Presidenti Nishani.

 

Konfindustria kundër rikthimit të FMN-së: Pasoja negative, godet investimet e huaja

Konfindustria i kërkon klasës politike shqiptare, kryesisht forcave fituese të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 23 qershorit që të mos ketë asnjë ndryshim të statusit të tashëm këshillimor të pranisë së Fondit Monetar Ndërkombëtar. Pavarësisht këshillës së fundit nga ana e drejtueses në largim të Bankës Botërore në Shqipëri, Konfindustria vlerëson, se në kushtet kur vendi në gjithë periudhën e deritashme të zhvillimit të krizës globale financiare pavarësisht goditjeve të ndjeshme, nuk kaloi në asnjë vit në recesion teorik të ekonomisë, do të ishte krejtësisht e paarsyeshme ndryshimi i statusit të tashëm këshillimor i rolit të pranisë së FMN në vendimarrjen e politikave fiskale dhe ekonomike të Shqipërisë.“Aq më shumë mbështetet vlerësimi i mësipërm kur në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë vitit të fundit besimi i investitorëve financiare ndërkombëtare në letrat me vlerë të Qeverisë së Shqipërisë është në kahje të fortë rritëse, në ndryshim të qarte nga vendet e tjera ku pikërisht rënia e besimit përbënte arsyen thelbësore të rikthimit dhe forcimit të rolit të FMN në politikbërje. Shënojmë, se në ankandin e fundit të muajit korrik 2013 interesi bonove 1 vjeçare të thesarit arriti pikën më të ulët historike prej 5, 35%, duke dëshmuar edhe njëherë për besimin e investitorëve të huaj dhe vendore në aftësinë paguese të shtetit dhe ekonomisë shqiptare” thuhej në deklaratë. Më tej, Konfindustria vlerëson, se ndryshimi drejt forcimit të rolit të tashëm këshillimor të FMN në raport me Qeverinë Shqiptare, do të ishte jo vetëm pa asnjë përfitim të prekshëm, por mbi të gjitha do të prodhonte pasoja tepër të dëmshme në afatgjatë, duke goditur drejtpërdrejt dhe pa asnjë arsye politikën e tërheqjes së investimeve të huaja. “Sa më sipër, sepse natyrshëm investitorët e huaj do të krijonin dyshime për qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare” përfundoi deklarata e Konfindustrisë.

Zbardhet procedura e plotë, ja si do

Kërko