Çokollata mbron zemrën dhe shpirtin

0
155

1.3.1.3_1

Shkencëtarët kanë zbuluar se përdorimi i çokollatës, sidomos asaj të errët, në sasi normale, mund t’ju bëjë të ndiheni shpirtërisht më mirë. Gjithashtu, çokollata ndihmon edhe në përmirësimin e funksionit të endofinës në trupin tuaj. Edhe pse mund të dëgjohet e çuditshme, çokollata të mbron nga sëmundjet e zemrës. Oksidimi i kolesterolit LDL është një faktor i rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve koronare të zemrës. Ja ku janë shtatë arsye përse duhet të përdorim çokollatën, sidomos atë të errët, që bën mirë në organizmin tonë:

1. Lufton ankthin

Kjo ndodh pasi çokollata përmban acid valerik që njihet për efektet e tij qetësuese. Gjithashtu, sheqeri i çokollatës mund të ulë tensionin.

2. Redukton ndjenjën e urisë

Kjo, pasi përmban substanca kanabis, të njohura për ndikimin e tyre në zonën e trurit që kontrollon urinë. Kjo nuk është mënyra më e mirë nëse jeni në dietë, por nëse doni të merrni kile pas një sëmundjeje, çokollata mund t’ju shërbejë që të kontrolloni oreksin tuaj.

3. Eksiton organizmin

Çokollata përmban teobrimine, që stimulon organizimin, por na shton dhe dozën e nervozizmit, për shkak të kafeinës.

4. Krijon ndjenjën e mirëqenies

Aroma e çokollatës ngadalëson valët e trurit, duke na bërë të ndjehemi më të qetë. Kur hamë çokollatë, çlirohet endorfina në tru.

5. Nuk krijon probleme gjatë shtatzënisë

Çokollata është krejt e parrezikshme gjatë periudhës së shtatzënisë, por nuk duhet ta teprojmë me sasinë.

6. Rrit vitet e jetës sonë

Çokollata përmban antioksidantë të quajtur polyphenols, të cilët parandalojnë oksidimin e kolesterolit të dëmshëm. Këta antioksidantë janë të njohur edhe për të mbrojtur organizmin kundër kancerit.

7. Ndihmon në tretjen e qumështit

Duke zvogëluar intolerancën lactoze, stimulon aktivitetin e enzimës lactoze në zorrë, me qëllim që të honepset qumështit.

Si përfundim, një çokollatë e errët në ditë (me përmasa të vogla) sigurisht që na bën mirë dhe aspak keq.

 

Kuriozitete

1.   Kakaoja thahet për 7 ditë në diell para se të përdoret për çokollatë.

2. Çokollata nuk shkakton asnjëherë alergji.

3.   Femrat konsumojnë dy herë më shumë çokollatë se meshkujt.

4.   Çokollata është shumë e dëmshme për kafshët, madje qentë mund edhe t’i ngordhë.

5.   Çokollata nuk shkakton akne, ky është vetëm një thashethem.

6.   Napoleoni hante shumë çokollatë.

7.   Gjatë gjithë jetës një njeri konsumon 160 kg çokollatë.

8.   Ekzistojnë thashethemet se çokollata ul rreziqet e sulmeve në zemër.

9.   Rreth 90% e prodhimit të kakaos prodhohet nga familjet e ndryshme.

10. Çokollata është një industri e tërë dhe ka punësuar me mijëra njerëz në të gjithë

 

 

Si ta mbrojmë lëkurën nga veprimi i dëmshëm i rrezeve UV?

Rrezatimi UV është shumë i dëmshëm për organizmin e njeriut pasi mund të shkaktojë sëmundje serioze . Faktorët e dëmshëm të rrezatimit UV nuk varen vetëm nga ekspozimi në dielli, por edhe nga ndjeshmëria e lëkurës së individit. Gjatë ditëve të nxehta, ekspozimi në rrezet e diellit zmadhohet dukshëm. Për këtë qëllim, mbrojtja e lëkurës nga ndikimi i dëmshëm i rrezeve të diellit është tejet e nevojshme. Përveç preparateve për mbrojtje të lëkurës, me rëndësi është që në këtë periudhë të përdoret sasi më e madhe e beta karotenit, i cili mund të shkaktojë krijimin e melaninës (pigment në lëkurë) dhe ta neutralizojë ndikimin e dëmshëm të radikaleve të lira, e me këtë të zvogëlohet efekti negativ i rrezeve të diellit që gjithnjë e më shumë bëhen më të rrezikshme. Karotenoidet natyrale me shumë sukses mbrojnë lëkurën nga veprimi i rrezeve ultravjollce. Studimet kanë treguar zvogëlim të skuqjeve dhe djegieve në lëkurën e ekspozuar, ndërsa lëkura e personave të studiuar po ashtu është bërë më rezistuese ndaj rrezeve UV. Studimet shtesë të cilat kanë përfshirë personat që kanë përdorur si shtesë edhe vitaminë E dhe vitaminë C, kanë treguar efekt edhe më të mirë në mbrojtjen e lëkurës. Veçanërisht është vërejtur një efekt pozitiv tek njerëzit me lëkurë të ndritshme, andaj edhe preferohet tek alergjitë në diell. Beta karoteni është antioksidant më i njohur natyror që gjendet në shumë produkte bimore me ngjyrë të verdhë, të portokalltë, të kuqe dhe të gjelbër (karotë, spinaq, kajsi, mango, domate, spec).