Kola, operacionin e policisë e ndiqte nga valët e një radio

0
193

Elton Qyno

Zbulohet radioja e vogël dhe arsenal i armëve që kishte shqiptari. Snajperi e vrau me një goditje

Kërkime intensive në zonën e Sulit dhe Janinës për kapjen e Ilir Kupës, i shpëtoi rrethimit

 

Marjan Kola 2Një plumb i vetëm i ka marrë jetën Marian Kolës, shqiptarit të arratisur nga burgu i Trikallasë. Vrasja e tij, ka shumë mundësi që të jetë kryer nga një snajper i forcave speciale të policisë helene, në përpjekje për të çarë rrethimin. Marian Kola, është qëlluar për vdekje teksa ishte duke vrapuar, ndërkohë që nga përplasja me armë ka mbetur i plagosur një efektiv i forcave speciale. Ndërsa shoku i Marian Kolës, Ilir Kupa është larguar mes pyllit por që mendohet se ai është plagosur rëndë. Ekspertiza e kryer nga policia helene ka dalë në konkluzjonin se Kola është qëlluar me një plumb, ndërkohë që policia Greke ka përdorur 100 plumba. Shtypi Helen publikoi gjatë ditës së djeshme fotot e Marian Kolës së vrarë, ku me vete ai kishte një automatik me dy karikatorë të ngjitur, një granatë dhe disa ushqime, si dhe një radio dore, të cilën e dëgjonte dhe informohej me për lëvizjet e forcave speciale helene. Marian Kola kishte me vehte dhe një çantë, ku kishte ushqime. Sipas policisë Greke, nuk bëhet fjalë për ushqime të thata si fast-fude apo pica, por gjellra, duke lënë hyjë dyshime se dikush nga banorët e zonës, i ka strehuar dy shqiptarët. Kola është vrarë në fshatin Vrosnia, që ndodhet mes zonës së njohur të Sulit dhe Janinës.

Kërkimet për Kupën

Gjatë ditës së djeshme policia ka ngushtuar ndjeshëm rrethimin për kapjen e Ilir Kupës, dorës së djathtë të Marian Kolës, i cili u ekzekutua të dielën në mëngjes herët nga forca komandos të policisë greke. Ilir Kupa duket se ka shfrytëzuar mjegullën dhe errësirën dhe është larguar nga vendi i përleshjes, ndërkohë që policia ka intensifikuar operacionin për kapjen e tij. Rreth 600 metra nga vendi i përleshjes policia ka gjetur çantën e shpinës së Kupës, në të cilën kryesisht kishte ushqime. Gjithashtu policët kanë gjetur edhe jelekun antiplumb të të arratisurit shqiptar nga burgu i Trikallës, ndërkohë që ende nuk vërtetohet fakti se ai është i plagosur. Sipas oficerëve të policisë rezulton se ai është fshehur në një zonë të thyer malore dhe me pyjëzim të dendur, gjë që e bën pothuajse të pamundur diktimin e tij. Policia ka ngritur post blloqe dhe patrullon e kontrollon edhe “mizën” në rrugët e monopatet që të çojnë drejt kufirit greko- shqiptar. Nga ana tjetër sot kanë dalë në disa blogje disa fotografi me një kufomë, e cila supozohet se është e Marian Kolës. Policia mohon faktin se fotografitë janë nga vendi i përleshjes, po le pa prononcim mundësinë e fotografimit nga ndonjë polic të kufomës me celular dhe dhënien e fotove mediave internetike. Ministri i Rendit të Greqisë, Nikos Dendias, sot ka deklaruar se është i kënaqur për zhvillimin e operacionit. Ai ka përgëzuar policët për eleminimin e kriminelit të”rrezikshëm shqiptar, Marian Kola dhe ka deklaruar se plicia  greke as nuk do të qetësohet, e as nuk do të bjerë ë letargji nga vrasja e Kolës. Nuk ka vend për vetëkënaqësi. Ne nuk do të jemi të qetë derisa t’i arrestojmë të gjithë shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas,” ka deklaruar ministri grek.

 

Zjarfikësit shuajnë me vështirësi flakët

Merr  flakë shtëpia, pronari hidhet nga kati i 4-ër, e presin komshinjtë

Një apartament në katin e tretë të një pallati pranë spitalit të fëmijëve në Tiranë, është përfshirë nga flakët. Menjëherë nga banesa dhe pallati janë evakuuar banorët, ndërsa nga flakët e zjarrit dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në momentin kur flakët e zjarrit kishin përfshirë apartamentin në katin e tretë të pallatit, për shkak se zjarrfikësja po vonohej, një person i përfshirë nga flakët është hedhur nga kati i katërt për t’i shpëtuar zjarrit. Disa banorë kanë hapur tendën e një agjencie funerale që ndodhej në katin e parë për ta pritur atë. Fatmirësisht, personi ka shpëtuar me disa plagë të lehta, dhe menjëherë, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë së Tiranës dhe zjarrfikësja. Në apartamentin pranë pediatrisë së kryeqytetit, dy zjarrfikëse ndërhunë për neutralizimin e flakëve të zjarrit. Po në kryeqytet, një tjetër objekt është përfshirë nga flakët e zjarrit në Kamzë.

 

Djali: Babai vuante nga diabeti

Zhduket, ne rrethana misterioze Agron Sharra, familjan bën denoncim

Një person është shpallur i humbur nga familjarët e tij në kryeqytet. Bëhët fjalë për 60-vjeçarin Agron Sharra, për të cilin që prej ditës së premte nuk dihet asgjë. Familjarët e tij sqarojnë se 60-vjeçari nuk ka patur probleme dhe se është një njeri i rregullt.Djali i tij pohon se ai vuante nga diabeti dhe merrte insulin dy herë në ditë. Familjarët e 60-vjeçarit kanë bërë edhe një denoncim në komisariatin numër dy në Tiranë, por ende nuk është mundur të merret vesh asgjë për vendndodhjen e tij dhe nga ky momet ai është shpallur në kërkim kombëtar nga policia. Ndërsa është munduar që të kontaktohet edhe në telefon me 60-vjeçarin por që nga pasditja e të premtes ai del i fikur. Ndërkohë që një kallzim është bërë edhe në prokurorinë e Tiranës, ku shpresohet që me anë të tabulateve telefonike të arrihet në gjurmët e Agron Sharrës.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency