Mbrojtësi ka folur për të dy lojtarët dhe përforcimet e reja që kanë ardhur për këtë sezon te Juventus.
Merkatoja e këtij sezoni I ka dhënë një fytyrë tjetër Italisë në arenën ndërkombëtare të futbollit. Tashmë nuk mendohet më për një Seria A të lodhur pa emra cilësorë dhe që nuk të jepte asnjë emocion teksa e shihje.Gjëja e vetme që mund të jepte pak gezim ishte beteja midis Milan dhe Juve por dhe ajo nuk ishte në nivelet e kampionateve të tjerë.Përforcimi me emra të mirë lojtarësh nga ana e Napolit, Fiorentinës,Romës dhe Juvel po ringjall atë që quhet futbolli Italian.Presim që këtë sezon të shikojmë përballje emocionante që do të kenë shumë progtagonistë. Kampionia në fuqi është një ndër skuadrat që ka bërë supriza në këtë merkato. Përforcimi me emra të rinjë të skuadrës Torineze po sjell dhe një interesim më të madh nga mediat dhe nga publiku.Lorente,Tevez dhe Ogbona janë blerjet më të pikasura.Dy sulmuesat dhe mbrojtësi janë lojtar tepër cilësor qe I japin Kontes në dispozicion lojtar të frikshëm që mund të sjellin suksesin.Mbi këto blerje ka folur edhe mbrojtësi I Juves dhe i kombëtares italiane Xhorxho Kielini. Ai ka deklaruar “Tevez dhe Lorente janë duke e ambinetuar mjaft mirë, dhe mendoj se do jenë tepër të dobishëm për sezonin që vjen”.
Madje ai shpreson që të jenë mjaft të vlefshëm edhe për Çampions që është një trofe I munguar prej vitesh te bardhezinjtë.Mbrojtësi foli edhe për Ogbonën “Tashme është i ambjentuar madje nuk kishte ndonjë problem pasi kemi luajtur bashkë edhe në kombëtare” ka thënë një ndër shtyllat e skuadrës.Juvja është duke vazhduar turin e tyre përgatitior në kontinentin e largët amerikan.Dje lojtarët kanë pasur programe të ndryshme trjanimi dhe për këtë ka menduar tekniku Konte.Skuadra është e vendosur në ambientet e “Strandford Univeristy”.Dje ka vazhduar program me dy seanca stërvitore një në orën 10 të paradites, ndërsa tjetra në orën 5. Mbrojtësit kanë punuar më vete ku kanë filluar me disa lëvizje defensive. Ndërsa pjesa ofensive e skuadrës është marrë me skemat.
Ikardi: Shumë i gëzuar për golin
Mauro Ikardi benjamini i ri i skuadrës zikaltër.Kjo është fjalia që mbizotëroi pas ndeshjes që përfundoi në barazim më Hamburgun. Lojtari i ri deklaroi mbas ndeshjes : “U ndjeva i lehtësuar, nuk kisha shënuar më parë dhe për mua ishte një mrekulli që shënova golin e parë me fanellën e Inter. Guarin arriti që të më jepte një top shumë të bukur dhe për mua qe e lehtë që ta çoja në rrjetë.Arritëm që të luanim një ndeshje të bukur.Është pak e vështirë por tashmë gjendemi shumë mirë në fushë”.Pas tij erdhi dhe komenti nga tekniku i ri Maxarri I cili u shfaq I kënaqur me paraqitjen e skuadrës. “Sinqerisht mednoja se skuadra do të ndihej më e lodhur.Fatkeqësisht pësuam një gol në aksionin e vetëm të skuadrës kundërshtare dhe mu duk më shumë si një ngatërrim midis lojtarësh.E rëndësishme është se skuadra luajti mirë edhe pse ndeshja nuk ishte e lehet pasi në pjesën e parë kundërshtari ishte më lartë.Jam i kënaqur sesi ky grup po rritet” ka deklaruar ish tekniku u Napolit.
Për Bejl vjen thesi i dytë me 110 milion euro
Pasi Reali dha ofertën e parë për Uellsianin Bejl ajo u refuzua nga skuadra e Totenham. Por bosi Perez nuk ka ndërmënd të dorëzohet dhe lëshon një ofertë tjetër të kripur tashmë prej 110 milion euro. Një shifër me të cilën spanjolli kërkon të bëj goditjen e kësaj merkatoje.Trativa e shekulit duket se tashmë mund të vijë drejt fundit të saj.Shifra është e cmëndur për talentin Bejl i cili edhe vetë duhet te jetë i çuidtur nga gjithë ky operacion.Tashmë duket se galaktikët janë i vetmi ekip që mund të suportojë blerjen e lojtarit.Florentino Perez është gati të bëjë cmendurinë tashmë pritet vetëm përgjigja pozitive nga Totenahm
Murinjo: Gëzoj raporte të mira me Venger
Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinjo, ka bërë me dije se ai nuk ka asnjë problem me menaxherin e Arsenalit, Arsene Ëenger, duke e etiketuar atë si “good boy” .Të dy trajnerët janë përplasur në të kaluarën, veçanërisht gjatë sezonit të partë të portugezit në Angli, kur ky i fundit e kishte quajtur trajnerin e Topçinjëve, ‘soditës’. Megjithatë, Mourinjo thotë se ajo ka mbetur në të kaluarën dhe se tani gëzojnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.“Ai është djalosh i mirë. Kam pasur rastin ta njoh atë shumë më mirë kur u largova nga Anglia dhe pastaj fillova të takohem me të edhe në takimet e trajnerëve të Uefas, në Kampionatin Evropian dhe Botëror”.“Jam takuar me të disa herë, gjithashtu edhe kemi ngrënë darkë së bashku. Kur nuk jeni në të njëjtën ligë me një trajner dhe nuk luani kundër njëri tjetrit, është shumë më lehtë të njiheni me njeri tjetrin, është më lehtë të kesh marrdhënie të mira. Gjithashtu është më lehtë të flasësh për futboll. Ai është shumë djalosh i mirë”.“Unë e respektoj shumë atë dhe do ta bëj gjithmonë këtë. Ju siguroj se nuk ka asnjë problem mes nesh”, ka thënë Mourinjo në intervistën e tij .
Marko Verrati te Parizienët deri në vitin 2018
Marco Veratti, do ta rinovojë kontratën me gjigantin francez deri në vitin 2018.20 vjeçari i cili ishte parë si lojtari që do të shkonte mbas Ançelotit për të kaluar te Real Madridi, duket se është pajtuar që të nënshkruajë kontratën e re me klubin.“Marrëveshja me PSG-në është arritur. Marco Veratti do të qëndrojë deri në vitin 2018. Nënshkrimi i kontratës do të bëhet kur ai të kthehet nga ndeshja me Gabonin”, ka theksuar agjenti Donato Di Campli në Tëitter.Për Verattin pati interes edhe nga Napoli, që mendohej se do të bëntë një ofertë të majme për talentin Italian