Punët me vlerë në Shqipëri. Ja çfarë duhet për tregun e punës

0
251

Të gjitha këto fusha pritet të marrin një hov të madh me afrimin e Shqipërisë në BE, pasi mundësitë e punësimit do të jenë si brenda, por edhe jashtë vendit

 

job-interview-260Në kohën kur shumë të rinj nuk po gjejnë dot punë dhe shumë të tjerë janë duke zgjedhur degën që do të vazhdojnë, ka ende kohë për të kapur diçka të vlefshme. Ata të cilët ende nuk kanë vazhduar universitetin, mund të fokusohen në degë të cilat nuk “të lenë pa gjë”. Bëhet fjalë për fusha si ekonomia, financa, mësimdhënia, shkencat sociale, psikologjia, diplomacia, arkitektura dhe urbanistika. Në vendin tonë fusha e ekonomisë asnjëherë nuk të lë pa punë. Sektori privat, por edhe shtetëror kanë nevojë për sa më shumë ekonomistë, financierë. Po kështu bankat punësojnë një pjesë të mirë të të rinjve. Një tjetër fushë e cila po shikohet me dyshim, është mësuesia. Sipas specialistëve të arsimit, shumë shpejt mësuesit do të shndërrohen në kategorinë që do të paguhet më mirë në vendin tonë dhe do të punojë… vetëm 6 orë në ditë. Një tjetër fushë me rëndësi mbeten shkencat sociale. Pavarësisht se kohët e fundit është vërejtur një rënie të punësimeve në këtë fushë (për shkak të numrit të lartë të konkurrencës), përsëri mbetet një fushë që do të ketë të ardhme. Duhet theksuar se të gjitha këto fusha pritet të marrin një hov të madh më afrimin e Shqipërisë në BE, pasi mundësitë e punësimit do të jenë si brenda, por edhe jashtë vendit.

Çfarë kërkohet nga punëkërkuesit

Të jenë përgjegjës dhe të përgjegjshëm për të gjitha veprimet, të jenë të vetëmotivuar; të aftë për ndryshim dhe përshtatje, të kuptojnë dhe të dinë të japin. Të jenë të aftë të komunikojnë mire, të kenë dije për të gjitha aspektet e punës ato të përgjithshme dhe ato specifike, të jenë sipërmarrës dhe të tregojnë pavarësi në punë.

Të kuptosh sa i aftë je

Je i duruar me fëmijët? Mund të fillosh një shërbim kopshti pasdite. Madje mund ta bësh atë me nënën tënde, në se edhe ajo është e papunë. – Je i fiksuar pas pastërtisë, mund të hapësh një shërbim pastrimi për Shtëpi – Je i mirë për të mësuar, mund të mësosh fëmijët e tjerë të bëjnë detyrat e shkollës – Je i mirë për të gatuar, mund të bësh kek dhe biskota, reçel dhe turshi, apo të përgatisësh ushqime për festat në komunitet, për ditëlindjet e fqinjëve, apo t’i çosh tek dyqani i lagjes. Kush nuk do të donte të blinte ushqime të freskëta. – Di të qepësh, mund të hapësh një rrobaqepësi të vogël për qepje dhe riparime ose të mësosh të tjerët (shpesh njerëzit kanë nevojë të mësojnë edhe gjëra praktike si shkurtimi i një pale, arnimi, e qëndisura etj.).

 

10 këshilla për të hyrë në tregun e punës

-Shiko mirë tek vetja dhe përcakto aftësitë e tua më të mira. Bisedo me një mik, me një familjar, mësues, këshillues karriere. Ata mund t’ju ndihmojnë në këtë proces reflektimi.

– Gjithmonë hap pas hapi: mund të fillosh me një punë me kohë të pjesshme, dhe ndoshta edhe të paguar pak, por e cila të ndihmon të riforcosh aftësitë e tua më të mira, dhe të bën të fitosh edhe aftësi të reja. Kështu përgatitesh më mirë për tregun e punës.

– Mbaje gjithmonë të hapur komunikimin me kolegët dhe punëdhënësin. Puna është një proces i vazhdueshëm të mësuari.

– Vazhdo kërkimin në të gjitha fushat e mundshme. Mbi të gjitha vazhdo të kualifikohesh

– Fito aftësi të reja në punë, shiko nga të tjerët, mos ngurro të kryesh edhe detyra sfiduese.

– Shkruaj një CV shumë të mirë. Edhe pse jeni të rinj dhe nuk keni përvojë, CV-ja juaj do të duhet të tërheqë vëmendjen me aftësitë apo të veçantat tuaja të personalitetit, të cilat mund të jenë të vlefshme për vendin e punës në shqyrtim.

– Krijo sa më shumë lidhje: thuaj të gjithëve që ti po kërkon punë dhe që ke për qëllim të zhvillosh aftësitë e tua në një drejtim të caktuar. Krijo miq kudo, të gjithë duan të ndihmojnë një të ri të fillojë rrugëtimin e karrierës.

– Futu në programe trajnimi që kanë program të lidhur me punën, për të cilën po aplikon, ose në se ke mundësi regjistrohu edhe në një kurs profesional ndërkohë që punon. Kjo i jep besim punëdhënësit.

– Puno si vullnetar – tregohu i hapur për të filluar punë diku,e dhe pa para. Ka shumë fronte pune për t’u bërë vullnetar. Në shkollën tuaj, në kopshtet e kishës, në qendrën shëndetësore, në jetimoren e qytetit, në degën e Kryqit të Kuq. Puna vullnetare jo vetëm që ju jep aftësi, por ju njeh me njerëz dhe i bind ata për gatishmërinë tuaj për të punuar.

– Ji krenar për të gjitha përvojat e tua. Mos ki drojë t’i tregosh punëdhënësit se ke punuar në shtëpi, je kujdesur për motrat dhe vëllezërit, ke bërë riparime, ke ndihmuar me të mbjellat, etj. Punëdhënësi do të kuptojë se ju jeni i ri me interesa dhe mbi të gjitha dëshirë për të punuar.

 

Punët më të paguara në botë

Psikiatër, paga mesatare 169.479 dollarë
Mjek,paga mesatare: 152.768 dollarë
Dentist, paga mesatare: 126.134 dollarë
Drejtor, paga mesatare: 119.758 dollarë
Menaxher Inxhinieri, aga mesatare 117.552 dollarë
Farmacist, paga mesatare 107.490 dollarë.
IT-Menaxher, paga mesatare 101.244 dollarë
Inxhinier Softuerik, paga mesatare: 100.585 dollarë

 

Profesionet më të lakmuara në botë

– Këshilltar financash
– Shkencëtar mjekësor
– Inxhinier kompjuterësh
– Inxhinier mjedisi
– Biokimist
– Menaxher shitjes
– Epidemiolog
– Analist i sistemit kompjuterik
– Atlet
-Agjent dhe menaxher i artistëve dhe atletëve
– Menaxher marketingu
– Producent dhe regjisor
– Avokat
– Menaxher reklamash dhe promocionesh
– Analist menaxhimi
– Pilot
– Ekspert sigurimesh
– Menaxher shërbimesh shëndetësore
– Agjent shitjes dhe marketingu
– Menaxher financash

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency