Merkato, Levi kërkon 145 milionë euro për Bejlin

0
161

Përgatiti Altin Vorpsi

Levi ndërpreu pushimet familjare për t’u takuar me Bejlin, por pritet të rikthehet sërish në Florida. Ai do të takohet në SHBA me presidentin e Realit, Florentino Perez

 

Gareth-BaleVera pritet të jetë e nxehtë shumë për merkaton. Veçanërisht në aksin Londër – Madrid. Siç dihet fare mirë, “Don” Florentono po mendon t’i bëjë vetës një superdhuratë. Kjo e fundit ka një emër të qartë. Është Garet Bejl, mesfushori që për Totenhemin vlen plot 145 milionë euro.

Raundi i parë

Ashtu siç pritej, negociatat e para mes Bejlit dhe presidentit Levi kanë përfunduar pa sukses. Presidenti i Totenhemit la pushimet për t’u takuar me mesfushorin e tij, i cili kërkon të largohet te Reali dhe i ka dhënë përgjigje negative kërkesës së 24-vjeçarit për t’u larguar.

Faktori “P”

Uellsiani u shoqërua në zyrën e kreut të klubit në “White Hart Lane” edhe nga prindërit, por kjo nuk është se ndihmoi në bisedime. Sipas burimeve të mediave britanike, presidenti i Totenhemit kërkon ta poshtërojë Realin, duke i kërkuar 145 milionë euro për kartonin e lojtarit më të mirë të Premier Ligës.

Sakrifica

Levi ndërpreu pushimet familjare për t’u takuar me Bejlin, por pritet të rikthehet sërish në Florida. Ai do të takohet në SHBA me presidentin e Realit, Florentino Perez. Në Spanjë janë të sigurt se Spërsat do të pranojnë një ofertë prej 98.5 milionë eurosh, si dhe kartonin e njërit mes Di Marias ose Koentraos. Sipas tyre, gjithçka pritet të mbyllet brenda javës së ardhshme.

 

Konsiderata

Për numrin një të Realit të Madridit, Iker Kasijasin, do të jetë një kënaqësi të luajë përkrah Garet Bejlit, sepse ylli uellsian është një prej 3-4 lojtarëve më të mirë në kontinent. “Po flasim për një prej 3 apo 4 lojtarëve më të mirë të Evropës dhe është normale që emri i tij të diskutohet gjerë e gjatë në merkaton e verës. Ai është një futbollist, i cili ka të gjitha cilësitë që duhet të ketë një lojtar modern i kompletuar. Transferimi i tij është i komplikuar ashtu si çdo marrëveshje, por ne po flasim për një lojtar deciziv dhe unë jam i sigurt se Reali do të bëjë edhe një goditje në merkato përpara se ta mbyllë atë”, – tha kapiteni i Realit nga SHBA-ja.

 

 

 

Mynih

Pep, me pankinë më vete

Pas shumë ndryshimeve të skemave taktike dhe stërvitjes, trajneri Pep Guardiola ka vendosur të ketë edhe një pankinë më vete në “Alianz Arena”, ndryshe nga Jup Hejnkesi, i cili zgjodhi të qëndronte bashkë me lojtarët dhe Samerin. “Ishte dëshira e trajnerit që para ndeshjes në “Alianz Arena” të zhvendosej në kabinën e tij së bashku me stafin drejtues. Ai është mësuar në Spanjë”, – komunikon drejtori i mediave të Bajernit, Markus Hërvik.

 

Gjykata

Hënes akuzohet zyrtarisht për evazion fiskal

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, u akuzua zyrtarisht për evazion fiskal dhe shmangie të taksave. Pas tre muajsh hetime, hetuesit gjermanë dorëzuan në gjykatë një dosje voluminoze, në të cilën akuzojnë presidentin e Bajernit për shmangie të tatimeve në vlera të mëdha. Tashmë avokatët dhe përfaqësuesit ligjorë të Hënesit kanë një muaj kohë për t’i kundërshtuar akuzat dhe, më pas, gjykata të vendosë nëse çështja duhet të gjykohet apo jo. Mosdeklarimi i llogarisë bankare në një bankë të Zvicrës në vitet 2000-2009, i ka hapur telashe pronarit të fabrikës më të madhe të sallamit në Nuremberg. Shuma e parave në këtë llogari nuk është publikuar.

 

Drejtori Sportiv

Samer: Shvajni nuk diskutohet, është më i miri në botë

Për drejtorin sportiv të Bajernit, çështja “Shvajnshtajger” është një mungesë e theksuar respekti. Matias Samer e vlerëson zëvendëskapitenin e Gjermanisë si mesfushorin më të mirë në botë, prandaj nuk është dakord me dyshimet e fundit të medias, që aludojnë se mesfushori nuk e ka më të sigurt vendin e titullarit me Guardiolën. 28-vjeçari sapo është rikthyer në fushë nga operacioni në kavilje dhe ka humbur një pjesë të mirë të fazës përgatitore të Bajernit. Por, për drejtuesin e klubit, kjo nuk mund të vërë në dyshim rolin e tij të liderit në fushë, pavarësisht edhe shtimit të konkurrencës me ardhjen e Tiago Alkantarës. “Nuk ekziston asnjë çështje mbi Bastian. Kush thotë që ai do të qëndrojë në stol, thjesht nuk tregon respekt. Është mungesë respekti ta vësh në dyshim një lojtar të tillë. Për mua, Shvajnshtajgeri është mesfushori më i mirë në botë”.

 

Sqarimi

Nani do të flasë me Mojesin

Luis Nani ka ende shpresë që e ardhmja e tij mund të jetë te Mançester Junajtid. Mesfushori portugez tha se pas rikthimit të Mojesit nga turi, ai do të ulet dhe do të flasë me trajnerin për të sqaruar nëse ai është në planet e tij apo jo. “Është e njëjta skuadër si në sezonin e shkuar dhe shpresojmë që trajneri i ri të na ndihmojë të vazhdojmë të fitojmë. Të gjithë duhet të tregojnë vlerat e tyre, përfshirë edhe veten. Do të flas me Mojesin për të sqaruar pozicionin tim”, – tha 26-vjeçari. Monakoja njoftoi se Junajtid u ka ofruar Nanin, ndërsa skuadra të tjera të interesuara për të firmosur me talentin luzitan janë Roma dhe Gallatasaraji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency