Pse u quajt i rëndësishëm dërgimi i “spiunëve” britanikë në pashallëkun e Ali Pashës?!

0
202

Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët, na bën me dije studiuesi, apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

 

 

 

Dokumenti nr. 3:

Ali_PashaDokumenti i meposhtem, i muajit korrik 1804, eshte nje leter-porosi qe Ministri i Jashtem Britanik, Xhorxh Kaning, ia dergonte Kapitenit Lik. Ne thelbin e ketij dokumenti prezantohet qellimi i vertete i misionit dhe “vizitave” te Kapitenit britanik ne territoret ballkanike. Kjo mberritje dhe qendrim i gjate i ketij njeriu ne keto ane nuk kishte as motive romantizmi, as hulumtimi shkencor, historik, gjuhesor apo etnografik. Detyrat e marra nga institucionet me te larta britanike kishin karakter informativo-konspirativ. Padyshim qe Liku punoi me nje vullnet te admirueshem edhe ne fushen e kerkimeve historike, gjuhesore, arkeologjise, numizmatikes etj., por keto ishin prirje te tij personale. Kerkimet ne keto lemij nuk qene detyra te ngarkuara prej hierarkise institucionale britanike.

Produktin e kesaj pune qe lidhej me pasionin dhe dashurine e tij per historine, Liku e botoi ne disa vepra me tematike dhe subjekte te ndryshme, nder te cilat me e njohura “Travell in Northen Greece”.

Ndersa produktin e misionit te tij informativo-konspirativ Liku jo vetem nuk e botoi, por as e beri ndonjehere te njohur edhe mbasi ishte larguar perfundimisht nga rangjet e institucioneve ushtarake te shtetit anglez.

Ne kete dokument permblidhen ne menyre te kujdesshme porosite dhe detyrat konkrete qe iu ngarkuan Kapitenit Lik. Pershkruhen te gjitha hollesite e nevojshme per realizimin e misionit, pergjate udhetimit te tij nga Malta, ku gjendej baza ushtarake detare britanike, drejt ishullit te Sardenjes e me tej.

Eshte me mjaft interes te theksohet fakti se sa rendesi i kushtohej ketij misioni nga vete Ministri i Jashtem Kaning! Aq me shume rritet kjo vemendje, kur ne dokumentin e meposhtem, vihet ne dukje se me caktimin e Kapitenit Lik dhe misionit te tij ne Shqiperi ishte impenjuar personalisht Kryeministri Britanik.

Terheq vemendjen, po ashtu, kujdesi i treguar nga Kaning ne pershkrimet e hollesishme te itinerarit, te cilat duhet t’i ndiqte ne udhetimin e tij Liku, bazen nga duhet te nisej, mjetet qe do te perdorte per realizimin e udhetimit te tij, autoritet dhe rangjet ushtarake qe do te viheshin ne dispozicion dhe do te ndihmonin ate ne misionin e ngarkuar etj. Nje nder funksionaret qe Ministri i Jashtem e percaktonte nominalisht per te mbeshetur Likun, ishte Admirali i njohur i Flotes Luftarake Britanike, Lordi Nelson. Padyshim, keto fakte bejne te qarte se çfare rendesie ka pasur per qeverine dhe politiken britanike ky mision drejt Shqiperise.

Por, letra e meposhtme lidhet edhe me nje qellim tjeter te britanikeve, – me njohjen dhe studimin ne pikepamje strategjiko – ushtarake te ishullit te Sardenjes. Vleresimin e hollesishem te ketij terreni, Kaningu ia ngarkoi Likut per ta realizuar pergjate udhetimit te tij ne keto ane. Sikunder del nga vete permbajtja e letres, studimi i terreneve te ketij ishulli kerkohej per t’u perdorur ne rast nevoje te nje konflikti te mundshem naval mes britanikeve dhe francezeve.

Por, ajo qe e ben me te nevojshme pranine e kesaj letre ne kete botim, eshte fakti i emerimit te Kapitenit Lik prej Kryeministrit Britanik “ne Provincat Shqiptare, pra ne Preveze”. Prej ketu fillon rruga e gjate e pranise dhe e veprimtarise se ketij agjenti ushtarak dhe studiuesi te njohur neper trevat shqiptare, te cilin do ta hasim me intesivisht ne materialet ne vazhdim.

Dokumenti i meposhtem, ne origjinal ka shume pjese te korrigjuara, te prishura apo shenime ne ane te tekstit qendror. Ato dallohen qarte qe jane shkruar nga e njejta dore, e cila ka hartuar permbajtjen e dokumentit. Ne perkthimin tone nuk jane vene pjeset qe jane prishur dhe mbi te eshte vene kryq prej hartuesit te tekstit, megjithse vende vende ato jane te lexueshme.

 

 

Instruksione per

Kapitenin Lik per

Inspektori, Sardenja

 

Korrik 1804

 

 

Zoteri,

 

Do te ishte me mjaft vlera per nevojat e Madherise se Tij (Qeverise Britanike – IK) nje raport i hollesishem ushtarak mbi situaten aktuale ne ishullin e Sardenjes. Ai do te plotesonte   pt

kerkesat e nevojshme qe ka aktualisht Qeveria.           

Duhet te dini se Madheria e tij (Kryeministri) eshte treguarteper i perzemert me ju, i nderuar zoteri, pasi fare mire mund te mbeshtetej ne konsideratat e te tjereve, pasi, sikunder dihet,     

ju ishit emeruar tanime ne provincat shqiptare, ne Preveze.    n

Admirali do te marre masat e nevojshme per te siguruar udhetimin tuaj drejt Mesdheut. Ju do te hipni ne nje nga anijet e luftes te Madherise se Tij, qe kane per destination aktual te bashkohen me Lordin Nelson jashte Tulonit.

Nese anija, ne bordin e se ciles ju udhetoni, do te ngarkohet ne Kaliari, ju nuk do te humbisni kohe per t’ia transmetuar informacionet per gjithe vezhgimet tuaja ushtarake dhe rezultatet e raporteve, Zyres se tyre te Komandes Ushtarake Detare te Madherise se Tij (Britanise) ne Mesdhe.

Megjithate, nese probabiliteti per nisjen e saj nuk do te jete, atehere ju mund t’i drejtoheni direkt Lordit Nelson per te bere edhe nje stacionim, ndalese tjeter (ne lundrimin e tij) veçmas per ju dhe me kete rast duke perfituar nga rrethanat t’i tregoni rreth kerkesave qe keni dhe misionit te ngarkuar per te kryer. Me kete rast ju mund t’i ekspozoni letren qe u kemi derguar, me ane te se ciles ai ngarkohet me disa detyrime, mes te cilave t’ju furnizoje me te gjitha informacionet qe per ju mund te jene te vlefshme per permbushjen e misionit.

Ndoshta Madheria e Tij mund t’u shtoje instruksioneve qe ju jane dhene prej Qeverise se Madherise se Tij (Britanike) j instruksione, keshilla dhe porosi te tilla qe ai i gjykon se jane te nevojshme per orientimin dhe drejtimin tuaj me te mire per eksplorimin e ketyre pjeseve apo pikave te ishullit të Sardenjes, qe ne pamje te pare mund te jene te padukshme per shkak te kushteve dhe rrethanave, por qe ju patjeter duhet te perqendroni vemendjen ne ato ç’ka Madheria e Tij (Lordi Nelson) do t’u sugjeroje dhe jape per shkak te perparesive qe ai ka ne njohjen dhe kapercimin e mjeteve mbrojtese te atij Porti.

Dy pikat kryesore te cilat ju duhet t’i vezhgoni dhe studioni jane fortesa, pozicioni i Kaliarit dhe ishulli i Madalenes. Gjate kesaj kohe qe do te jeni aty, (ditet e qendrimit ne Kalian) do te skiconi te gjitha pikat kyçe (me rendesi ushtarake) dhe do te hartoni me kujdes nje raport permbledhes per te gjitha garnizonet e fortifikuara si dhe aftesite mbrojtese te ndonjeres prej tyre me nje force te vogel kunder nje armiku te madh ne numerne terrenet fqinje. Po ashtu, te pershkruani se cila eshte natyra perreth dhe mundesite e fumizimeve qe flota jone mund t’i shpjere ushtrise, per aq kohe sa forcat tona ushtarake mund te qendrojne dhe rrezistojne brenda mureve te keshtjelles, apo ne fortifikime te tjera fqinje.

Mbas kryerjes se ketyre detyrave te mesiperme, ju duhet te ktheni vemendjen dhe te grumbulloni material per: objektet natyrore qe ofrojne nje mundesi qendrese, ne ishujt Madalena, nese pozicioni i tyre eshte i pershtatshem, qe per vete vendndodhjen e tyre komanda jone e brigjeve mund te pozicionohet ne to dhe nese ato lehtesisht mund te kthehen ne fortifikime te perhershme. Po ashtu, duhen shqyrtuar nese pushtimi i tyre prej forcave ushtarake te Madherise se Tij

(forcave Britanike) mund te kete nje siguri te mjaftueshme per brigjet detare fqinjej ne rast se ato sulmohen prej forcave franceze. Te shikohen me kujdes nese ato ofrojne pozicionim, stacionim te pershtatshem ankorimi per Floten e Madherine e Tij (Britanike), ne gjirin e Bonifacios.

Ne udhetimin tuaj drejt Madalenes prej Kaliarit, ne kthim duhet te perpiqeni te pershkruani te gjithe brigjet e Sardenjes, me perjashtim te atyre pjeseve te bregdetit per te cilat ju gjykoni se jane absolutisht te papershtatshme per tu perdorur nga nje force pushtuese, apo te tilla qe mund te ofrojne per ne avantazhe.

Nen kete kendveshtrim ju duhet te vezhgoni dhe raportoni per te gjitha vendet kyçe qe ju i gjykoni si te tilla, pra objekte te pershtatshme per nje pushtues dhe per te cilat ju mund te ofroni opinionin tuaj se nje force britanike e vogel ne numer mund te dislokohet dhe te sherbeje si port dhe, ne te njejten kohe, te kete avantazhet per te perballuar armikun dhe mundesine per tu furnizuar me ushqime.

Per instruksione te hollesishme rreth mjeteve tuaja te transportit, pergjate kohes qe do te jeni ne Ishull, do te keshilloheni me Zv. admiralin, Lordin Nelson, i cili do t’ju ndihmoje ne realizimin e objektivave tuaja. Por, vemendja juaj duhet te perqendrohet tek letrat kryesore te rekomandimeve nga Ministrat e ndryshem te Qeverise qe ata ….(fjalet e shkruara ne vazhdim nuk lexohen pasi jane prishur me te njejtin mjet shkrues, duket nga vete autori i letres – IK)….

Lordi Nelson do te jete njelloj i interesuar dhe i porositur prej Madherise se Tij, (prej Ministrit dhe Qeverise) per t’ju mbeshtetur me te gjitha mjetet e nevojeshme per udhetimin tuaj ne Kalian, duke perdorur anijet e flotes se tij per realizimin e misionit dhe mbledhur rezultatet e vezhgimeve tuaja dhe mandej per te vazhduar udhetimin nga Kalian per ne Korfuz apo ne ndonje gji tjeter, ne brigjet e Turqise Europiane, ashtu si do ti gjykoje me te pershtatshme Madheria e Tij veprimet qe duhet te kryeni.

 

Instruksione

per Kapitenin W. M. Leak.

Korrik 1804

 

 

 

 

Dokumenti nr.4:

 

Dokumenti ne vazhdim, qe mban daten 31 korrik 1804, eshte nje raport, qe Xhon Morier i dergonte Ministrit te Jashtem britanik, Lordit Haukesbury, per situaten dhe zhvillimet ne Pashallekun e Janines e me gjere.

Permes ketij raporti, ai e vinte ne dijeni Ministrin rreth kushteve ne te cilat ai punonte dhe itinerarin e levizjeve te tij nga Pashalleku i Janines drejt jugut te vendit, ne Pinde, ne fushen e Thesalise, Farsalle, Termopile dhe Beoti. Me pas ai ka kaluar malet e Parnasos dhe ka mberritur ne Atike, apo krahinen ne te cilen shtrihet edhe vete qyteti i Athines. Edhe ne kete rast, Morieri, duke iu referuar relievit te vendit, per te sqaruar pozicionin e tyre, si dhe per te dhene sqarimet e nevojshme per shtabet ushtarake ne Londer, eshte mbeshtetur dhe i eshte referuar autoreve antike, te cilet shekuj me pare paten bere te njejten gje. Keto referenca, mbi autoret dhe burimet e antikitetit tregojne per kulturen e gjere e te thelle qe kane patur misionaret ushtarake britanike, kjo si rezultat i shkolles se tyre me tradita te hershme dhe te konsoliduara.

Ne vazhdim, Morieri informonte Ministrin e Jashtem rreth pranise se forcave ushtarako-detare ruse ne Adriatik, prani kjo qe veshtiresonte realizimin e synimeve franceze per nje invazion te mundshem ne territoret e Morese dhe te Shqiperise. Duke analizuar relievin e vendeve te mesiperme, si dhe kushtet politiko – ushtarake ne marredheniet mes francezeve dhe ruseve ne keto ane gjeografike, Morieri konkludonte se nje pushtim i mundshem i Morese prej francezeve, do te ishte nje objektiv i tyre i fundme.

Me interes eshte pjesa e dyte e ketij raporti, ku Morieri flet per territoret shqiptare te Çamerise. Kete krahine ai e specifikonte territorialisht si nje terren i cili shtrihej nga Parga gjer ne Delvine. Ndoshta pershkrimi i kesaj krahine, shtrirja e saj territoriale, fiset me ne ze, banoret vendas dhe vendbanimet kryesore, perbejne dokumentin e pare studimor dedikuar ketij vendi qe i takon skajit jugor te Arberise. Aq me teper, ky material merr vlera te veçanta pasi eshte hartuar nga nje burim i paanshem, i cili i ka pershkruar ngjarjet, vendet dhe banoret sikunder i ka pare.

Ne te flitet per fiset e njohura shqiptare qe banonin ne kete krahine si ato te Çapareve, Pronioteve, Dajoteve etj. Theksohet fakti se popullsia me ne ze e ketij vendi ka qene ajo shqiptare me fe myslimane. Autori ben te njohur edhe informacionin se megjithe faktin qe shqiptaret e Çamerise i jane nenshtruar pushtetit te Ali Pashes, ende nje pjese e tyre e kundershtojne ate.

Ne kete raport renditen me shume kujdes fiset shqiptare qe popullonin kete krahine, duke filluar nga jugu i saj dhe duke perfunduar ne veri, me krahinen malore te Himares, territoret e se

ciles sikunder nenvizohen:

“jane te dominuara nga himarjotet, fise mercenare luftarake ortodokse qe degjojne vetveten per sherbime ndaj te huajve….”

Morieri, ne vazhdim, nuk ka lene jashte vemendjes fqinjet e himarjoteve, leberit, popullsi te cilen ai e ka karakterizuar si me luftaraken ne radhet e gjithe ketyre banoreve.

Autori i ketij informacioni, Morieri, ne paragrafe te veçante pershkruan edhe qytetin e Prevezes duke evidentuar me syrin e nje agjenti ushtarak te kujdesshem, fortesen e ketij qyteti qe mbrohej nga artileria e Pashait dhe nga njesi ushtarake te perbere nga shtateqind trupa. Kujtojme se pak kohe me pare, pas nje beteje te pergjakshshme, Ali Pasha e kishte marre qytetin e Prevezes nga duart e francezeve.

Duke bere analizat dhe deduksionet, si nje ushtarak me pervoje qe vezhgonte me kujdes terrenin dhe bente vleresimin rreth nje zbarkimi dhe invazioni te mundshem ushtarak, ai perfundonte se ndoshta vendi me i favorshem per kete qellim mund te ishte Gjiri i Vlores. Mandej ai pershkruante terrenet e thellesise se vendit, ku mund te kalonte kembesoria e nje ushtrie pushtuese per t’iu drejtuar thellesise se territoreve greke.

Ne fund, Morieri e mbyllte raportin e tij duke kujtuar edhe veshtiresite qe do te haste nje ushtri pushtuese nese ajo do te kalonte ne keto territore.

Padyshim, nje dokument i tille, kerkon nje analize me te hollesishme dhe te specializuar nga eksperte ushtarake, pasi edhe vete permbajtja ka kete orientim. Megjithate, me pak fjale, do te gjykonim se ky pershkrim i kujdesshem topografik dhe kjo analize e vemendshme e krahinave, fiseve dhe popullsise qe banonte ne keto territore, megjithe rrethanat mjaft te veshtira ne te cilat eshte mbledhur informacioni dhe hartuar ky raport, perben nje shembull te shkelqyer jo vetem te nje pune perfekte te nje profesionisti te luftes (ushtarak), por edhe te nje studiuesi te talentuar qe na le nje dokument me vlera edhe ne fushen e historise se vendit tone. He per he, ky dokument eshte ndoshta i pari kronologjikisht, ne radhen e tere dokumentacionit historik te hartuar per vendin dhe popullsine shqiptare nga autore britanike.

 

 

 

Nr. Arch. 78/44

No 3-0            Leter e John Morierit drejtuar

Lordit Haukesbury.

A: 22

 

Athine, Korrik. 32. X804

 

My Lord,

 

Kam nderin tju njoftoj per marrjen e letres tuaj te dates 15 maj.

Meqe xhelozia e tyre, me te cilen ata shikojne (do gje qe kalon permes rruges “Korfuz” – “Kostandinopol”, eshte e madhe, une, nisur nga keto arsye nuk e zgjata qendrimin tim ketu, tej dates 2 te ketij muaji, megjithe kembenguljen e Ali Pashes qe te qendroja.

Ai qe prej kohes qe une jam ketu me ka shkruar dhe me ka kerkuar te kthehem dhe natyrisht une e kam siguruar ate se do tia plotesoja me kenaqesi deshiren. Une per te njejtat arsye do te rri sa te jete e mundur me shume.

Me qellim qe te mbledh edhe me shume informata te natyres dhe …. (dy fjale jane te palexueshme-IK) per kete vend, une mora rrugen dhe u ktheva pas ne drejtim te jugut, ne rrugen qe te shpie drejt nga Janina mbi malet e Pindit, ne fushat e Thesalise, prej ku shkohet ne drejtim te Farsalles, mandej ne Termopile dhe Beoti. Prej ketu hyra ne Atike permes rrugeve ne Malin Pamaso, ku ende mund te dallosh ne nje forme te qarte mbeturinat e keshtjelles se Phyles, te cilat Thrasilulus i pushtoi kur tridhjete tiranet qeverisnin Athinen.

Megjithate, forca e madhe qe kane ruset tani ne Adriatik, i ka shtuar aq shume veshtiresite qe mund te hasin francezet ne rastin e nje sulmi mbi Morene dhe Shqiperine, saqe ka mundesi qe ata ta braktisin nje ndermarrje te title, tani per tani. Une shpresoj se Udheheqja juaj nuk do ta gjeje kete (mendim) te huaj, mbeshtetur tek qeltimi per te cilin une jam derguar ketu, nese une vazhdoj te komunikoj me ju – Udheheqjen, observimet, konstatimet qe lidhen me invazionin e ketyre vendeve ku qene sugjeruar te realizoheshin edhe udhetimet e mia. (Pra, duket qarte qe edhe itineraret se ku duhet te levizte ky ushtarak dhe (fare te vrojtonte, jane urdheruar nga Komanda ne Londer – IK).

Por, besoj se dikur udheheqja juaj do te lere (do t’a neglizhoje, do ta lere…) si shume rethana, hollesi, nga mungesa e kultures, njohurive te mia ushtarake mund te kete shpetuar prej vemendjes time.

Duke e marre ate si te nenkuptuar, pra qe pushtimi i Morese eshte objektivi final i armikut dhe per kete qellim ata do te jene te interesuar tezbarkojne trupa ne ate vend, gje qe do ta bente kete territor zoterim te tyre, mbetet te vleresohet. Pavaresisht faktit se si mund te shfaqen ruset, ata do te synojne qe te zbarkojne per pushtim qofte edhe ne territoret veriore. Mbasi te kene realizuar kete, ata do te marrin drejtimin dhe vazhdojne operacionet ushtarake qe do t’i sherbenin idese se penetrimit ne thellesi te Morese.

Ndoshta, asgje me mire nuk do te sqaroje keto pikepyetje sesa nje pershkrim paraprak i vendit, duke itustruar te gjitha hollesite e derguara nga ana e Udheheqjes tuaj.

I gjithe vendi qe gjendet ne jug te malit Clta ka qene mjaft sakte i pershkruar nga Kapiteni Lik ne shenimet qe ai i pati derguar Lordit Haukesbury perpara largimit tim prej Londre, saqe une nuk mund te shtoj asgje ne ato qe ai ka thene.

Megjithate, une mund te kufizoj dek/arimin tim per ato qe kam degjuar dhe kam pare per vendin me ne veri-perendim.

Vijon nesër