Një botim biografik i ri, i pajisur me dokumente arkivore, zbulon shumë anë të errëta të diktatorit Enver Hoxha; me dyer të blinduara, ku ruhet arkivi sekret i Enver Hoxhës në Arkivin Qendror, dalin fragmente dokumentacionesh që flasin për tjetërsimin e historisë personale të diktatorit në librin e ri të dr. Vasfi Barutit, “Enver Hoxha në optikë të re”, botimet “Uegen”. Me të drejta të autorit kemi shkëputur 15 faksimile dokumentesh që mbajnë kulmin e falsifikimit të historisë së biografisë së Enver Hoxhës. Ndoshta ky është libri i vetëm pas ‘90-ës që “zhvesh” diktatorin, pa kursyer asnjë detaj, ndryshe nga librat e botuar së fundi për të, ku ndihet frika dhe kompromisi
Një botim biografik i ri, i pajisur me dokumente arkivore, zbulon shumë anë të errëta të diktatorit Enver Hoxha; me dyer të blinduara, ku ruhet arkivi sekret i Enver Hoxhës në Arkivin Qendror, dalin fragmente dokumentacionesh që flasin për tjetërsimin e historisë personale të diktatorit në librin e ri të dr. Vasfi Barutit, “Enver Hoxha në optikë të re”, botimet “Uegen”. Me të drejta të autorit kemi shkëputur 15 faksimile dokumentesh që mbajnë kulmin e falsifikimit të historisë së biografisë së Enver Hoxhës. Ndoshta ky është libri i vetëm pas ‘90-ës që “zhvesh” diktatorin, pa kursyer asnjë detaj, ndryshe nga librat e botuar së fundi për të, ku ndihet frika dhe kompromisi. Më poshtë botojmë të plota 15 faksimilet e dokumenteve arkivore që vetëm me botën arkivore nuk ngjajnë, shoqëruar me sekuencat e fotove ku ka vepruar “gërshëra” e diktaturës, të bëra për interesa të drejtpërdrejta të vetë Nexhmie Hoxhës, bashkëshortes së tij. Po ashtu argumenti që nxjerrim në titull të këtij botimi në “standard”, lidhet me një fakt interesat të psikikës së gruas së diktatorit kur ata ishin “të dashuruar” në front dhe pritej shpallja e fejesës; fjala është për “tradhtitë” e Enverit, kur bënte jetën e asketit në Paris, për të cilën nuk ngurron të shprehet në librat e saj të botuar, por të shpërndarë me porosi, Nexhmie Hoxha.
***
Janë 15 faksimile dokumentesh arkivore, por pa asnjë të ngjashme në botën arkivore, ama janë sa mijëra fjalë, për një ese për Enverin
01 Sekuencë dydimensionale e dokumentit arkivor të mistifikuar me laminim në laminator në AQSH për interesa të Nexhmie H.
Një video klip 02
Procesi i laminimit: Mbi dokumentin origjinal vendoset i mistifikuari (falsi) të dy mbështillen me laminë dhe fitet në laminator (funksion ligjor: aparat për restaurim të dokumenteve arkivore) dhe me një çekim prontohet dokumenti i kërkuar, por është shumë vështirë për t’i zbuluar, por pata fat të zbuloja dy dokumente të “Delegates” Nexhmie H, që nuk kanë të ngjashme të vet në arkivat e botës. Dokumentet e laminuara ndryshojnë 99% për qind me origjinalin dhe i dërgohen dhuratë znj. Nexhmie H në 60-vjetorin e lindjes, e cila kënaqësinë e falënderimin për të e shpreh në kujtimet e veta, por edhe me një autolëvdatë për merita të saj në luftë!
02. Foto zyrtare e vitit 1986 dhe e derisotme – si dëshmi për qenien e Enver Hoxhës në Shkodër më 1936 në ceremoninë për Çerçiz Topullin e Muço Qullin, por në këtë foto Enver H (i pesti nga e majta) është i mbivendosur dhe s’ka të ngjashme me imazhin e tij në foton origjinale të 14 shtatorit 1936 në Shkodër. Kjo pamje e Enverit është e viteve të mëvonshme në veprimtari me “Djalërinë shqiptare” – organizatë e ithtarëve të Mbretit Zog I.
Figura 02/1 Është e njëjta foto (mundësuar nga Artur Shyti) me atë të figurës 2, por edhe me pamje të katit të parë dhe me tre persona më shumë në ballkon; edhe në këtë foto Enveri është i mbivendosur mbi një person tjetër dhe të dyja fotot në të dyja anët janë prerje personalitetesh në ballkonin e bashkisë.
03. E njohur si foto zyrtare e vitit 1978 dhe botohej për herë të parë si argument për protagonizmin e Enverit në ceremoninë për patriotët Ç. Topulli dhe M. Qulli në Shkodër, shtator 1936 dhe, siç shihet në foto, janë fshirë të gjitha personalitetet në ballkonin e bashkisë, është retushuar edhe ballkoni me emblemën e bashkisë për të mbetur i vetëm Enver H. Por në këtë foto nuk është ai Enver që është në foton origjinale të 14 shtatorit 1936. Por, midis Enverit në foton 2 dhe Enverit në foton 3, që pretendohet se është i njëjti Enver, edhe me sy të lirë, dallohen të pangjashme; në foton 1 Enveri është me vështrim poshtë, – në letrën që ka në duar, kurse në foto 3 ai është me shikim përpara; në të dyja fotot xhaketa është në ngjyrë të ndryshme, nga e zezë në gri; letra që mban në dorë shihet se janë në dy plane të ndryshme; po ashtu, edhe tiparet fizike të fytyrës nuk janë identike; pozicioni i të dyja duarve që mbajnë letrat është i ndryshëm; pozicioni i dorës së majtë në raport me drurin ku është vendosur flamuri është në distancë të ndryshme; e ngjashmja; nga e majta, midis të pestit dhe të gjashtit është një boshllëk që lë gjurmët e një personi të retushuar.
Në një dosje arkivore, qindra dokumente arkivore të luftës vuajnë me të zezat e ferrit: me armë të mprehta – gërshërë, u priten “gjymtyrët” dhe vetë “trupi”
04. Dokumentet arkivor i Luofotencës fashiste për demonstratën e 28 nëntorit ‘39 në Korçë, me 17 protagonistë përgjegjës dhe me dukje demonstruesi antifashist numri një identifikohej profesor Enver Hoxha.
05. Është i njëjti dokument arkivor me atë 04 dhe nën dhunën e gërshërës prej tij priten paragrafë të shumtë dhe mbeten vetëm 8 rreshta dhe nga 17 protagonistë të akuzuar përgjegjës për demonstratën antifashiste lexohet vetëm profesori Enver Hoxha, edhe me shënimin e arkivit, në rreshtin e tretë: “midis tyre shënohet emri i dëshmorit Kristaq Tutulani AQSh” Video clip 03
– Procesi hetimor dhe gjyqi fashist kryesorët demonstrues antifashistë, si Selman Riza e të tjerë, i internoi me 3 vjet në Ventotene të Italisë, por jo E. Hoxha që ishte i akuzuar numër 1, ama dokumentet e gjyqit zbulojnë misionin e vërtetë të Enverit, aq sa dhe në gjyq nuk thirret, për ta mbajtur në hije!
06 Nga dokumenti arkivor, me profesorë e liceistë antifashistë, me gërshërë priten tetë emra dhe numri 1 është Enver H., që s’mund të ishte me të tjerë, dhe dokumentit i hiqet një kryq, me domethënie: dokumenti ishte i palejuar të publikohej, sepse midis tyre mjaft kishin kaluar në barrikadën nacionaliste. Video clip 03
07 Është i njëjti dokument në shqip (sipër) dhe italisht (poshtë) që shihet se ka protokolle të njëjta: nr .04801, nr. 05974, dt. 13-V dhe 14 rreshta nga fillimi deri tek numri 1 janë të njëjtë në të dy dokumentet. Në origjinalin sipër shihet se Enver Hoxha mungon dhe poshtë në dokumentin e mistifikuar Enveri është i pari. (Dokumenti i mistifikuar është në “Enver Hoxha 1908-1985”, 1986. Teuta Hoxha është bashkautore e këtij albumi biografik)
I njëjti dokument (07) është i mistifikuar edhe në një variant tjetër: Enver Hoxha është bashkë me Aristotel Ndinin që në origjinal mban nr. 26, kurse Enveri numrin 12. “Dokumenti” vjen në dy pamje:
08 Faksimile e “dokumentit” fashist me firmën e kryekuestorit fashist Kamber Qafmolla, që shpejt bëhej më i madh i dalë nga Konferenca e Pezës, 16 shtator ‘42!
09 I njëjti “dokument” (08), një fragment i ponderuar…
Video clip 01
Enveri, rreshti i dytë, nga e majta, në Liceun e Gjirokastrës, Jaubert ka zbuluar këmbë të tepërta. Janë 5 të retushuar.
E njëjta foto: Nga e djathta janë prerë dy persona mësues dhe 4 të retushuar. Enveri, i treti nga e majta, sipër.
010 Kryqtime në shumë dokumente ngase mes tyre shumë ishin në barrikadën nacionaliste
011-012 Nga të shumtat dhe dy mistifikime nën efektin gërshërë!
Efekti gërshëre, retushimet e fotove dhe dokumenteve
Nako S., Enver H., Omer N. e Nexhmie Xh. E fejuara e Enver Hoxhës
E njëjta foto, retushuar i pari dhe i treti, mbeten Enveri dhe Nexhmia
013 E shumta në të paktën: me kësisoj “dokumente” monstra të laminuara e nën efektin gërshërë është në AQSH një dosje dëng me qindra faqe për përgatitjen e ekspozitave të përvitshme për ditëlindjen e Enverit, të Partisë, në përvjetorë të çlirimit, të ushtrisë etj., por edhe për studiuesit!Nga të shumtat, ja dy pamje nga ekspozita të kohës (ruhen në AQSH) me dokumente të gjymtuara me gërshërë.
– Ekspozitë me mbeturina nga dokumente e foto të prera me gërshërë dhe për të dalë vetëm Enveri!
015 – Enveri – me shtatë ditëlindje dhe ditëlindja e 16 tetorit është publikuar për herë të parë më 4 tetor 1947 në gazetën “Bashkimi”. Ditëlindja zyrtare e vërtetë, që dokumentohet në AQSH dhe në Bashkinë e Gjirokastrës, është 12 mars kurse në Montpelje Enveri regjistrohej me ditëlindjen 3 tetor.
016 AQSH. Me dyer të blinduara, ku ruhet arkivi sekret i Enver Hoxhës.
***
Dërgata e partisë, në kërkim të Enverit në Francë
Nexhmie Hoxha në krye të një dërgate të madhe (1987) e shoqëruar nga studiues, historianë, regjisorë e kineastë të njohur bën një vizitë hulumtuese për të zbuluar jetën e Enverit si student, anëtar i PK franceze, publicist, për të parë “e prekur” shtëpinë ku jetonte, rrugët ku kalonte, kafenetë e preferuara të tij, të këqyrë gazetën Humanite ku “shkruante” artikuj e kritikonte regjimin e Zogut, për t’u njohur me dokumente të fakultetit dhe për lidhje të Enverit, me PK franceze: gjithçka që mban vulë për jetën e Enverit në Francë.
Nexhmie H
“…Më 1987 m’u dha rasti të vete ta vizitoj [Montpelie-në]. Kishin kaluar mbi 50 vjet nga koha kur atje jetonte Enveri dhe natyrisht shumë gjëra kishin ndryshuar. Pata frikë se nuk do të gjeja as gjurmët e atyre rrugëve, shtëpive fakulteteve, parqeve e kafeneve që më kishte përshkruar Enveri, por të nesërmen kur filluam vizitat, shumë gjëra i gjetëm ashtu siç i përshkruan ai… Zonja e re e shtëpisë ishte një plakë simpatike. Vajza e saj po aq e dashur, na dha gjithë shpjegimet që kërkuam, na tregoi dhomën e Enverit me dy dritare-ballkon, siç e përshkruan Enveri… Kopshtin botanik që shkruan Enveri e pamë nga jashtë. (Nga parathënie e librit “Enver Hoxha, Vite të rinisë”, Nexhmie Hoxha, 1988)
Delegacioni qëndroi një kohë të gjatë për të zbuluar Enverin e Montpeljesë e të Parisit dhe më gjithë shfletimin e mundimshëm faqe për faqe të gazetës “Humanite” s’u gjet asnjë shkrim me emër apo pseudonim të Enver H., që “shkruante” për Shqipërinë. Kërkuan shumë në arkivin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, seksioni i Botanikës, ku ishte regjistruar, për të vënë në dorë dokumente me provimet që kishte dhënë apo “mbaroi vitin e parë” dhe dokumentet do të botoheshin e do të bënin bujë në gazeta e libra të botuar për të, po asgjë s’doli në dritë.
U kërkua më ngulm edhe për të gjetur lidhje të drejtpërdrejta a të tërthorta të Enverit me PK franceze, porse asgjë s’u gjet për anëtarësimin e tij në atë parti, as për komunikim me kryeredaktorin e gazetës “Humanite”, Paul Vaillant Coutouries. Sido që të jetë, vizita e dërgatës nga Tirana ishte e frytshme, pasi për Enverin u bënë filmime të shtëpisë e dhomës ku jetonte ai, të rrugëve nga kalonte, klubet që frekuentonte, të fakultetit, kopshtit botanik, gazetës “Humanite”, intervista me të zonjën e shtëpisë etj.
Jetë qejfi e “të papunit” në Paris
Për jetën e Enverit të papunë në Paris mungojnë të dhëna, përveçse ndonjë “detaji” që vjen nga Nexhmia se “Enveri në Paris s’ngopte barkun me bukë” dhe një detaj i rrëfyer prej saj për jetën intime të Enverit në Francë.
Në një bazë ilegale të Tiranës, më 22 maj ‘42, kur Enveri i tregon Nexhmie Xh. Fotografi familjare dhe foto të jetës në Montpelje apo në Paris, për të ardhur tek shprehja e dashurisë…
“…Në album ishte dhe fotogafia e një vajze të re, brune, e bukur, e vetmja foto portret. Ai nuk foli për të dhe unë nuk e pyeta as atëherë, as më vonë dhe asnjëherë gjatë jetës sonë të përbashkët. Për mua ishte e qartë, nuk mund të pretendoja as të përfytyroja që një i ri, si Enveri, aq më tepër që ishte në Francë dhe të bënte atje një jetë asketi, kjo nuk do të ishte e natyrshme… (Cituar nga libri i saj “Lufta jonë çlirimtare”, por librat e saj nuk shkojnë as në bibliotekë, sipas ligjit, as në shitje s’dalin, ato shpërndahen me porosi).
Fakti se Enveri në fonotekën e tij kishte një video clip me këngë të Edith Piaf, këngëtare e famshme në Paris, dhe zbulimi i saj si këngëtare përkon saktësisht me Enverin në Paris, me probabilitetin e lartë ajo vajza e re, brune, e bukur është këngëtarja Edith Piaf dhe N. H. shtiret se s’kishte asnjë xhelozi dhe ia falte Enverit, i cili “të bënte atje një jetë asketi, kjo nuk do të ishte e natyrshme”.
Me artisten e famshme Edith Piaf
Enver Hoxha në “fondi personal nr. 10”, me gjendje në AQSH, la pas edhe një fonotekë të pasur dhe të larmishme, kryesisht në frëngjisht, e krijuar nga vetë Hoxha me dokumente zanore dhe përpos se Enveri dëgjonte leksionin e Tolstoit relaksohej së tepërmi me këngë të bukura franceze, ato të këngëtares së madhe Edith Piaf, të këngëtarit dhe aktorit të njohur Yves Montand etj.
Këngëtarja Edith Piaf me këngën “Milord” (1959) qëndroi shumë vjet në majat e hit-parade botëror. Këngëtari Yves Montand është aktor mjaft i njohur, me origjinë italiane, i shkolluar dhe me jetë në Francë zbulohej e promovohej si artist nga Edith Piaf, mikeshë e tij. S’dihet sa është e vërtetë, por thuhet se Enveri kur dënonte artin e huaj dekadent dhe lëshonte rrufe në plenumin e katërt (1973) njëherësh dëgjonte shpesh diskun me këngët e Edith Piaf dhe Yves Montand.
Në faqe të mëparshme është shkruar për rrëfimin e Nexhmie H., për një foto, që mbante Enveri në album, të një vajze të bukur brune, dhe pa dyshim ajo është Edith Piaf. Dhe ka një arsye të fortë, pse Enveri pas vitit 1959 porosit në Francë pllaka gramafoni të Edith Piaf me këngën “Milord”, pra një intime, dhe s’është assesi mëkat apo akuzë: jemi njohur me Enverin në armiqësi me artin borgjez, por më shumë shtohet habia e kërshëria bashkë: Edith Piaf zbulohej si këngëtare e madhe në Paris, më 1935, kur edhe Enveri këtë vit ishte po aty, i papunë; se Edith Piaf ishte këngëtare rruge dhe këndonte në lokale nate, të frekuentueshme rregullisht nga Enveri; dhe habia bëhet mal kur dihet se Piaf në kohën e pushtimit gjerman të Francës u shërbeu pushtuesve gjermanë me këngë, për t’ia aksesuar ata, sigurisht edhe gratis s’bëhej kjo punë! E sërish, dy Enverë; ai që shihnim e lexonim për të që është maska Enver dhe Enveri i vërtetë.
****
Me shtatë ditëlindje!
Në ditët e ceremonisë mortore Enver Hoxha promovohej si prijës që ka “vetëm ditëlindje” dhe që s’ka të ngjashme as në rrëfime biblike. Kaluan afër 20 vjet nga kjo ceremoni përjetësie dhe zbulohet se Enveri ishte me shtatë ditëlindje dhe ato me shtrirje në katër stinët!
Në fund të pranverës së 1908-ës, më 12 të majit, Hoxhatët gëzoheshin për lindjen e djalit që pagëzohej Enver, lindja regjistrohej në regjistrin e Bashkisë së Gjirokastrës, që gjendet edhe në AQSH me këto identitete:
“Regjistri Nr.6, fleta 5.
Lagjja: Teqe-Meçite-Hazmurat.
Rruga: Koto Hoxha.
Enver Hoxha-Halil-Gjylo.
Ditëlindja 12.5.1908”.
12 maji ishte ditëlindja e vërtetë dhe zyrtare e Enverit. Ditëlindja e njohur e 16 tetorit, që kujtohet çdo vit nga ithtarët e familjarët e tij, nuk është regjistruar në asnjë burim zyrtar të Enverit në fëmijërinë e tij. Enveri me shtatë ditëlindje, gjashtë nga të cilat shënuar me dorën e tij dhe pa të ngjashmen e vet. Nuk dihet ditëlindja e tij në regjistrat e shkollave të ulëta në Gjirokastër, por besohet se do të jetë ditëlindja e vërtetë: 12 maji.
Në Liceun Francez të Korçës, Enveri regjistrohej me dy ditëlindje: 25 dhe 30 qershor. Në Universitetin e Montpeljesë regjistrohej me ditëlindjen 3 tetor, dhe me këtë ditëlindje ishte edhe në Bruksel. Kur Enveri vuri kandidaturën për deputet në zgjedhjet e dhjetorit 45’, në biografinë e tij lexohet vetëm vitlindja dhe jo ditëlindja. Në vitin 1946 lexohet ditëlindje e re – ajo e 8 shkurtit. Albumi Lufta Nacionalçlirimtare, botim i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore (1947), Enveri e ka ditëlindjen më 10 shtator.
Në kronikën “Udhëtim në rrugën e Komandantit”, 2 tetor ‘47. shkruhet: “Më 16 tetor të këtij viti, Komandanti ynë Enver Hoxha mbush plot 39 vjet” dhe ky është informacioni i parë i ditëlindjes së Enverit më 16 tetor. Në gazetën “Bashkimi” të 16 tetorit 47’ ribotohej broshura “Biografi e shkurtër e Enver Hoxhës” dhe që në fillim lexohet:
“Më 16 tetor të vjeshtës së dytë të vitit 1908 lindi udhëheqësi i Shqipërisë së re, Enver Hoxha…” (Gazeta “Bashkimi” 1947: 16 tetor dhe broshura: “Enver Hoxha. Biografi e shkurtër”, 1947)
Prej 2 tetorit 1947, ditëlindja zyrtare e Enverit mbeti 16 tetori, që kujtohej në 16 tetorin e çdo viti.
Enveri ka edhe pak të ngjashme me Stalinin, i cili ndryshoi ditëlindjen e vitlindjen e vërtetë, ka të ngjashme edhe me Josif Brozin (Tito), i cili ishte me pesë ditëlindje dhe ishin shokët e tij të Luftës që ato vite i ndryshojnë ditëlindjen e vërtetë, por që s’dihet arsyeja. Stalini dhe Tito (pseudonim) ditëlindjen e ndryshojnë në moshë madhore, por Enveri e ndryshon në moshë adoleshente e mendja shkon se kishte një arsye të fortë, që normalisht s’e bën kush tjetër.
Njëri argument vjen nga Blendi F., biograf i Enverit, që pesë ditëlindjet e tij i shpjegon me “kaosin” që ishte në shoqërinë e kohës dhe është vështirë të kuptohet mania e Enverit të ndryshojë ditëlindjen në ndërvarësi me “kaosin” e kohës:
“…Janë me gjasë produkt i kaosit që shoqëronte Shqipërinë në atë kohë”.
Argumenti tjetër befasues vjen nga Nexhmie H., pas “eksplorimit” që bëri në Montpelje më 1977-ën, kur i bie në dorë dokumenti i regjistrimit të Enverit në Universitetin e Montpeljesë, me lindje 3 tetor 1908. Dhe, për të evituar keqkuptimet për këtë ditëlindje të dytë të Enverit, në parathënie të librit “Enver Hoxha, vite të rinisë”, Nexhmia vjen me argumentin pa lidhje me “kaosin” e kohës:
“…Ruheshin regjistrat ku figuronte emri i Enverit me datëlindje 3 tetor 1908, ashtu siç ka pasur të shënuar në pasaportën e atyre viteve, sipas kalendarit ‘alla turka’ dhe që ‘alla frënga’ i bie pikërisht 16 tetor”.
E para, 3 tetori, sipas kalendarit “alla turka” nuk përkon saktësisht me 16 tetorin. Enveri me kulturë perëndimore ama nebdib e sillet “alla turka”! Cila është ajo forcë që Enverin edhe në Francë e mban mbërthyer me të menduarit “alla turka”! E çfarë argumenti mund të sjellë Nexhmia për gjashtë ditëlindjet e tjera e veçanërisht për ditëlindjen e vërtetë: 12 maj e regjistruar në regjistrin e Bashkisë së Gjirokastrës!