Chelsea Clinton (Çelësi Klinton) vajza e ish presidentit të 40-të të SHBA-ës, Bill Clinton, ka vizituar sot Parkun Kombëtar të Butrintit, sëbashku me bashkëshortin Marc Mezvinsky, me profesion bankier. E veshur sportive, me një kapele të thjeshtë të kokë, Çelësi e shoqëruar nga Lordi Rothschild, është njohur më historin mijëravjeçare të Butrintit nga drejtori i parkut, Rajmond Kola. “Znj. Clinton gjatë vizitës së saj dy orëshe, ka treguar interes për gërmimet arkeologjike”, tha një zyrtar i lartë për ATSH-në.
I njëjti burim i tha gazetarit të ATSH-ës, se vizita e znj. Clinton ishte tërrësisht private, si dhe nuk kërkoj ndihmën e autoriteteve shqiptare për të shoqëruar. Parkut Kombëtar i Butrintit ditët e fundit është bërë mjaft e vizitueshme. Vetëm gjatë ditës së djeshme (10 gusht), Butrinti u vizitua nga 1500 vizitorë, shifër rekord. Butrinti, ose me emrin e lashtë Buthrotum, shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, 20 km në jug të Sarandës. Qyteti i lashtë zë pjesën kryesore të kodrës që lagej nga kanali Vivari, një rrugë e ngushtë ujore, që sot lidh Korfuzin 4 km në perëndim të Butrintit me liqenin e brendshëm me ujë të kripur.
Telnis Skuqi