Amaneti i Musinesë, të mos çojë dorëshkrimet në Arkiv, kishte frikë nga spiunët

0
216

Intervista:

 

bibika-kokalari-170x300Bibika Kokalari është gruaja e Platon Kokalarit, kushëririt të parë të Musinesë, ajo e mban të kyçur gjithë pasurinë letrare sot. Fjalët e saj janë të prera, se asnjë fletë nuk do të dorëzojë në Arkiv, pasi ky ishte amaneti i Musinesë.Për çfarë pasurie të trashëguar nga Musineja bëhet fjalëTë gjitha ato që ajo ka lënë. Ajo ka lënë shumë materiale etnografike, të cilat m’i ka lënë në një plasmas të keq.

Si jua la, në ç’mënyrë, jeni takuar para se të vdiste?

Po, patjetër na ka thirrur disa herë. Ne vinim në spital. Dhe ajo gjithnjë na thoshte: hajdeni në Rrëshen që të merrni “plaçkat”. Ne na vinte keq, pasi duke menduar që të vemi të marrim plaçkat do të thotë që ajo tani është në fund. Dhe neve nuk na vinte për mbarë për këtë. Kështu që në fund fare, u detyruam dhe shkuam të dy burrë e grua për të ditur çfarë është “plaçka”. Shkuam i morëm ato, ishin dorëshkrimet. Kur m’i dorëzoi ka lëshuar një thirrmë: “Ehh”! Unë kujtova se mbaroi në këtë kohë, dhe jua afrova menjëherë duke e pyetur: çfarë ke? Ajo më tha se: “tani u lehtësova tani që jua thashë materialet”.

 

Për sa material bëhej fjalë?

Për Zotin, material ka shumë. Ka përralla, gjëegjëza të mbledhura në burg, ka dorëshkrime që ka lënë.

 

Ju i keni parë, kontrolluar për të pasur një përgjigje më të saktë?

 

Po i kemi parë, kontrolluar disa por jo të gjitha. Sepse ato kanë shumë punë.

 

Ka zëra që ju qëndroni stoikë, nuk doni t’i dorëzoni në Arkiv. Pse?

 

Është një amanet i Musinesë që ato materialet t’i çojmë në Arshivë pranë Sotir Kolesë, pasi ai ishte mësuesi i parë i saj. Mirëpo ne nuk është se ka patur ndonjë ….tamam tamam që t’i dorëzojmë.

 

Po ju a e takuat Sotir Kolenë pasi ju la këtë amanet Musineja?

Jo nuk e takuam, pasi nuk e dinim në ishte apo gjallë ai atëherë. Nuk e dinim.

 

Po tani a nuk mendoni se është momenti për t’i dorëzuar në Arkiv?

Nga Arkivi nuk kemi pasur ndonjë kërkesë për t’i dorëzuar dorëshkrimet. Por mua mi ka kërkuar dorëshkrimet Norvuz Shehu. Me thënë të drejtën nuk kam dëshirë t’ja jap atij materialet pasi thotë disa gjëra të paqena. Kështu neve nuk na pëlqen.

 

Cila është lidhja juaj me Musinenë?

Bibika Kokalari, e shoqja e Platon Kokalarit. Platoni e kishte Musinenë vajzë xhaxhai të babait. Musineja me vjehrrin tim ishin djalë e vajzë xhaxhai.

Intervistoi: V. M.

 

Letrat

Borano, 8.9.1940

Shkrimtarët kalabrezë kanë një fill që i lidh me letërsinë shqiptare. Pastaj dolët ju si e zbritur nga qielli për të ndriçuar shpirtin tim. Që në fillim më tronditët dhe ndezët gjithë jetën time të brendshme. Më këshilloni tani diçka për të përkthyer nga autorët tuaj më të mirë. Apo ndoshta s’keni shumë përkthime atëherë më këshilloni një gramatikë dhe me ndihmën e një fjalori së shpejti do t’ju falënderoj në gjuhën tuaj:

 

I juaji sinqerisht

Karlo Mearini

 

 

Tiranë, 18 korrik 1940

Sot po Ju lutem të më ndjeni për këtë çqetësim të ri. Besimi që kam ne mirësia zemrës t’uaj më bën t’ju sillem kësisoj dhe këtë m’a jep ndjenja se më jeni shoqe shkrimit. Ju lutem të bëni dhe njëherë mundimin dhe të vini e t’m dërgoni librat si dhe dispensat e vitit të parë universitar (1939-’40) për magjistër në pedagogji dhe filozofi

Lasgush Poradeci

 

 

1 janar 1942

 

Fort e ndershmja Zonjusha

Musine Kokalari

 

Në numrin që vjen Revista “Shkëndija” dëshiroj të nisë një veprimtari të re në fushën e kulturës shqiptare, ku jo vetëm letërsia ka me qenë e zhvilluese, porse dhe artet e qofshin figurative, qofshin muzikore, qofshin dekorative.

Për zotin tuej kemi mendue të na shkruani 6 artikuj me subjekte të ndryshme letrare. Artikujt s’do të jenë më të shkurtër se 3 faqe as më të gjatë se 5 faqe. Secili ka me u shpërblye me 50 fr.shqiptare.

Me nderime

Ernest Koliqi

 

 

 

Tiranë, 7/IV/43

I ndershmi z. Kolea

Po ju dërgoj novelën e Pirandellos që u kënduam bashkë në spital. Këndojeni një herë dhe më thoni si ju duket. Aty –këtu ka nga një fjalë italisht, ku përkthimi s’më ka pëlqyer dhe s’kam ditur ta bëj më mirë.

Për së shpejti do t’ju dërgoj prrallat të shtypura në maqin. Jam duke i punuar, po nga pak. E vërteta është që i punoj mjaft. Mjaft s’është fare pak, po s’punoj fare. Kam frikë nga vetja se po të ndjek këtë udhë, lumi mua edhe shkrimeve të mi. Me gjith’atë, shpresoj të vi në vehte.

Ju falem nderit për letrën dhe për shpjegimin e fjalëve. Këtu më poshtë po ju dërgoj disa të tjera; Ndonëse ja u-bëj barë, por nga ana tjetër, duke menduar që këto fjalë lypsen shqip, dua s’dua ju- bie në qafë.

Ju dërgoj librin e parë që shtypnë “Masagjeritë shqiptare”. Shpresojmë që puna që kemi zënë, ndonëse në kohë të shtrënguara të na shkojë përpara.

Ju kur do të vini në Tiranë? Z. Shuteriqi më tha që jeni mirë. Kjo më gëzoi për së tepri. Po me gjith’atë unë ju pres të vini. Me mua bashkë dhe të gjithë të tjerët të shtëpisë. Përkthimin e “Koçimarit” e kam lënë të flerë. Nuk ma mban të vete përpara. Kam frikë se në këtë punë nuk do të gatuaj gjë. Si më thoni dhe ju? Të përvishem?

Ju shkrova tepër!Më falni

Nderimet e mia dhe ju mar dorën

Musine