Letra e Ambasadorit britanik / Ali Pasha frikë nga braktisja, duke e lënë vetëm nën kërcënim frances

Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

 

250px-Ali_pasasDokumenti nr. 10:

Dokumenti i meposhtem eshtë një leter qe mban daten 6 qershor 1809, por per shkak te demtimeve, nuk kuptohet se kujt i adresohet dhe kush eshte autori i saj. Ne fund te letres gjenden te shkruara pjese te fragmentizuara te emrit dhe te mbiemrit te shkruesit te letres. Shkurtimet jane “Geo…. Lyr..

Nga shqyrtimi i kujdesshem i permbajtjes ne teresi te saj mendojme se autori duhet te jete nje ushtarak i hierarkise se larte i Flotes Luftarake Britanike ne Mesdhe. E themi kete pasi ai flet per levizjet e tere anijeve luftarake britanike neper Mesdhe dhe duket se ka kompetenca te plota per itineraret e tyre.

Ne vazhdim te tekstit mesohet se shkruesi i letres vinte ne dijeni letermarresin, se pari, per veshtiresite qe ai kishte hasur per t’i derguar atij ndonje prej anijeve te flotes, per shkak te rrethanave te veshtira qe ishin krijuar; se dyti, terhiqte vemendjen e letermarresit se lajmet rreth luftimeve mes francezeve dhe austriakeve duhet te merreshin me rezerve dhe jo plotesisht te verteta; se treti, se ne nje beteje detare, nente anije te armikut ishin goditur dhe ishin bere te paperdorshme; dhe se fundi, anija britanike me emrin “Pilades” kishte mundur te mberrinte ne Preveze dhe te ngarkohej me ushqime te fresketa.

Sqarojme me kete rast se Ishujt Joniane dhe bazat bregdetare te Parges, kete periudhe kohe kishin qene nen kontrollin e francezeve, te cilet ndalonin qarkullimin e anijeve te flotes britanike ne keto ujera. Njoftimi se anija “Pilades” kishte mundur te mberrinte ne Preveze dhe te furnizohej me ushqime te fresketa, nenkupton se ajo kishte mundur t’u shpetonte anijeve patrulluese franceze dhe e ndihmuar nga autoritetet e Ali Pashes te merrte ushqime te fresketg per nevojat e trupave te saj.

Kjo fraze e shkurter nenkupton riskun qe kishte marre persiper Ali Pasha duke favorizuar dhe ndihmuar floten britanike perballe forcave franceze, te cilet ndiqnin dhe kontrollonin me kujdes çdo akt qe favorizonte apo ndihmonte armiqte e saj, anglezet.

Ne nje paragraf shtese, qe eshte shkruar pasi eshte mbyllur letra, autori i saj, e ve ne dijeni marresin (ndoshta Likun!!!) se letrat e derguara prej tij me pare, do te niseshin se afermi per ne destinacionin e caktuar. Bejme me dije se Malta ishte per Likun nje nga stacionet ndermjetese ku ai niste raportet, per t’u derguar mandej ne Londer, prane Kryeministrit apo Ministrit te Jashtem Britanik.

 

 

Nr. Arch. 85514

 

6 qershor, ISOI

 

I dashur Zoteri

 

Porsa kam marre keto çaste letren tuaj te dates 3 qershor dhe me kete rast me jepet mundesia per te komunikuar dhe kembyer informacionet sekrete qe bejne fjale per Cesigon e Mr. Alex. Ball (Aleksander Boll – Zv. Admirali dhe Guvematori Britanik i Mattes – IK), te cilin une me kete rast e falenderoj, pasi tanime ai eshte ne dijeni per privacionet e shkaktuara nga individe te larguar ne kete Ishull.

Une kam frike se stacioni im eshte shume larg, keshtu qe me ato pak anije qe kam (eshte veshtire) te ndermarr ndonje udhetim, pasi eshte e rrezikshme te te dergoj ndonje informacion prej tyre nga ketu.

Kam dyshime rreth lajmeve qe kini marre per sukseset e austriakeve, pergjate kohes qe ishit rruges per ne Kostandinopoje. E verteta eshte se ato (luftimet) jane karakterizuar nga ndeshje shume te ashpra, per te cilat une besoj plotesisht se ju keni pasur informacione te shume kohe me pare (te vjetra-IK), informacione te cilat une duhet t’i kem marre qe me daten 10 te muajit te kaluar, fakte keto te cilat jane referuar nga Z. Bathurst ne Caste.

Une mendojj se ashtu sikunder permendet me date 6 maj, deshtimin kritik te Arch Dukes Carls ne Ratiston, kalimit te tij ne Bohemi, ndersa Canne ishte teresisht e hapur perpara francezeve; Oborri (mbreteror) ne ate kohe u terhoq ne Hungari.

Qe nga ajo kohe ne nuk kemi asgje per ta. Por une jam i lumtur… (disa fjale jane te palexueshme-IK), per te cilen une jam shume i sigurt qe do tu jape ju sadisfaksion. Nente anije te armikut, te frontit jane goditur mjaft rende dhe jane shnderruar teresisht ne te paperdorshme. Ne rruget Baske, nga ana e flotes nen komanden e Gambrierit, “Piladesi” (anija) ka mberritur te beje tregti nga Preveza dhe Patra per ne Malte, duke ngarkuar nga produktet e fushave….

Njoftime te tjera zyrtare nga A. Puka Charts nuk kane mbritur.

Une kam nderin te jem

Thellesisht besniku juaj

Geo lyr….

 

(Shenimi i meposhtem, shtese, eshte bere nga e njejta dore, pra vete shkruesi i letres se mesiperme, pasi eshte e njejta steriotipi te shkruari. Ne te thuhet:)

 

Une jam ne ekspeditat e perditeshme te mbritjes se “Leonidas”, gjer kur “Popage” do te kthehet ne Matte. Letrat e tua do te te dergohen. Per pak dite “Pyledes” do te largohet nga Cerigo.

 

 

***

 

Nr. Arch. 78/65

Kapiteni Lik

per Mr. Adair

(Ambasadorin Britanik ne Stamboll)

 

Janine 5 shtator 1801

 

Zoterij

 

Nje tjeter bashkebisedim, qe pata me Ali Pashen, me detyroi te shoh si te nevojshme qe te hedh shpejt e shpejt disa rreshta me shkrim, dhe mandej t’ua nis menjehere Juve, Madheri.

Hiresia e Tij, Ali Pasha, me beri te njohur se nuk do te jete e target koha kur te kemi nje perhapje dhe dominim te influences franceze ne Divan. Keshtu, ai beson se te gjithe nepunesit e Ministrive te Qeverise Turke ne Kostandinopoje do te favorizojnë idene e nenshtrimit perpara armiqve tane, per te cilet Madheria e juaj ankohet (nuk pajtohet) dhe se shpresa e tij e vetme, qe ka mbetur, jane perpjekjet e bera pikerisht nga ai (Ali Pasha-IK) tek perfaqesuesit qe keta të ndikojne tek Grand Veziri (Kryeministri- IK).

Shkelqesia e tij (Ali Pasha) shtoi se ai kishte arritur te kuptonte qe Madheria Juaj (Ambasadori Adair-IK) pergatitej per tu larguar.

Pas kesaj Veziri u rikthye perseri ne menyren e tij te te shprehurit me tone te forta, kercenuese dhe shqetesuese, te cilat kam qene i detyruar ti degjoj shpesh dhe qe lidhen me friken e tij se mos gjendet i braktisur nga Britania e Madhe, duke e lene ate te vetem perballe kercenimit te Frances apo ndonje fuqie tjeter qe mund fu bashkohet francezeve per te arritur shkaterrimin e tij.

Ai (Ali Pasha) e mbeshtet friken e tij tek heshtja e Qeverise se Madherise se Tij (Qeverise Britanike-IK) ndaj propozimeve te bera, te cilat une i kam percjellur ne Londer ne muajin prill, per te cilat me keqardhje detyrohem te shtoj se ai duket qe priret t’ia atribuoje kete heshtje keshillave te supozuara (te imagjinuara) qe mund tejene derguar nga ana e Madherise Tuaj (Ambasadori Adair -IK), Ministrit te Jashtem te Qeverise Britanike, menjehere mbas mberritjes tuaj ne Kostandinopoje.

Shkelqesia e Tij (Ali Pasha-IK), shtoigjithashtu miqesisht, se ne rastet e nje krize te title, nga sa une arrita ta kuptcj, Ali Pasha nuk do te me lejonte mua te largohesha nga Janina, pasi largimi im do te ishte shenja qe do ta privonte, pra do t’ia hiqte atij te gjitha shpresat e metejme per nje mbeshtetje dhe ndihme nga Britania e Madhe.

Me duhet te pranoj perpara jush, Madheri (Ambasador), se une shpesh jam perbaltur me kercenime te tilla nga ana e Shkelqesise se tij (Ali Pashes), por tani qe ai e deklaroi hapur ate, une e konsideroj detyren time te perfunduar, pasi e kam analizuar situaten ne çdo aspekt, qe me rastin me te pare te me largoni, pra te me terhiqni nga ky vend.

Une mendoj, Shkelqesi, se i njejte duhet te jete edhe opinion juaj ne kete çeshtje. Une besoj se ju do te me ndihmoni ne plotesimin e te gjitha nevojave, konkretisht ne dergimin e nje letre, permes nje mesazheri tuaj personal drejtuar Ali Pashes ne dy gjuhe, ne greqisht dhe ne anglisht.

Letra qe do t’i dergohet atij te jete ne emer te Qeverise britanike, dhe t’i theksohet se une do te largohem per nje periudhe kohe te shkurter ne Kostandinopoje.

Nese nje mesazh i tille do t’i parashtrohet Shkelqesise se Tij (Ali Pashes), ai veshtire se do te mundej te reagonte ne menyre violente siç e ka ne mendje, te pakten per aq kohe sa do te jete I pranishem nje perfaqesuesues i Madherise se Tij (Ambasadorit Britanik) ne kryeqytet – Janine.

Ne rrethana dhe kushte te tilla une nuk besoj se ai mund te ndermarre hapat qe ka menduar, nese i tere misioni do te largohet bashkarisht per ne Kostandinopol.

Vetem me keto masa dhe ne kete menyre mendja e Shkelqesise se tij do te rehatohej, ne vend qe te beja ndryshe, pra te ikja nga ky vend fshehurazi apo ne ndonje menyre tjeter. Ne keto rrethana une mund te kthehem perseri ne Janine normalisht, por edhe mund te mos kthehem, ne varesi te situatave.

Por, pavaresisht nga fakti nese do te shtohet apo jo me tej bashkepunimi me Ali Pashen, pavaresisht nga fakti nese do te merren masa te tjera me aktive, une nuk besoj se ato do të jene te ndonje nevoje te madhe, sa qe te pretendohet qendrimi im i metejme ne kete vend.

Dhe kur une permend numrin e madh te objekteve me te cilet ne merremi tani, per interesat e Britanise se Madhe, mua me shkon mendja te letra kurajuese qe Shkelqesia e Tij (Ali Pasha) ka marre nga Lordi Kollingëood, pas se cites ai nuk ka marre asnje pergjigje per kerkesat e bera; leter te cilen ne emer te Ali Pashes e pata shkruar une dhe ia drejtuam Madherise se Tij Lordit (Lordi Kollingëood, Ministri i Jashtem Britanik-IK), që ta merrte permes Shkelqesise se Tij, Ambasadorit. Megjithese, une e vleresoja kete kerkese, Madheria e Tij, Lordi, nuk u ka dhene asnje porosi anijeve te tij rreth kesaj kerkese ne bazen detare, (ka do tu sherbente interesave tona te perspektives.

Une nuk mund ti lejoj vetes qe te behem lajkatar, apo servil i Shkelqesise se Tij, (Lordit Kollingëood) per te marre te gjitha ndihmat per Ali Pashen, kerkese per te cilen Lordi eshte urdheruar nga Qeveria e Madherise se Tij. (Qeveria Britanike-IK).

Duke shkuar sipas kesaj logjike, une do ti kem te gjitha mundesite te vleresoj qendrimet e mia, gjate kohes se lejes qe m’u dha per te shkuar ne Angli dhe kthyer edhe ne shtepine time per disa muaj, nese korrespondenca e Madherise Tuaj dhe kthesa fatlume e ngjarjeve qe ndodhi ne Austri gjate muajve maj dhe qershor nuk premton shprese per nje deklarate te Turqise kunder Frances.

 

Une kam nderin te jem

Ë. M. Lik (Firmosur)

 

Mbi zarf shenuar:

Kapiteni Lik per z. Adair

Janine 5 shtator 1809

 

Bashkengjitur (1) ne nr. 23

Nga Kapiteni Lik per z. Kanning

Letra e kapitenit britanik / Vizita e

Kërko